Itali/ Planifikonin sulm mbi Vatikanin, shkatërrohet celula xhihadiste (FOTO)

24 Prill 2015, 14:42Bota TEMA
Itali/ Planifikonin sulm mbi Vatikanin, shkatërrohet celula xhihadiste

Policia italiane ka arrestuar 18 persona në 7 provinca të ndryshme, gjatë një operacioni blic anti terror të zhvilluar ndaj një rrjeti xhihadistësh që kishin qendrën në Sardenja dhe që organizonte atentate kundër qeverisë në Pakistan dhe predikonte luftë të armatosur kundër Perëndimit.

Mes të arrestuarëve janë edhe dy ish-truproja të Bin Ladenit, nën akuzën se kishin marrë pjesë në aktet terroriste në Pakistan.

Këta 18 persona, tetë prej të cilëve u ndaluan në Galura në Sardenjë, dyshohet se i përkasin “një organizate të dedikuar ndaj akteve kriminale ndërkombëtare duke u frymëzuar nga Al-Kaeda dhe nga organizata të tjera radikale që përhapin luftën kundër Perëndimit dhe rebelimin kundër qeverisë aktuale të Pakistanit”, thuhet në mandatarrestin e tyre.

Mes tyre, gjendeshin edhe dy ish truproja të ish kreut dhe themeluesit të Al-Kaedas të vrarë në vitin 2011 në Pakistan, Osama Bin Laden.

Këta islamikë akuzohen gjithashtu se janë përgjegjës ose kanë marrë pjesë në aktet terroriste në Pakistan, ku sulmi në tregun Meena Bazar në Peshawar në tetor të vitit 2009 solli vdekjen e 100 personave.

Organizata në Itali kishte udhëheqës një imam, i lëvizjes “Tabligh Eddawa” me qendër në Lombardi (në veri), i cili përfitonte nga autoriteti fetar dhe nga prestigji i tij për të mbledhur fonde.

Ministri i Brendshëm, Angelino Alfano, e cilësoi “të jashtëzakonshëm” zbulimin e këtij rrjeti.

Nga bisedat e përgjuara zbulohet prania e një kamikazi në Itali dhe hipoteza për të përgatitur një atentat në Vatikan. Kjo është bërë e ditur nga hetuesit gjatë konferencës për median në Kaljari.

Grupimi terrorist siguronte të ardhura edhe përmes trafikut të paligjshëm të qenieve njerëzore, pasi siguronte mbërritjen në Itali në emigrantëve nga Pakistani dhe Afganistani dhe dërgimin e tyrë në shtetet e Europës veriore përmes prodhimit të dokumenteve të falsifikuara por edhe instruksioneve që i jepnin emigrantëve për të përfituar azil politik.

3 komente në “Itali/ Planifikonin sulm mbi Vatikanin, shkatërrohet celula xhihadiste (FOTO)”

  1. elinor,.,._-_-_ says:

    Keto mjekerrcjeper fjalen ‘terrorist’ e kane te shkruar ne balle!

  2. sokol says:

    Eshte rrace e keqe dhe pike.si jua merr mendja a jane per pune mjerkrroshat me fustan? Keta jane te mire vetem te ngrene bythwt pwrpjete e te vene bomba

  3. Truthseeker says:

    Jo po hajde dhe shpetoji keta funderrina nga mizerja dhe silli ne Evrope…leri te mbyten ne det keta qelbesira qe po mbysin Evropen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje