Merkel: Imazhet e emigrantëve të mbytur, të papajtueshme me vlerat e BE-së

22 Prill 2015, 17:11Bota TEMA

Imazhet e personave që mbyten përballë brigjeve të Evropës nuk janë të pajtueshme me vlerat e Bashkimit Evropian, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë një takimi të qeverisë, njoftoi zëdhënësja e saj, Christiane Wirtz.

”Shpëtimi jetëve njerëzore duhet të jetë në vend të parë në krizën humanitare që po ndodh në Mesdhe

”Efikasiteti i shpëtimit të njerëzve në det është një nga 10 pikat e planit të Komisionit Evropian”, tha Merkel.

”Përveç të tjerash, të rëndësishme janë lufta kundër trafikantëve të qenieve njerëzore dhe stabilizimi i vendeve prej nga ata vijnë”, tha Merkel.

7 komente në “Merkel: Imazhet e emigrantëve të mbytur, të papajtueshme me vlerat e BE-së”

  1. Claus says:

    Po z.Merkel u bere e gjalle?
    Prit dhe ca sic e ke zakon dhe fol.

    Po kush i hap ato fjale, qe Gjermania kerkon forca pune te huaja, pa bere nje selektim me vendosje e kushtesh?

    Ne nje dite u mbyten 1000 vete ne Mesdha, por ja qe ju dhe ministri juaj si dhe tere BE nuk gjenit dot nje fond per 110 milione € ne muaj per te mbajtur ne fuqi operacionin “Mare nostrum”.
    Jeni shume te varfer, Gjermania dhe tere ato vende te EU per 110 milion €!

    Habitem se si flisni. Destabilizuat gjysmen e Afrikes dhe tere Lindjen e Mesme dhe tani kerkoni rrugezgjidhje!

    Tani e keishte radhen destabilizimi i Jemenit dhe ja arritet qellimit.
    Dhe natyrisht qe refugjatet e pare nga Jemeni jane nisur.

    Sa milirda armatime i keni dhene Arabise Saudite per te bombarduar Jemenin?

    Lerini cinizmat, bashke me ate “Njeriun me Top” te tipit Hoffmann ne Tirane se po merrni me mijera jete njerezish ne qafe.

    1. GAMORI says:

      shume e sakte

    2. Truthseeker says:

      Nuk eshte as Gjermania dhe as BE qe po destabilizon Jemenin por SHBA,Izraeli dhe qelbesirat e arabise Saudite. Gjermania nuk ka gisht as per Libine, ishte nje nga vendet qe e kundershtoi me force nderyrjen ushtarake ne Libi. pergjegjesit e shkaterrimit te Libise ishin Franca,Italia,SHBA dhe Britania. Franca dhe Italia besonin se do shtinin ne dore naften e Libise por thjesht e cuan vendin drejt katastrofes totale

  2. NIKOLLA says:

    IK MOJ SPIJUNE E STASIT QELBESIRE JU E SHKATERRUT EUROPEN

  3. mira says:

    Mire e ke ti po ata shkojne ne itali dhe jo ne gjermani. Pse i ktheni ju azilantet?

    Nese ne bote ka njerez qe sakrifikojne dhe mbyten kane qene dhe jane Merkelet e Europes qe tash 300 vjet i molen dhe grabiten pasurite e ketyre vendeve dhe kata te mjere po luftojne per mbijetese.

    1. Truthseeker says:

      Gjermania nuk eshte han me 10 porta, ka ligje, packa se ju nuk jeni mesuar me ligje..Nuk ka asnje detyrim te mbaje me buke apo tju hapi deren e shtepise 3-4 miljarde te varfereve te botes se trete

  4. EleΥΘeriskeΨi says:

    Greqia, Italia, Spanja po paguajne hipokrizin tuaj z.Dhorothea!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje