Obama bie dakord me Renzin: Greqia duhet të angazhohet në reforma

17 Prill 2015, 19:55Bota TEMA

 Presidenti amerikan, Barack Obama i kërkoi sot Greqisë të angazhohet në reformat qeveritare dhe fiskale, në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin italian, Matteo Renzi në Shtëpinë e Bardhë.

Matteo ka të drejtë. Greqia duhet të angazhohet në reforma”, theksoi Obama.

Grekët duhet të mbledhin taksat. Ata duhet të reduktojnë burokracitë, të rrisin fleksibilitetin e tregut të tyre të punës”, nënvizoi presidenti amerikan.

Presidenti amerikan theksoi se i kishte kërkuar kryeministrit grek, Alexis Tsipras t’i tregonte popullit se ka shpresa dhe se rritja ekonomike mund të rikthehej.

Matteo Renzi, në vizitë në Shtëpinë e Bardhë, i kishte kërkuar pak më herët qeverisë greke të respektonte angazhimet e kaluara me Bashkimin Evropian.

“Ne do të mbështesim një shkallë të fleksibilitetit mbi mënyrën se si ju do të avanconi”, shtoi Barack Obama, “por ju duhet t’i tregoni kreditorëve dhe atyre që mbështesin sistemin tuaj financiar që po bëni përpjekje për të ndihmuar veten dhe kjo kërkon vendime të vështira që Mateo ka filluar t’i marrë.

Presidenti amerikan, Barack Obama dhe ministri grek i Financave, Janis Varufaqis zhvilluan një takim të shkurtër dje në mbrëmje në Shtëpinë e Bardhë në kuadër të një ceremonie në kujtim të pavarësisë greke 1830, theksoi një zyrtar amerikan.

Varufaqis, i pranishëm në Uashington me rastin e takimeve të FMN-së dhe Bankës Botërore, shfaqi vullnetin e qeverisë për të kryer sa më mirë reformat e kërkuara nga kreditorët me qëllim që ata të zhbllokojnë këstin e ndihmës prej 7,2 milliardë eurosh.

5 komente në “Obama bie dakord me Renzin: Greqia duhet të angazhohet në reforma”

  1. Zig Zag Man says:

    Po c’pune ka Obama me Greqine.?

    1. tfgs papai i tredhur says:

      Kur thote Obama “greker kurva ulni breket ! ” , greket e bejne me vrap !

  2. EleΥΘeriskeΨi (1) says:

    Konferenca për shtyp nga Presidenti Obama dhe kryeministri Italian …

    Pyetje referente për Greqinë.

    Kryeministri italian: “Ne duhet të respektojmë verdiktin e popullit Grek në zgjedhjet e fundit. Ne do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje, do të punojmë mos te ndodhe, “aksident” me Greqinë, unë mendoj se në fund të muajit do të gjejme zgjidhje. Duhet të bëhen reforma në Greqi. ”

    Obama: “Ne nuk e dimë nëse Evropa dëshiron rritje, zhvillim apo kursim..Ndjehemi te ngaterruar. Ne besojmë në zhvillim në vend te kursimit, ne besojmë në nje sistemin tatimor të drejtë ”
    Me rastin ne fjale, tatimet dhe kontributet sociale “han” 43,4% të pagës në Greqi, kundrejt 26,9% ku mesatarisht eshte ne vendet e tjera

  3. Dr. Adhamudhi says:

    Shko e puno qen, mos bej derr derr ktu. Se jeni mesuar ju ha paidhaqe e kerce me priftin. Hajde shko puno e ha ndonje tiropita po te dolen leket ne fund te javes legen

  4. Tironci says:

    Kurva greke, mundohen te marrin para duke bere presion.
    I bejne presion amerikes , se po nuk na dhate leke ju dhe evropa , bashkohemi me rusin, dhe sigurisht rusi ate do, te ndertoje nje baze luftarake ne bregdetin grek, qe ta kete per mesdheun sic pati dikur pasha limanin.Ve bast se keta politikane koti , do i japin leket qe kerkon greku, bile do ja falin edhe borxhet sapo te shohin se greku jep ok te dali nga nato, dhe te behet partner politik i rusit.
    Me nje fjale grek i pa bese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje