Tërmeti në Nepal fundosi me 2.8 centimetra malin Everest

4 Maj 2015, 10:09Bota TEMA
Tërmeti në Nepal fundosi me 2.8 centimetra malin Everest

Mali Everest pas tërmetit shkatërrues në Nepal është ulur me 2.8 centimetra.

Sipas radarit satelitor evropian Sentinel-1A, i cili të mërkurën kaloi mbi zonën e prekur, një ditë pas tërmetit në Nepal me intesitet prej 7.8 ballësh, mali më i lartë në Tokë tani është 2,8 centimetra më e ulët siç ishte më parë.

Rënia shpjegohet me hapjen e një çarje në koren e Tokës, thotë UNAVKO, një hulumtim shkencor jo-fitimprurës.

Në të njëjtën kohë, një zonë me një gjatësi prej rreth 120 kilometra dhe 50 kilometra të gjerë, vetëm 17 km nga kryeqyteti i Nepalit, Katmandu, u rrit me rreth 1 metër, të cilën pjesërisht e shpjegon dëmi i madh që ka shkaktuar në qytet.

Të dhënat satelitore janë ende të papërpunuara, por  në javët e ardhshme do të analizohen nga ekipet e shkencëtarëve.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje