ISIS po rekruton mjekë për trajtimin e luftëtarëve të huaj

26 Prill 2015, 19:14Bota TEMA

Një militant nga Çeçenia që po lufton përkrah Shtetit Islamik në Siri, ka bërë thirrje publike përmes rrjeteve sociale për të gjithë ata që janë të shkolluar për mjekësi, që t’i bashkohen “batalionit mjekësor” në grupin ekstremist.

Adam al-Almany, çeçen etnik, që sipas emrit të luftës, ka mundësi të jetë nga Gjermania, e ka vendosur thirrjen e tij në rrjetin social rus, Vkontakte më 23 prill.

“Vëllezër dhe motra që po vendosen në Siri dhe që kanë shkollim për mjekësi, ju lutem më kontaktoni, pasi brigada mjekësore është duke mbledhur disa specialistë në rajone të ndryshme”, ka shkruar Almany.

Sipas Almanit, puna që po ofrohet është në “nivel shtetëror”, ndërsa mjekët që i bashkohen batalionit mjekësor të Shtetit Islamik, do të punojnë vetëm me luftëtarët e huaj.

Mjekët e Shtetit Islamik kanë një mori përgjegjësish, Almany ka thënë që janë nga dhënia e ndihmës së parë në betejë, e deri te trajtimi i familjeve të luftëtarëve të huaj.

Nëse këto benefite nuk mjaftojnë për të tërhequr mjekë të huaj që t’i bashkohen IS-it në Siri, Almany ka ofruar këtë ofertë shtesë, “detyra ndaj ‘kalifatit’, emri që Shteti Islamik u ka thënë tokave që i ka nën kontroll.

“Ne duhet të bëjmë atë që kemi mundësi dhe të japim maksimumin për kalifatin”, ka sqaruar Almany.

Thirrja e këtij militanti të Shtetit Islamik nuk është e para e bërë nga grupi ekstremist, në përpjekje e sipër për të rekrutuar mjekët dhe profesionistë të tjerë mjekësorë.

Disa analistë argumentojnë se IS-i, para së gjithash ka cak të rinjtë që ndihen të lënë anash nga shoqëria, grupi militant ka pasur gjithashtu sukses në rekrutimin e profesionistëve të rinj.

Muajin e kaluar, një grup i studentëve të mjekësisë dhe të sapodiplomuarve në mjekësi nga Britania, Amerika dhe Kanadaja, është marrë vesh që kanë shkuar në Siri, që të punojnë në spitalet e kontrolluara nga Shteti Islamik.

Ky grup përfshinte shtatë britanik, një kanadez, një amerikan dhe dy studentë nga Sudani që besohet se kanë udhëtuar përmes Turqisë për të hyrë në Siri.

Pjesëtari kanadez i këtij grupi, besohet të jetë Ismail Hamdoun, një burrë nga Toronto që besohet se ka arritur në Tel Abyad në pjesën veriore të Sirisë.

Shteti Islamik besohet se po bën përpjekje që të rekrutojë palestinezët që janë qytetarë të Izraelit dhe që kanë shkuar në Jordani të studiojnë për mjekësi dhe farmaci.

Militantët e IS-it raportohet se kanë pasur cak studentët përmes rrjeteve sociale, derisa kanë përdorur vargje kuranore që të bindin ata duke iu thënë se e kanë “obligim islamik” që të trajtojnë myslimanët e lënduar raporton Business Insider.

Studentëve iu është kërkuar që të fluturojnë drejt Turqisë dhe më pas të shkojnë në Irak apo Siri që të fillojnë punën nëpër spitalet e Shtetit Islamik.

Një anëtar i afërt i familjes së një prej studentëve të mjekësisë, i ka thënë një televizioni izraelit se rekrutuesit e IS-it kanë bërë përpjekje që të “ndërtojnë lidhje personale” me studentët.

“Atyre iu përmenden të gjitha llojet e vargjeve të Kuranit për të thelluar në ta besimin se atë që ata po e bëjnë është gjëja e duhur dhe një veprim i madh, derisa iu sqarohet se atyre nuk po iu kërkohet të luftojnë”, citohet të ketë thënë ky pjesëtar i familjes së një prej studentëve të rekrutuar.

IS-i, gjithashtu, pretendon se tashmë e ka themeluar shkollën e vet të mjekësisë në atë që Shteti Islamik e konsideron si kryeqytet të vetin, Raka.

Aktivistët thonë se grupi militant ka vendosur reklama nëpër këtë qytet duke treguar për hapjen e kësaj shkolle përmes së cilës iu bëhet thirrje personave të moshës nga 18 deri në 30 vjeç të aplikojnë për studime.

7 komente në “ISIS po rekruton mjekë për trajtimin e luftëtarëve të huaj”

  1. Shoku Rrok i Druve. says:

    Aman, meqe me Shqiperine, pothuajse mbaroi pune, nqs kane ende me besim ne aftesite profesionale, ia kemi fale kur te duan perbindshin tone Sali Berisha. Te vijne e ta marrin me nje karvan deveshe sulltan Saline.

  2. lilo says:

    mesiguri mbas 21 qershorit ka per te ikur ky halim kozova .

  3. A says:

    E kuptoni sa te pjerdhur qe jane keto te ISISIT, tani kerkojne mjek dhe infermier. Pse nuk i sherojne me frymen e kuranit, kur nuk duan arsimin, kulturen, qyteterimin, zhvillimin dhe emancipimin. Jane plehra.
    Si popull shqiptar ja falim ketyre islamikun mjekun kardiolog SALI BERISHEN, ecni e merreni kur te deshironi per gjithmone, sepse njeri besnik i juaji sepse e futi kur ishte President, Shqiperine anetare te Organizates te Vendeve Islamike. Pra eshte i juaji, sagllam. Tung.

    1. besi says:

      m… hoksh oh grekofil

  4. endri says:

    Me sakte do ju duheshin veterinere

  5. astrit says:

    Edhe pak pak kohe do te duhet dhe ky shtet i krijuar nga gabimet e amerikes se shpejti do kerkoje shkembim ambasadoresh.

  6. anticensurë 93456 says:

    mero po i bëni rreklamë dhe ju isisit??
    sa ju kanë paguar??
    me siguri shumë mirë!ata kanë pare të madhe,janë pak të gjakosuar por erë nuk vijnë!?apo jo??
    bile një të larë dhe oburra të hamë një darkë të mirë me familjen!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje