Përse Perëndimi po kthehet drejt Iranit?

1 Maj 2015, 18:18Bota TEMA

Nga Nuray Mert*

 

Diplomacia perëndimore, e karakterizuar nga armiqësia e saj ndaj Iranit qysh prej Revolucionit islamik (në vitin 1979), veçse ka rritur kaosin dhe vuajtjet e Lindjes së Mesme. Veç kësaj, mbështetja e Perëndimit për regjimet arabe sunite pro-perëndimore, ka treguar limitet e tij gjatë “pranverës arabe”, në disa vende, dhe ideja e një pranvere përfundimisht është shfaqur e kotë, pasi rajoni është më i paqëndrueshëm se kurrë.

Ekzistenca e menduar e forcave islamike të moderuara, që do të çonte demokracinë në vendet e “pranverave arabe”, u mohua në mënyrë të dyfishtë. Jo vetëm këto të fundit nuk kanë arritur të vendosin një demokraci që funksionon, por ata nuk kanë arritur të kundërshtojnë ngritjen e Islamit radikal.
Përkundrazi, Vëllezërit myslimanë në Egjipt, me sa duket po përpiqen të kalojnë drejt dhunës, opozita siriane u përkul ndaj dhunës dhe radikalizmit islamist, Libia ka humbur pamjet e fundit të rendit dhe stabilitetit dhe demokracia nuk është më veçse një objektiv shumë i largët. Dhe Turqia, aleati i vjetër i Perëndimit, nuk luan më rolin e saj moderator.

Dialogu

Në rrethana të tilla, dhe madje edhe në qoftë se askush nuk dëshiron që ta pranojë atë, Irani, armiku i perhershëm, duket si i vetmi bashkëbisedues i arsyeshëm i Perëndimit.

Veç kësaj, askush nuk mund të mohojë që zgjidhja më e mirë është një kthim i diplomacisë në Lindjen e Mesme, dhe se duhet për këtë të rinisin dialogun. Unë do të kisha dashur që Turqia të merrte pjesë në këtë vrull të ri. Fatkeqësisht, ndërkohë që Irani dhe Perëndimi afrohen gradualisht, Turqia është duke u larguar nga aleatët e saj të vjetër, ndërsa marrëdhëniet e saj me Iranin vazhdojnë të përkeqësohen.

Kjo situatë shpjegohet nga ai që është perceptuar si një qëndrim i butë i Turqisë kundrejt disa grupeve islamiste në rajon, në përgjithësi, dhe Siria në veçanti. Dhe unë kam frikë se jo vetëm që Turqia e ka bërë zgjedhjen e gabuar, por edhe situata rajonale do të ketë pasoja shumë negative për vendin tonë.

*Hurriyet-bota.al

10 komente në “Përse Perëndimi po kthehet drejt Iranit?”

  1. tfgs says:

    ja dhe kusherinjte e pare te Zike arapit……..

    1. eko says:

      Medikoriteti ketij artikulli eshte astonomik…kuptohet dhe qellimi per te torrovitur masat ?

      Arsyeja e vertete qe nuk ja mbajne ta thone apo jane te trashe per ta kuptuar eshte … sulmi frontal qe ka nisur SHBA kunder Rusise.

      Duke mos gjeneruar nje ndryshim-regjimi ne Iran dhe duke mos pasur garanci se nje sulm ndaj Iranit do rezultonte i sukseshem, taktika e re eshte ta “fusim ne sistemin tone ekonomik”.

      Nese Irani kembim pranon te furnizoje Evropen me gaz, bie frika e disa vendeve te Evropes nga prishja perfundimtare e mardhenive me Rusine.

      Por, sic do here edhe me kete skenar te njohur – te jeni te sigurt se Rusia dhe V.Putin jane te pakten 2 hapa perpara.

    2. Dardan says:

      Roli i turqis esht i pa zavendesushem ne lndien e mesme edhe gazi iranian eshte i pa vlere pa turqin

  2. rileshi says:

    Gazetar leshi.Irani ka reservat me te medhaja te gazit ne bote.

    Plus eshte nje nga prodhuesit me te medhjenj te naftes.

    Ketu nuk eshte ceshtje ideologjie eshte thjesht biznes.

    Duke bashkepunuar me iranin amerika heq qafe influencen e gazit rus.

    Plus turqia me arabine nuk jane me aleate besnike.

    1. lloqe lloqe says:

      o Rileshi; qe kur amerika eshte e varur nga gazi rus?

      me shkrine ne byth keta tipat qe flasin me hamendje per cdo gje. mire ne kohen e qepes qe duhej te studioje te ishte ekspert ne nje fushe, por edhe ne epoken e Google trapat ngelen trapa. Kopetenca e shqipove ka per themel -injorancen e kokefortesine;

      GAZ – Amerika ka prodhim te bollshem gazi brenda vendit, dhe ate sasi qe e importon e merr 97% nga Kanadaja dhe 3% nga Meksika.

      NAFTA – Amerika eshte prodhuesi i dyte ne bote me i madh i naftes mbas Sauditeve, megjithate perdor me shume sesa prodhon keshtu qe i duhet te bleje dhe e blen nga keto vende:

      1. Kanadaj – 2.5 million fuci ne dite
      2. Arabia Saudite – 1.5 million fuci ne dite
      3. Meksika – 1.3 million fuci ne dite
      4. Venezuela – 1.2 million fuci ne dite
      5. Nigeria – 1 million fuci ne dite

      nga vendet e tjera blen sasi te parendesishme.

      Si te del ty llogaria qe amerika varet nga gazi Rus?????

  3. sportdashes says:

    More si lejohen keto shkrime, te cilet ngrejne Hije dyshimi per rolin e Turqise?

    Per ne Turqia eshte konsideruar aleat strategjik.

    1. Korabi says:

      Nqs do e kishe lexuar me vemendje do shihje qe artikullshkruesi eshte turk.

  4. GAMORI says:

    TE TERE BANKAT KANE NJE FE DHE HERE ULEN E HERE NGRIHEN NGA TAVOLINA E PERBASHKET E CAKEJVE KU TE GJITHE I BASHKON VIOLINA DHE MANDOLINA E PARASE§

  5. Gjuhë më gjuhë me popullin says:

    Irani eshte vëllai i madh i grekut, se i ka nxjerrë një babë, mbreti Serse

  6. kuq e zi says:

    normal qe perendimi midis rusise dhe iranit zgjedh te keqen me te vogel pra iranin por deri tani eshte akoma ne faze presioni ndaj rusise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje