Evropa duhet të bashkëpunojë më ngushtë për t’i përballuar rrymat e migrantëve, kërkon një organ ekspertësh. Dhe na thotë se pse duhet të gëzohemi për ardhjen e migrantëve.
Sistemi i njohur si “Dublin II” për administrimin e grupeve të refugjatëve ka dështuar, thotë kryetarja e Këshillit të Ekspertëve për Integrimin dhe Migrimin (SVR), Christine Langenfeld.
Në fakt refugjatët duhet të qendrojnë në atë vend, ku shkojnë për herë të parë. Por realiteti ka pamje tjetër. “Nga 45.000 sirianët, që mbërritën në Itali, mbetën atje vetëm disa qindra, pjesën që mbeti italianët e lejuan të vazhdojë rrugën”, përshkruan Langenfeld. Sepse “Dublin II” i mbarkon vendet që i presin në fillim refugjatët dhe nuk është në harmoni me synimet e refugjatëve, është më mirë që në sistem të parashikohet që në fillim liria e lëvizjes.
Në ekspertizën e tyre vjetore me titullin “Midis vendeve të migrimit: Gjermania në krahasim ndërkombëtar” ata propozojnë: në të ardhmen refugjatët duhet të kenë mundësi ta zgjedhin vetë vendin e tyre të banimit në BE – pasi ka përfunduar procedura e tyre e azilit.
Në mënyrë që kjo procedurë të përfundojë në vendet ku refugjatët shkojnë për herë të parë, shtetet partnere duhet të ofrojnë ndihmë logjistike dhe financiare. Ndërsa nga ana e tyre vende si Greqia, Spanja, Malta ose Italia duhet të bashkëpunojnë në mënyrë konsekuente, të përpunojnë lutje dhe të kujdesen për një strehim të përshtatshëm.
Shkencëtarët kërkojnë që Evropa të mbajë përgjegjësinë e saj humanitare dhe ta intensifikojë shpëtimin e anijeve në rrezik. Për këtë, shkencëtarët këshillojnë që të përdoret instrumenti i BE “direktiva për pranimin e përkohshëm të refugjatëve”. Këtu bëhet fjalë për një procedurë kolektive pranimi, por e cila deri tani ka dështuar sepse një sërë shtetesh anëtare nuk marrin pjesënë pranimin e refugjatëve.
Një problem në trajtimin e refugjatëve paraqesin shkaqet e ndryshme të ikjes nga vendi. Azil jepet vetëm në rastet e përndjekjes politike ose kur paraqitet kërcënim fizik dhe për jetën. Por shumë vetë, të cilët vijnë nga jugu i Evropës, janë të interesuar për një perspektivë ekonomike. “Për këto raste ne kemi më së pakti përgjigje bindëse”, pranon Heinz Faßmann, ai jep mësim Gjeografi të Aplikuar dhe Rregullim hapësinor në Universitetin e Vjenës.
“Për luftimin e arsyeve të migrimit unë prej shumë vitesh dëgjoj të flitet dhe kurrë nuk ka ndodhur gjë seriozisht!” nxehet Faßmann për vendimmarrësit në politikë. Por ka edhe projekte me perspektiva, thotë ai, si partneritetet e mobilitetit, në të cilat, migrantët që duan të kthehen mbështeten për ta filluar jetën nga e para në vendin e origjinës.
Migrimi më i madh – i nevojshëm nga pikëpamja demografike
Me vendosmëri Këshilli i Ekspertëve ngul këmbë për të pranuar më shumë refugjatë në Gjermani.
“Ta keni të qartë se migrantët do ta paguajnë pensionin e tyre”, argumenton Wilfried Bos, profesor për kërkimet në arsim në Universitetin Teknik të Dortmundit.
Shifrat aktuale për zhvillimin e popullsisë të Zyrës Federale të Statistikave i japin të drejtë Bosit dhe kolegëve të tij. Deri në vitin 2060 popullata në Gjermani do të rudhet nga aktualisht 80,8 milionë në 73,1 milionë – dhe kjo shifër do të arrihet nëse kemi një migrim mbi mesataren. Nëse migrimi drejt Gjermanisë do të jetë më i dobët, në Gjermani pas 45 vjetësh do të jetojnë vetëm 67,6 milionë vetë.
Një e treta e tyre do të jetë në moshën e pensionit, aktualisht është një e pesta.
Ekspertëve të Këshillit të Ekspertëve u mungon klima e përshtatshme shoqërore e mikpritjes për migrimin e kërkuar. “Frika nga migrantët na pengon që të shohim shanset”, thotë Bos. Në përgjithësi, ekspertiza i jep megjithatë një dëftesë të mirë Gjermanisë.
“Ne jemi më të mirë se sa kujtojmë”, thotë Langenfeld dhe dëshmon për “instrumenta të përparuara të politikës së migrimit”. Veçanërisht procedurat me të cilat tërhiqen akademikë dhe forca të specializuara vlerësohen. Por ato duhet të bëhen më të njohura jashtë vendit, kërkon Langenfeld.
TANI SIPAS KETIJ SHKRIMI DHE ARGUMENTAVE NE TE ATA QE KANE IKUR PER AZIL DO QENDROJNE ATJE. PO QE KESHTU KY ESHTE NJE LAJM SHUME I MIRE.
Azili politik eshte percaktuar nga Parlamenti Gjerman se kush perfiton,
nga vendet Europiane asnje.E drejta per te punuar eshte teme tjeter,e drejte qe e kan vendet e KE,ku se fundi perfitoi edhe Rrumania me Bullgarine.Mundesia per shqiptaret eshte martesa me gjermane,si edhe kerkesa si emigrant ekonomik,ku profesionet e mjekut dhe infermierit kan me shume shance.Kurse shqiptaret qe kan leje qendrimi ne vendet KE e kan te lehte nese gjejn nje vend pune ne Gjermani.Procesi kur ben kerkese per azil zgjat edhe nese hidhet poshte.Ata qe mund te perfitojn duhet te kene arsye shume te forta,nese mbeshtetet ne ndonje aneks ligjor nga ndonje avokat i zoti.
Mos shkruani e perktheni pa lidhje se i moret me qafe shqiptaret o zot ,Gjermani po diskuton ne kualicion tani per nje ligje te ri qe te hapet rruga e emigracionit te kontrolluar pra njerez me shkolle te kualifikuar ne ato dege ku ka njevoje edhe primare do jete gjuha me nje fjale sic ben kandaja ose grün karte po deri tani ska asgje se ju shkruani keshtu edhe te banoret marrin dhene pa gjuhe pa kualifikim e vijne ketu edhe keqeperdoren edhe humbin shume leke se nuk ka nevoje gjermani per llace tulla e kuzhine se pronaret kane po familjaret e vete -mos u zhgenjeni se edhe ndonje simpati per ne ska thone jemi dembela edhe agresive nejse ..i urojne cdo shqiptari miresi .
Jo mor zoti Besim,nuk eshte ashtu.
Ka rruge te percaktuara Ligjore per te ardhur dhe ndenjur ketu ne Gjermani.
Autori i shkrimit,ka bere thjeshte nje perkthim,nje perkthim te nje Theme-Diskutimi qe eshte aktual tani ne Gjermani.
Diskutimet e Personave dhe personaliteteve te fushave te ndryshme,nuk do te thote;Ligj!
Kete gje,Autori harron t’a beje si sqarim ne Fund te shkrimit (!!!).
Kerkim Asyl – Strehimi politik,eshte fshire nje here e pergjithmone,per Shqiperine,nga Gjermanet.
Strehimi Ekonomik,nuk existon.
Rruget ligjore,per ardhjen dhe marrjen e lejeqendrimit,jane percaktuar dhe,nga shume shqiptare,jane shfrytezuar.
Ne Gjermani mund te vije e te marre leje qendrimi,cilido qe ka ne aftesi profesionale te vecante dhe,qe nuk mbulohet dot nga vete gjermanet,ne radhe te pare si, dhe nga popullsia e shteteve qe i perkasin kominitetit (EU-BE),ne rradhe te dyte. Pastaj vijne shtete si Shqiperia,Amerika,Svicer etj.
Diskutimet ne Gjermani rreth kesaj Theme,jane zhvilluar gjithmone,po zhvillohen tani dhe,do te zhvillohen gjithmone,sidomos,kur ka ngjarje si kjo tani ne Itali ku u mbyten qindra emigrante.
Ky shkrim-artikull,nuk duhet marre si kapital.
Po mire ne hallexhinjte shqiptar si t’ia bejme per te qendruar ne Gjermani se na ka shkuar thika ku smban me. Ne Shqiperi skemi as pune dhe si rrjedhim as buke ne shtepi. Shprese ska atehere nga t’ia mbajme ne?
Nga çkam ndjekur me vemendje ngjarjet e koheve te fundit, arrij ne perfundimin se qeveria shqiptare me politikanet e vet nuk eshte aspake serioze. Nuk ka as me te voglin seriozitet, por mundohet me çdo kusht te rimbylle kufijte si dikur. Ne Shqiperi nuk ka pune, nuk ka shprese dhe çmund te beje robi pastaj? Te vdese?
Do te lutesha qe personat qe komentojne ne kete portual te japin informacione te sakta dhe te jene serioze per zgjidhjen e kesaj situate, pasi po qe nga shteti dhe qeveria ata na duan te qendrojme ketu per skllever, pasi pasurine qe vodhen nuk mund ta vene ne shfrytezim vete. FLM.
Mos shkruani keto shkrime budalleqesh sepse perndimi ka 7 vjet qe po vuan papunsine e disa “kalemxhinj” tregojne perralla se si duhen “pritur emmigrantet!…
Vetem emigrantet intelektuale te cilet Evropa i zgjedh vete nga cilesimi i saj mund ti sherbejne Evropes pozitivisht! Frika e xhihadisteve te cilet hyne ne Evrope si emigrant sot eshte marre seriozisht nga te gjithe shtetet Evropeane! Lufta ne vendet si Irak apo Siri qe sot kane numrin me te madh te refugjateve do te konsiderohen nga vete burimet Gjeneves si ligjore se kujt i takon ne te vertete azili nga refugjatet qe vijne nga lufta.Pjesa tjeter 90% afrikane jane ekonomike te cilet i ka Evropa ketu me miliona dhe pa asnje perfitim per shtetin ! Perfundimi do te jete Azilant politik ne Evrope natyrisht do te shperndahen se Italija nuk mund ti mbaje me dhe pjesa e azilanteve ekonomik afrikane do ti jipet ndonje ndihme e vogel ne para dhe do te kthehen te gjithe mbrapa! Ligji i dikurshem kush ka 5 vjet ne Evrope ilegal mund te paraqitet per letra ne prefekture do te hiqet pergjithmone nga kushtetuta!
gjermania te kete nevoje per sa emigrante te doje,un per vete nuk kam per te leviz