Gazpromi, mjet presioni në duart e Moskës

19 Prill 2015, 14:53Bota TEMA

Gazpromi po ia kthen shpinën BE-së, dhe Rusia ka nisur me ndërtimin e një gazsjellësi me Greqinë. Kjo nuk është një kundërthënie, por pjesë e strategjisë gjeopolitike.

Gazpromi do ta reduktojë aktivitetin në Europë. Në këtë mënyrë koncerni heq dorë nga përpjekjet për kontrollin e tregut. Gazpromi po i shet aksionet nga sipërmarrjet për furnizim. Ndërkohë që planet për ndërtimin e centraleve janë futur në sirtarë. BE-në monopolin e këtij koncerni gjithmonë e ka pasur halë në sy. Komisioni i BE ka nisur proceset kundër Gazpromit, për shkak të monopolit. Koncerni nga ana tjetër, nuk ka qenë kurrë i gatshëm t’u përmbahet rregullave antimonopoliste të BE. Ndaj pritej tërheqja e pjesshme e Gazpromit nga tregu i BE-së: gazi do të vduhej azhdonte të dfurnizohej edhe më tej. Sikur të mos kishte kontradikta ekonomike dhe momsarrëveshje politike.

Jo vetëm vendime ekonomike

Evropa është për shefat e Gazpromit një burim zemërimesh, Azia në anën tjetër vlerësohet si rajon i së ardhmes. Me Kinën koncerni ka nënshkruar një marrëveshje për furnizim afatgjatë. Për këto marrëveshje për Gazpromin janë më të pavolitshme, ndërsa për konsumatorët kinezë janë me kushte më të mira. Gazpromi po ndjek jo vetëm arsyen ekonomike, por është shndërruar gjithnjë e më shumë si një mjet politik në duart e Kremlinit. Një vegël e Vladimir Putinit, i cili e përdor atë si armë.

Rusia dhe Ukraina kanë pasur një luftë rreth pagesave të llogarive në janar të vitit 2009. Si pasojë Gazpromi e ka ndalëuar kalimin e gazsjellësit drejt Evropës Juglindore, ku mbulonte një të tetën e nevojave. Qindra mijëra evropianë presin më kot prej tubacioneve zbrazëta.

Qysh atëherë, BE po përpiqet ta shmangë dominncën e Gazpromit. Janë kërkuar dhe po kërkohen edhe oferta të tjera për gaz, kërkohen edhe teknika të reja për të mbuluar nevojat. Një rol vendimtar ka luajtur në fillim projekti rus i planifikuar përmes Evropës Juglindore.

Projekti konkurrues i Rusisë, “South Stream”, ka ndryshuar papritur. Ndërsa tani Gazpromi do të ketë një projekt të ri: “Turkish Stream”, i cili kalon nëpër kufijtë e Greqisë. Prej atje duhet të mbulojë Ballkanin Perëndimor dhe Hungarinë. Projekti i shtrenjtë nuk përputhet fare me strategjinë aziatike. Por është një projekt gjeopolitik, sepse Putini synon që përmes gazit të shtojë influencën politike në vendet të cilat janë kandidatë jo tepër të bindur për antarsëimin në BE.

Gjermania dhe rruga e saj

Evropa është armatosur me një union energjetik, i cili duhet të’indryshojë raportet e fuqisë mes koncetnit rus dhe 28 vendeve të BE. Gjermania është skeptike ndaj këtij unioni, për shkaqe ekonomike, siç thuhet në Berlin. Gjermanët kanë raporte të veçanta me Gazpromin dhe kanj një gazsjellës të veçantë “Nord-Stream”, që kalon përmes Detit Baltik.

Shefi i Gazpromit, Miller ka bërë të ditur në Berlin se do të negociojë me BE për një çmim të njëjtë. Por me siguri jo me çmimin më të volitshëm. Gazpromi ka frikë nga një union evropian për energji. Ndaj po përpiqet të nisë projekte të reja.

8 komente në “Gazpromi, mjet presioni në duart e Moskës”

  1. kriminel says:

    le te vine ne Albanistan se eshte fuqia hidrike e dyte ne Evrope sipas Ali babes me 40 hajdute.
    Faturat I kane te paguara ne cdo kohe… ?

  2. tfgs says:

    me zbatimin e projektit,Rusia i premtoi Greqise 5miliarde evro Cash…
    Zike arapi gezuar Ramazonin …………

  3. ***** says:

    Per te saktesuar dicka:
    “South Stream”; “Nord Stream”, “Turkish Stream” jane linja kryesore gazi te gjitha te Gazprom-it.

    Serbia filloi entuziasshem ndertimin e “South-Stream” duke ngjitur bashke 3 tuba me saldim ne mes te Beogradid, por projekti i ka ngel “ngref” pasi Bullgaria si shtet anetar i EU-se nuk dha OK qe linja te kalonte ne hapesiren territoriale te saj.

    Putini duke pare gjendjen e Greqise kerkon te realizoje projektin e “South Stream” duke bere Greqine si vend tranzit per tubat e gazit dhe jo Bullgarine.

    Shancet qe EU ta lejoje Greqine ta beje kete gje jane 0%. E nese Greqia lejon ndertiminn e “South Stream” atehere gjendja e saj do rendohet edhe me shume.

    Edhe nese gjendja acarohet dhe Greqia nuk lejon te behet vend tranzit per TAP, ky projekt ka per tu perfunduar me cdo loj kushti duke gjetur vend tjeter.

    “”Turkofagos dhe te ashtuquajturit minoritar le te bejne nje xhiro dhe te pyesin dishepujt e Janulles nese mund te marrin ndonje kurs falas per saldim qe te shkojne te ndertojne vullnetarisht rrotat e para te tubave ne Athine. Projekti mund te vihet ne zbatim ose jo, por ata le te bejne te tyren”””

    1. tfgs says:

      reeeee ouuuuuuuuuuuussssssssttttttttt palioarapi…………..

      1. Aua ;) says:

        Derisa sa te zbatohet projekti (nese do zbatohet ndonjehere), gerrqiret kane ikur per lesh … ?
        E vetjma shprese per gerrqiret, ishte miku korrak i gerrqireve, Sali Bab Hajduti, enderra e te cilit eshte plani ruso-serbo-grek per shkaterrimin e shqipetareve.
        Sa ishte ne pushtet, u fali detin gerrqireve dhe nuk zbatoi planet dhe investimet gjermane ne energjitike.
        “tfgs” + Janullatos + Sali korraku = Mallkim! ?

      2. ***** says:

        Opa file, hidhe pjaten e drurit se per pjata qelqi ska me lefta! Alien i Ortodiksuar, kerceje kengen e gjyshit nga Cezmja e Stambollit.

        https://www.youtube.com/watch?v=2kgSpNZ3qlQ

  4. raimond vlonjati says:

    Po Putin pse nuk e privatizon kete Gaspromin , tja japi ndonje firme te huaj, si psh Banker Petrolium, sic bejm ne me teorite tona te famedhme
    ,se do ishte shum me mire

  5. kuq e zi says:

    a jeni ne vete ????
    gazprom devijohet ne greqi per te shuar ku????
    mos ka ngel gazprom per 10 milion njerez apo te ndertoje mijra km linje vetem per serbine??
    nqs synimi eshte perendimi atehere nuk eshte vetem ceshtje rruge por edhe kush do e importoje pra perendimi nuk don me gazin rus ose don nje varesi me te vogel te mundshme qe rusia mos ta perdore si arme politike
    sudstrim kalonte ukraine bullgari serbi e hungari vetem serbia ishte dakord meqe vendet e tjera ishin be thane jo
    tani mendojne ta kalojne ne turqi greqi maqedoni serbi
    nuk shkon perendimi nuk eshte dakord dhe keshtu maqedonia ndahet dhe gazi ndalon deri ne greqi eshte pa leverdi per gazprom

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje