Mbi 5 000 të vdekur nga tërmeti në Nepal. OKB jep 15 milionë dollarë ndihma

28 Prill 2015, 17:33Bota TEMA

Tërmeti shkatërrues që goditi Nepalin të shtunën ka shkaktuar deri tani 5 057 të vdekur dhe mbi 10 000 të plagosur, sipas një bilanci të ri të njoftuar sot nga një zyrtar i lartë nepalez.

“Bilanci i të vdekurve arriti në 5 057 dhe më shumë se 10 000 persona janë plagosur”, deklaroi Rameshwor Dangal, shef i shërbimit të menaxhimit të katastrofave në Ministrinë e Brendshme.

Rreth 100 persona kanë gjetur vdekjen në vendet fqinje si në Kinë dhe Indi.

Ndërkohë, Fondi Qendror për Ndërhyrje e Urgjencës, (CERF), i OKB-së, zhbllokoi 15 milionë dollarë për ndihma humanitare për Nepalin

1 komente në “Mbi 5 000 të vdekur nga tërmeti në Nepal. OKB jep 15 milionë dollarë ndihma”

  1. sul demokrati says:

    15 miljon!!
    qesharake!
    vetem ajo doganijerja e sarandes kishte 1,5 miljon t vjedhme qe “s dinte ku ti conte”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje