Shumë qeveri arabe janë në fokus të kritikave, sepse nuk kanë një politikë të qartë për pranimin e refugjatëve. Meqë shpesh nuk ka asnjë perspektivë për një jetë me dinjitet në rajon, refugjatët drejtohen drejt kontinentit evropian. Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët UNHCR shumica e refugjatëve sirianë vërtetë është strehuar në vendet fqinjë në Jordani dhe Libani – dy vende këto me një situatë të vështirë ekonomike. Turqia, gjithashtu, ka pranuar qindra-mijëra refugjatë sirianë. Por shtetet e pasura arabe, sidomos ato të Gjirit Persik, po qëndrojnë të rezervuara.
Zëvendëskancelari gjerman, Sigmar Gabriel u bëri thirrje gjatë turneut të tij në rajon vendeve arabe që t’u ofrojnë miliona refugjatëve nga Siria dhe Iraku që gjenden në territorin e tyre kushte më të mira jetese. Kjo bën të qartë që vendet e Evropës janë duke shpresuar se vendet e Gjirit Persik do të luajë një rol më të madh për të përballuar krizën e refugjatëve.
Frikë prej importimit të konflikteve
Gazetari dhe analisti nga saudiarab Sulejman el-Uqaili pranon në një intervistë me Deutsche Welle se vendet e Gjirit Persik “kanë pranuar në krahasim me Jordaninë dhe Libanin pak refugjatë”, por kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë ndihmuar. Qeveritë e vendeve të Gjirit Persik, kanë paguar sipas Al-Uqailit “miliarda dollarë” për mbështetjen e refugjatëve arabë në vende të tjera. Përveç kësaj, ka pasur një numër të konferencash për ndihma për refugjatët sirianë, e fundit në mars të këtij viti në Kuvajt. Por megjithë donacionet e mëdha në para, si në ato të Kuvajtit që ka dhuruar një gjysmë miliardë dollarë për refugjatët, apo premtimi për 3,8 miliardë dollarë ndihma, shtetet arabe të Gjirit Persik ngurrojnë të strehojnë refugjatë në vendet e tyre.
Al-Uqaili beson se ngurimi i vendeve të Gjirit Persik ndaj refugjatëve ka të bëjë me “frikën prej importimit të krizës”. Bota arabe po përjeton trazira të mëdha dhe në vendet e Gjirit Persik ekziston frika se konfliktet mund të vazhdojë në territoret e tyre. Sipas Mutazz Salama, i cili punon pranë Qendrës Al-Ahram për Studime Strategjike në Kajro, kjo politikë ndaj refugjatëve lidhet me faktin se në shkurt 2012 disa sirianë protestuan në Emiratet e Bashkuara Arabe kundër presidentit Bashar Al-Asad.
Seleksionim sipas pasurisë
Pavarësisht thirrjeve të OKB-së ndaj qeverive të vendeve të Gjirit Persik për të strehuar refugjatë nga Siria, monarkitë e atjeshme refuzojë pranimin e mëtejshëm të personave të zhvendosur. Megjithatë sipas vëzhguesve dyert nuk janë të mbyllura për të gjithë. Refugjatët e pasur janë p.sh. të mirëpritur. Kur është fjala për kapital vendet arabe të Gjirit Persik nuk e vrasin shumë mendjen për kombësinë dhe për këtë janë pranuar disa refugjatë të pasur. Por ata janë pranuar si investitorë.
Mutazz Salama mendon se mungon një koncept arab për pranimin, integrimin dhe shpërndarjen e refugjatëve gjë që ka çuar në gjendjen katastrofale të refugjatëve në vendet arabe. Që prej valëve të refugjatëve palestinezë në vitin 1948 e deri më sot me valët e miliona refugjatëve sirianë, shtetet arabe kanë ndjekur një politikë kaotike dhe arbitrare, thotë ai.
Amnesty International u shpreh kohët e fundit në një deklaratë e tronditur që shtetet e pasura arabe, sidomos ato të pasurat në Gjirin Persik, nuk pranojnë refugjatët sirianë. Në deklaratë thuhet se këto shtete duhet të pranojnë të parat refugjatë nga Siria “për shkak të lidhjeve të tyre gjuhësore dhe fetare me refugjatët që largohen nga shtypja dhe krimet e luftës në Siri.”
kjo tregon se arapi nuk disponon minimumin e humanitet njerzor,per njethundraket ka rendesi vetem paraja,pasuria………..tipare keto,teper te ngjashme edhe mes sunitesh shqipfoles…………
A ka rrace me te ndyre se Greket . Ti e di mire se te gjithe Europen rraca juaj i ka sjelle probleme.
Sa per origjinen ti e di mire se Greket jane me prejardhje nga Eiopia. Je nje njeri qe te ka vene pederasti janullatos qe te shkruash .
Per pasuri Dhe diktat luftohet gjithandej ,o tgfs Arab dhe jo arab ,per moralin spyet kush me se eshte cheap ……
Perendimi jo vetem qe e dhjeu totalisht rajonin me te ashtuquajturat “pranvera”, por tani kerkon ta perhape eren e mutit nga te kater anet. Vendi kryesor qe duhet te pranoje refugjate eshte Amerika, pastaj Franca, Anglia, Gjermania, Japonia, etj, sipas shkalles se nakatosjes ne halene “pranverore”…
Amerika dhe Sauditet duhet ti mbajne sirianet se te paret cuan mercenaret e vete atje e te dytet mbeshtesin financiarisht xhihadistet. Keto dy vende jane shkaktaret kryesore te luftes ne Siri. Sauditet e tregojne shume mire surratin e shpifur qe kane qe nuk ndihmojne as vellezrit e tyre palestineze.