Është gjallë apo i vdekur lideri i Shtetit Islamik?

28 Prill 2015, 19:51Bota TEMA

Pas një javë spekulimesh për shëndetin e liderit të grupit militant Shteti Islamik Abu Bakr al Baghdadi, një agjenci lajmesh në Iran, ka raportuar pretendimet më të çuditshme deri më tash. Sipas tyre, lideri militant nga Iraku ka vdekur në një spital të Izraelit.

Agjencia Fars News, që është e afërt me Gardën Islamike Revolucionare, raportoi me 26 prill se para se të vdiste, Baghdadi ishte hospitalizuar në spitalin Golan Heights për trajtim, nga plagët që thuhet t’i ketë marrë gjatë një “sulmi të Armatës Irakiane”.

Javën e kaluar, e përditshmja britanike Guardian raportoi se Baghdadi kishte pësuar lëndime serioze, madje të rrezikshme për jetën, duke nxitur kështu shumë spekulime për shëndetin dhe vendndodhjen e Baghdadit.

Guardian raportoi se sipas burimeve – duke përfshirë edhe këshilltarin e qeverisë irakiane, Hisham al-Hashimi – Baghdadi ishte plagosur me 18 mars gjatë një sulmi ajror nga forcat amerikane.

Pentagoni më vonë kundërshtoi që Baghdadi kishte qenë cak i këtyre sulmeve ajrore.

Agjencia e lajmeve Fars, po ashtu raporti se Shteti Islamik në Irak kishte shkuar aq larg, sa që është ” zotuar tashmë për besnikëri ndaj një lideri të ri të quajtur Abdul Rahman al-Sheijar, alias Abu Ali Afri. ”

Janë dy elemente kryesore në këtë pretendim të agjencisë Fars, e që dallojnë nga lajmet tjera.

E para, përderisa Fars kishte përcjellur storien e Guardianit që raportoi se Baghdadi ishte plagosur në një “ sulm ajror në Irak më 18 mars”, Fars ka kundërshtuar t’i jap merita SHBA-së për sulmin.

Në anën tjetër, portali Fars raportoi së Forcat Ushtarake – referencë për militantët shiitë të Irakut – janë përgjegjës për sulmin.

E dyta, sipas Fars, Baghdadi ka qenë duke u trajtuar në një spital në territorin e kapur nga Izraeli, afër kufirit me Sirinë – detaj që jo befasisht, nuk është përmendur në raportet tjera.

Përfshirja e këtij detaji nga agjencia iraniane Fars është në një vijë me raportimet e mëparshme që janë bërë nga disa zyrtarë iranianë, që akuzonin Izraelin dhe agjencinë izraelite të Mossadt, për krijimin e Shtetit Islamik.

Në nëntor, ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Hossein Amir Abdollahian, tha në komentet e publikuara nga Fars që “Mossadi nuk ka pasur vetëm rol në formimin e IS-it, por edhe ka përkrahur funksionimin e tij”.

Që kur pretendimet për vdekjen e liderit të IS-it filluan të përhapen me të madhe më 27 prill, Martin Chulov nga e përditshmja Guardian që kishte raportuar më 21 prill për plagosjen e Baghdadit, ka deklaruar se ai nuk mund t’i konfirmojë këto pretendime.

Duke cituar burimet e tij, ai tha se “Baghdadi ka pasur lëndime të boshtit kurrizor dhe është duke u trajtuar në Mosul të Irakut”.

16 komente në “Është gjallë apo i vdekur lideri i Shtetit Islamik?”

  1. liria drejtesia says:

    Pyetje idiote. Sepse.
    Sistemi eshte unik, individet jane pafund, vine e shkojne. Konkretisht. Per shkak te individeve famkeq si Berisha, Nano, Meta, Majko, Berisha, a mund te themi se: sistemi i demoktik ka vdekur. Pra, per analogji,ISIS nuk ka vdekur.
    Amerika ekziston sepse eshte i suksesshem sistemi qe ai shtet aplikon, jo sepse Bushi i ri u zgjodhe dy apo tre here, apo kater here rresht, fjala vjen.
    Monarkite qindra vjecare rane sepse vdiq sistemi monarkik qeverises, jo sepse vdiq ky apo ai mbret.
    Komunizmi vdiq jo se vdiq Enveri, por sepse sistemi komunist i beri ditet e veta.
    Ndergjegjesohuni, ju o Njerez.

  2. Ate mundet me dit ,vetem MucaeDinAt

  3. tfgs says:

    upssssss,lajm per korraket,varu kkkkkkkkkk……….

    1. Une... ti ... ne te gjithe... says:

      Jo jo tourgofag, nuk eshte lajme per korraket ky. Me shum se cdo kujt ky lajm te pershtatet ty qe te eshte kallur data qe kur ia ke degjuar emrin per here te pate, – aq keq sa nuk perjashton asnje rast per te kujisur si buce e alarmuar nga muxhahedinet.

      Une ndjeje kenaqesi qe dikush I kesaj natyre mund te ket shkuar netesemes dhe uroje qe radhem ta kesh zoterote. Sa me pake plehera fetare aq me I paster ajeri Per bujqesine.

      Por kame frike se ty do te te zgjatet ymri pasi tani do te zere gjumi me rehat dhe pa enderra te llahtareshme ku bagdati te vjene ne mes te nates dhe teshkerdhenrobt e shpise perpara syve.

  4. nardi says:

    Edhe po te kete vdekur ky sadist nje tjeter sadist do ta zevendesoje.Problemi eshte se si do zhduket kjo epidemi qe po masakron dhe terorizone njerezit.

    1. m says:

      Me duket se artikulli me shume ka qellim te thote( mdids shume fjaleve qe perdredh) se ISIS eshte pjelle e Izraelit, duke theksuar disa here dyshimet qe qarkullojne per kete dhe faktin qe liderii ISIS-it sipas burimeve eshte apo ka qene kuruar ne nje spital izraelit………………

  5. Muco -vU says:

    Ishte ke cfaqja e mucos mo, ne rreshtin e par ,
    shoqeruar ng dy imam shqipkar

  6. tani says:

    O GJALL E I FORTE ESHTE ELHAMDULILAH DHE PO JU TREGOJ SE ESHTE SHTUAR ME DY BINJAKE TE MREKULLUESHEM E ME KETE RAST I UROJME TI KETE ME JETE E JU RRITSHIN TE HAJRIT. ju zullumqare qe sdoni te shihni mire askend ja hankshi mutin KHALIFIT TONE TE NDERUAR DHE GJITHE NJEREZVE TE MIRE DHE PAQEDASHES.

    1. Une... ti ... ne te gjithe... says:

      Binjaket mund te jene te emireve qe japin leket per ju zgjebo. Po mesa duket u ka hy keq ju rrospijeve te sirise tani qe e cofi me i forti. Se e dini qe se shpejti do te shperbeheni si kope dhe kur te shperbehet kopeja te gjitheve u pret sateri. Ne kosove i kini gati varret dhe do ruhen deri sa te vije dita kur kthyeheni.
      Ndersa ne shqiperi do u dorzojme tek tourgofaget qe tu hane te gjale me gjith bole se nuk kemi ndermend te cojme toke dem me varre per ju.

      Lajmi eshte I gezueshem dhe urojme qe pas te parit edhe te tjerit sa me shpejtt aq me mire.

  7. tani says:

    VDEKJE AMERIKES u shkaterrofte ajo me gjithe larot e saj te flliqt

  8. tani says:

    taktika e cia por si ha me askush kerkojne ta bejne te dale por loja e tyre se shpejti merr fund dhe te jeni te sigurte se as paraja e as pabesija e as teknologjija sdo i bejne derman. rrofte liria vdekje zullumqareve

    1. Une... ti ... ne te gjithe... says:

      Zullumqari i paska kthyer patkojt nga djelli. Ua futi sa krahu e u shiti si mish per topa. Zulluqiri ua luajti zotin juve copave te mishit me dy sy.

      Ne c’te semave do te vini kur te mbaroje lufta se ne vendin tuaj su qase me kush. Mbani ma nje plumb per veten tuaj qe te shkoni me prijsin ne boten e hicit.

      Pyka shelgu.

  9. Trimi says:

    O Tani, ne te sateme vajc ti kopil, jo Amerika. Mamane ku ta kesh.

  10. taso kume says:

    Eshte shume e besushme sherimi afer lugines se BEKAS,per te mbajtur luften ndezur midis ARABEVE.

  11. anticensurë 93456 says:

    qënka ringritur kontributi vullnetar!deri në në ’90ën e kishim në ndërtimin e pallateve të banimit,sot(ka kohë) paska hyrë në gazetën e meros!!përkëthime me kontribut vullnetar!!njëlloj si pallatet,shtrëmba shtërmba!!
    kapaku i kokës të del kur e lexon!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje