Është bërë ndërkohë një traditë e mirë në Rusinë e Putinit: një herë në vit presidenti u përgjigjet në një emision televiziv prej disa orësh pyetjeve, që i drejtohen atij nga publiku në studio, përmes telefonit, internetit, me mesazhe sms si dhe në lidhje të drejtpërdrejta televizive. Në vështrim të parë kjo formë e komunikimit me popullin duket moderne dhe demokratike. Vetëm nëse e ndjek me vëmendje duket, që nuk janë qytetarët ata që flasin me përfaqësuesin më të lartë politik të zgjedhur prej tyre, por është sundimtari që flet me të nënshtruarit e tij.
Cari social
Spektakli është orkestruar në mënyrë rigoroze: fillimisht presidenti lejohet të japë vlerësimin e tij për gjendjen social-ekonomike. Lajtmotivi: kohët janë të vështira, por ai e ka gjithçka në kontroll. Pastaj ish-ministri rus i Financave, i orientuar nga ekonomia e tregut, Aleksej Kudrin lejohet që përmes një argumentimi të mençur, por të prezantuar me kujdes, të tërheq vëmendjen për deficitet e politikës ekonomike ruse. Kësaj kritike Putin i kundërvihet me shpjegimin, se me gjasë Kudrin kërkon shkurtime të mëdha në sistemin social dhe ka pak zemër për njerëzit.
Por që Putin e ka ndjenjën për njerëzit, kjo tregohet vazhdimisht gjatë orëve pasuese. Putin u premton të gjithëve mbështetje: bujqve, punëtorëve të industrisë së aviacionit, ndërtuesve të kozmodromeve, veteranëve, pensionistëve të ardhshëm, të sëmurëve, turistëve të Krimesë e shumë të tjerëve. Që politikanët u premtojnë shumë zgjedhësve të tyre, kjo është një praktikë e njohur edhe në shtetet perëndimore.
Megjithatë në këtë komunikim mes atyre që qeversin dhe të qeverisurve del në pah e veçanta e sistemit poltik rus: nuk flet sovrani i vetëdijshëm, që i kërkon një sqarim përaqësuesit të zgjedhur prej tij. Eshtë më tepër vasali rus që si një lutës i përunjur i kërkon ndihmë carit të përkushtuar. Dhe Putini premton përmirësime në retorikën parlamentare.
Mundësi të tjera rusët thuajse nuk kanë fare: institucionet demokratike si partitë, zgjedhjet dhe parlamenti janë po ashtu si edhe sistemi i drejtësisë vetëm fasada në Rusi. Sa u përket detyrave të mirëfillta demokratike të tyre, për t’i transfomuar në politikë interesat e qytetarëve, këto institucione janë zhveshur duke u njësuar me ekzekutivin. Rezultati është që presidenti qeveris si udhëheqës kombëtar me një burokraci të gjithëfuqishme. Kësisoj emisioni me pyetje në televizion është një shfaqje kafkaeske imitimi e mungesës së mundësive që njerëzit të influencojnë në mënyrë demokratike ndaj politikës në Rusi.
Kredibiliteti i Putinit lë për të dëshiruar
Edhe Ukraina dhe marrëdhëniet me Prëndimin luajtën rol në spektaklin me pyetjete. Nuk ishte e papritur, që Putini në thelb justifikoi politikën e jashtme të deritanishme. Duke e dëgjuar me vëmendje nga fjalët e Putinit mund të kuptosh se tani ai do të ndjekë një formë më të butë ndaj Ukrainës dhe Perëndimit: Ai mohoi, që Rusia e konsideron Perëndimin si armik. Në të kundërt ai mbrojti tezën, se Kremlini është i interesuar vetëm në një zgjidhje politike në Donbas. Por besimi tek fjalët e presidentit Putin lidhur me Ukrainën dhe Perëndimin le shumë për të dëshiruar. Tek e fundit Putin sërish u shpreh, se respekton sovranitetin e Ukrainës dhe se Krimeja nuk është aneksuar. Që ai pavarësisht shumë njoftimeve, fotografive dhe videove sërish e mohoi ekzistencën e ushtarëve rusë në Ukrainë, kjo nuk e përmirëson kredibilitetin e Putinit. Në Perëndim presidenti rus ndërkohë vlerësohet vetëm prej veprave të tij. Edhe rusët duhet ta bëjnë këtë nisur nga premtimet sociale të tij.
Car me zile
ishalla po na anekson edhe ne, se amerika na vinu zjarrin, te pakten me rusin e hanim i cap buk
Ky eshte nje koment i Deutsche Welle, OK! Por tani lind pyetja, cfare ndryshimi ka midis sistemit te Putinit dhe ketij te Edi Rames apo atij te Sali Berishes apo Fatos Nanos. Per mendimin time te gjithe keta sisteme cfaqin para opinionit publik qe i ka “zgjedhur” nje arrogance te pashoqe. Shikoni veprimet e Tom Doshit apo Mark Frrokut apo Arben Frrokut, te gjithe arrogante dhe te pasuruar me rruge kriminale dhe me pushtet. Pse duhet qe ne Rusi ku ka qene edhe koka e kucedres komuniste te kemi burra te mire dhe te arsyeshem. apo se nuk eshte me ne pra ka konflikte me te medhenjte????Pluralizmi politik dhe sistemi kapitalist e per me teper demokracia jane pjese e nje edukate qe vjen dhe forcohet kur sistemi nuk eshte i korruptuar, qysh nga momenti qe sistemi korruptohet nuk flitet me as per kapitalizem, as per demokraci e as per liri te individit.Ne shqiperi sistemi u korruptua qysh ne nisje te tija, nuk u fol kurre per sistem kapitalist, pasi prona e grabitur u be kafshate per militantet dhe hordhite nga veriu dhe nga jugu qe te pangopur masakruan deri ne vdekje ekonomine qe lengonte ne shtratin e vdekjes.Gjithecka u grabit ne sy te atyre qe enederonin sundimin e ligjit dhe drejtesise se sistemit, po te kujt sistemi??Asnje sistem nuk kish ardhur dhe asnje sistem nuk kish ndryshuar, ndryshuan vetem aktoret.Po kjo ngjau edhe ne Rusi, pra aty ka Putiner edhe kur te mos jete Putini gjalle, dhe ne shqiperi do te kete Sali,Fatos,Edi, Tome, Mark dhe per shume e shume kohe kete nuk e ve ne dyshim….Me keqardhej por ky eshte fakt, une nuk inkurajoj une konstatoj ne nje periudhe gati cerek shekulli….dhe kam te drejte.
Ke te drejte o boss ! Ske ci shton me komentit tend .
Per mua ska te beje as me ngjyrat e sistemeve , komuniste te kuq apo kapitaliste blu , per mua ka te beje me shume me mentalitetin dhe traditat e vjetra te ksaj “mahalle”.
Korrupsion , nepotizem dhe aspak meritokraci kan egzistu edhe ne kohe te komunizmit , edhe ne kohe te naltmutnise se tij , edhe ne kohe te osmanve , me tej nuk po zgjatem .
Pak a shume kshtu ka qen e gjithe mahalla lindore . Kshtu ka qene edhe Rusia e Carave e Careshava , kshtu ishte edhe ish BS , kshtu vazhdon te jet edhe Rusia e sotme .
Ne shqip thuhet “kafkian” dhe jo “kafkaesk” o te nderuar perkthyes
Nuk diskutohet qe Putin eshte nje udheheqes totalitar i ngjashem me diktatoret e regjimeve staliniste dhe fashiste. Nuk diskutohet qe Putin sundon me nje politike hegjemoniste jo vetem per nje Rusi te forte mbrenda saj, por edhe per nje Rusi te zgjeruar me nje bllok shtetesh nen ombrelen e saj, nen politiken gjeo-strategjike te saj si barazpeshe e Bllokut Perendimor.
Nen mungesen e nje eksperience demokratike ne vend dhe me nje opozite te dobet ku rolin kryesor ne te e luajne disa nostalgjik bolshevik, Putin ngelet nje car qe kontrollon cdo pushtet ne Rusi.
Ana tjeter e medaljes eshte se Perendimi mbyll njerin sy dhe ndoshta te dy kur flitet per shkelje te te drejtave te njeriut tek popullsite ruso-folese nga ana e qeverive pro-perendimore si ne Ukraine, Lituani, Letoni, Estoni, etj. Vetem per pak dite ne Kiev jane vrare me metoda mafioze tete persona (gazetare, politikane dhe zyrtare te ndryshem) te ashtuquajtur filo-rus. Shkoj dikush nga personalitetet perendimore ne ceremonine e varrimit te tyre si ne rastin e opozitarit rus te vrare ne afersi te Kremlinit? Foli dikush prej tyre apo te pakten kritikoj dikush keto vrasje politike?
Ne Letoni (ashtu si dhe ne dy vendet e tjera baltike), vend i BE-se, 14% e popullsise (cuditerisht ruso-folese) nuk u jepet shtetesia letoneze!!! Ne nje vend ky qytetar letonez quhet dikush qe nuk flet rusisht apo prinderit dhe gjysherit e tij ishin banues para vitit 1940 ne Letoni!!!! Ne nje vend me 30% popullsi ruso-folese nuk njihet as gjuha ruse si gjuhe e dyte zyrtare ne vend. Ne nje vend qe femijet nga familje ruso-folese te lindur mbas vitit 2000 duhet qe te mohojne gjuhen ruse qe te mund (ne qoftese e quajne te arsyeshme autoritetet) te fitojne shtetesine letoneze!!!!
Keshtu eshte kur gjuha brenda gojes perdridhet si gjarper dhe teorite mbi demokracine, lirite dhe te drejtat e njeriut i interpretojme sipas interesave.
Cope idioti; si ai edhe ata qe e ndjekin. Komb i trashe, e meriton qe Putini te talle b.then me ta.
Ja si e tallin menderen keta tanet me ne…
Putin-i, ose “Car Putini”, siç e quani ju, është njëqint herë më i drejtë dhe më i sinqertë, se “liderët tuaj demokratikë” Perëndimorë, që bëjnë thjeshtë teatër e propagandë, nëpërmjet mediave “të pavarura”, por të nënshtruara plotësisht tek ata…dhe kanë zhytur botën në varfëri, në kaos dhe luftë, për interesat e plutokracisë që sundon botën me gjak e hekur… Mos harroni, se sot në shekullin e “prodhimit” dhe të “konsumit”, dy të tretat e botës jetojnë me dy dollarë në ditë dhe miliona vdesin nga uria, sëmundjet dhe mungesa e ujit…!
MESE E SAKTE,PER TE GJITHE ATA QE SKUPTOJNE REALITETIN KAPITALIST.