Athina me vetëdije synon ndarjen nga Eurogrupi?

16 Prill 2015, 17:08Bota TEMA

Në Bruksel qarkullojnë fjalët, se Athina me vetëdije synon ndarjen nga Eurogrupi. Në BE strategjia e qeverisë greke konsiderohet si enigmatike.

Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble në Nju Jork u shpreh qartë, se nuk mendon që javët e ardhëshme do të arrihet një marrëveshje me Greqinë lidhur me pagesën e këstit të fundit nga programi i ndihmave. Sipas tij nuk ka asnjë ide, se si mund të zgjidhet grindja për kushtet e reformës të vendosura nga kreditorët. Dhe se tregjeve financiare as që u intereson fakti, nëse Greqia qendron ose jo në Eurozonë – një Grexit (dalje e Greqisë nga Eurozona) eventual tashmë është “llogaritur”. Përveç kësaj Schäuble druan, se Greqia pa kursin e reformave mund të shndërrohet në një “thes të shpuar”. Qeveria e Aleksis Ciprasit e ka shkatërruar brenda tre muajsh rrugën e mirë ekonomike, në të cilën ndodhej vendi vitin e kaluar: “Kjo është një tragjedi”.

Draghi pret nga politika

Likiditeti i Athinës prej muajsh varet nga kreditë e emergjencës që vazhdon të paguajë Banka Qendrore Europiane (BQE). Vetëm kjo bën që bankat greke ende kanë para, me të cilat ato përmes kredive afatshkurtra i kanë krijuar hapësirë qeverisë. Por sa mund të vazhdojë kështu? Shefi i BQE-së, Mario Draghi, si zakonisht topin ia le në dorë Greqisë. “Përgjigja është në dorën e qeverisë greke. Ne i miratojmë kreditë e emergjencës-ELA (Emergency Liquidity Assistance), për aq kohë sa bankat greke kanë likiditet dhe sigurinë përkatëse. Deri tani BQE ka vënë 110 miliardë Euro në dispozicion, që është kuota më e lartë në Eurozonë”, thotë ai. Por Draghi nuk do të përcaktojë një datë fikse për fundin e kësaj frymëmarrjeje artificiale që po i jepet sistemit të bankave greke. Të martën (13.03) Këshilli i BQE dha dritën e gjelbër edhe për 800 milionë Euro të tjera. Por termin “falimentim i shtetit” shefi i BEQ-së as që do ta çojë nëpër mend.

Hamendësime mbi strategjinë në Athinë

Në Bruksel qarkullojnë prej disa javësh deklaratat e nëpuënsve të BE-së, se janë të tërësisht të zhgënjyer me ecurinë e bisedimeve me Athinën dhe se nuk pritet më një fund i mirë. Zëvendëspresidenti i Komisionit të BE-së Valdis Dombrovskis, përgjegjës për këtë, tërhoqi vëmendjen: “Ne presim nga Greqia që të pozicionohet bindshëm për reformat, e në këtë drejtim koha nuk pret.” Jo zyrtarisht gurpi i punës së Eurozonës, që përgatit bisedimet me Athinën, kishte vendosur një afat deri të hënën e ardhëshme. Më së voni deri atëherë Athina duhet ta paraqesë planin e kërkuar të reformave, në rast të kundërt do të jetë shumë vonë për ministriat, që do të konsultohen për këtë në takimin e Rigës.

Gazeta greke “Ekathimerini” informon, se tani për Greqinë koha nuk pret. Ndërkohë që loja e pështjelluar e qeverisë greke vazhdon të ngjallë hamendësime: premtimet që kryeministri Aleksis Cipras u jep kreditorëve ndërkombëtare, hidhen menjëherë poshtë prej anëtarëve të tjerë të qeverisë. Në përfaqësinë e përhershme diplomatike të Greqisë në Bruksel, pra diplomatët, që i mbajnë kontaktet në nivelin e punës, ndërkohë janë të shokuar. Mbizotëron zhgënjimi, e kjo për faktin se nga Athina vijnë vazhdimisht udhëzime kontradiktore. Ndërkohë që kanë ngjallur indinjatë edhe njoftimet nga takimi i javës së shkuar të grupit të punës të Eurozonës: Gazeta “Ffrankfurter Allgemeine Zeitung” shkruante, se përfaqësuesi grek është sjellë atje si një shofer taksie, që insiston që klienti ta paguajë duke përdorur tonin: hej, ku janë paratë? Veç kësaj ai kishte pranuar, që së shpejti vendi i tij nuk do të ketë më likiditet. Ministria e Financave në Athinë pret shfajësimin.

Gjithnjë e më pranë humnerës

Dyshime lidhur me aftësinë e pagesës së vendit ka shprehur ndërkohë edhe shefi i programit të shpëtimit të Euros, Klaus Regling. “Unë shpresoj, që së shpejti do të ketë përparime, sepse fondet e likiditetit në Greqi po zvogëlohen dukshëm”, tha ai në një intervistë për gazetën portugeze “Diario des Noticias”. Nga xhirollogaritë greke po tërhiqen para në masë, sipas përllogaritjeve të fundit janë tërhequr gjithsej 25 miliardë Euro vetëm tre muajt e fundit. Nga ana tjetër përfaqësuesit e kreditorëve, të quajtur dikur trojka, vazhdojnë të jenë të preokupuar me mbledhjen e shifrave të besueshme.

Në fundjavë gazeta finlandeze “Helsingin Sanomat” botoi një shkresë nga Ministria e Jashtme atje, sipas së cilës në mënyrë aktive po përgatitet një Grexit. E nëse pas zgjedhjeve të së dielës (19.04) do të vijnë në qeveri populistët e djathtë “Finlandezët e vërtetë”, ata mund ta mbyllin dritaren për ndihma të mëtejshme për Greqinë: kjo parti parimisht është kundër ndihmave. Ndërkaq britanikja “Financial Times” duke iu referuar burimeve greke, njofton se qeveria e Ciprasit përgatitet vet për Grexit, në rast se javën e ardhëshme nuk do të derdhen më para nga BE-ja. Nëse ndodh kjo atëherë ka ardhur fundi dhe nuk do të mund të shlyhen më pagesat e ardhëshme për FMN në maj dhe në qershor. E përjavshmja gjermane “Die Zeit” mendon, se edhe Ministria e Financave në Berlin punon për një skenar, se si mund të ecet më tej me Greqinë në rast falimentimi. Një zëdhënëse reagoi ndaj kësaj me habi. Ndërsa ministri sllovak i Financave Peter Kazimir shprehet më qartë: “Greqia po e çon veten gjithnjë e më shumë drejt greminës”, dekalroi ai në intervistë për televizionin e SHBA-së, Bloomberg.

18 komente në “Athina me vetëdije synon ndarjen nga Eurogrupi?”

  1. HAJDUTI says:

    Pune korrakesh…vkkkkkk…

    1. Bimi says:

      Cfare pisas te vetmit ne europe,nuk e meritojne te jene ne eu

      1. gkfg says:

        Europa eshte ne proces katarsisi, duke i bere lavazh zorres se trashe. Pritet se shpejti qe greket te dalin prej saj.

  2. albanistanat says:

    Na beri shume cudira Tsipras me premtimet e tij prej budallai .
    Fundin e dinin te gjithe, vetem efendikote si koke tula qe jane votuan ,per suksesin qe do te arrinte cudiberesi.

  3. tfgs says:

    DW,perseri pordhe me rigone qe cuditerisht i shijojne shume komentuesve gyzele te Tema-s…………..

  4. gfgs says:

    Greqia eshte bere semundja e Europes sic eshte bere tfgs anusi i Janulles neper blogje.

  5. Eagles says:

    Ça esht gyzelet?

    1. tfgs papudhi i tredhur says:

      “gyzelet” quhen vellezrit e grekerve nga turqia

    2. anticensurë 93456 says:

      grekër të bukur e thënë turqisht!!
      çok gjyzel grekiqi i kanë pas thënë turqit turkosumës!!
      e këtij nuk i hiqet nga mëndja!!

  6. taksirat kusuri says:

    Qesika per turkofagosin e grekerit .Udhen e mbare greqi pertej uraleve e kalofsh mire ne plazhet siberiane Koha qe borxhet ti shlyesh duke shitur ishujt.KRITIN gjermani,kofuzin anglezi,samon francezi.mitilinin turku.Perastika turkofagos

  7. Zigur Qarri says:

    Deshtim total i nje shoqerie me kulture kallp.
    Kllounet halabake nuk bejn dallim me njeri tjetrin,por kur futen ne nje ambjent tjeter,serioz,me kulture me superiore nga e tyrja,pershtatja eshte afatshkurter,hiqen maskat,dalin ne pah fytyrat e verteta prej kllouni dhe sjellja prej halabaku.”Naiveve” Europiane iu sos durimi,maskarades greke po i vjen fundi.

    1. tfgs says:

      hahahahaha,degjoni o mileeeeeeeeettttttttt foli edhe Zike kulaku,sunit den baba den qysh me 1445,sjell prej sulltan Muratit……………
      ptuuuuuuuuuuuuuuuu vrromoarapi……………….kur ke bith e flet edhi ti mer korrak qe pret te shtunen qe te lash koken!!??

      1. antipatrea says:

        Dhe sa per shtese une jam i krishtere orthodox, nese ke ndonje ide se mund te thuash e te renditesh sektet e ndryshme muslimane. s eshte se eshte problem musliman o i krishtere por vetem per te ndalur vrullin e vrerit qe hedh.

  8. Zig Zag Man says:

    Insektet sunite qe i bashkon nje flamur, per tu bere nje grupim i turpshem, jane akoma ne fazen e mallkimeve..! Hahaaa deshtake shqiptare vaftisuni sa nuk eshte vone

    1. tfgs papudhi i tredhur says:

      ty do te vaftis une me “skeptrin” tim me helmete gjermani ashtu siç vaftisa the tourkofagosin me gjineken e tija

  9. kuq e zi says:

    Greqia po lobon fort per te integruar shqiperine ne BE hahaha
    Skane para per buke por ama sistemin s300 do e blejne si barcalete me lepurin qe vuri dhembe luani kunder ujkut po ce do zemren e kishte po prej lepuri

  10. Pelasgian says:

    Zikja ta ka shtrru KABLLIN ranshem ket rradhe ….edhe te lezaton edhe te dhemb

    hahahahahahahahahah !!!

    P…dhsome Cam tjetri ….400 vjet ne maj t’Plepit ju kan majt …..duke shiju pamjet dhe brigjet e Jonit dhe t’Egjeut nga lart ,,,shume shume lart

    hahahahahahahhaha

  11. kushtrimi says:

    me dhimbsen ata shqipetare ne greqi qe vuajne pasojat sesa per greket
    e meritojne ate ku jane tash.
    sapo lexova ne nje gazete gjermane qe greqia ka shpenzimet me te medha per ushtrine ne europe. se pse i duhet kjo ushtri mund ta marr me mend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje