Burrat dhe gratë që dominojnë zgjedhjet legjislative britanike

6 Maj 2015, 18:49Bota TEMA

Katër burra në krye të partive kryesore, Cameron, Miliband, Clegg dhe Farage do të përballen në zgjedhjet legjislative britanike që do të zhvillohen nesër, me tri gra në rolin e arbitrit duke përfshirë dhe skocezen, Nicola Sturgeon:

Më poshtë vijojnë portretet e shtatë protagonistëve:

David William Donald Cameron, 48 vjeç, produkt i pastër i grupit konservator të arsimuar në Eton dhe Oxford, i dha fund 13 viteve në pushtet të laburistëve në maj 2010 me një fitore të ngushtë që e detyroi të krijonte një koalicion me liberaldemokratët. Ky reformator që kërkonte dezintoksikimin e imazhit antisocial të partisë së tij trashëguar nga theçerizmi, parashikoi një rimëkëmbje ekonomike të vendit të tij.

Kundërshtarët e tij e dënojnë për një rritje të pabarazisë dhe e kritikojnë për premtimin e bërë nën presionin e euroskeptikëve të kampit të tij në vitin 2017 për një referendum në lidhje me praninë ose jo të Britanisë së Madhe në BE.

Ed Miliband, 45 vjeç, djalë i një mërgimtari polako-hebre marksist, erdhi në krye të partisë laburiste në përfundim të një lufte ”vëllavrasëse” kundër vëllait të madh David, betejë që prej asaj kohe edhe për vendosjen e platformës së tij në mbështetje të një shoqërie më të drejtë dhe të barabartë si edhe për të bindur kritikët që ai është kryeministri i ardhshëm.
Fushata zgjedhore i ka ofruar rastin për të fshirë deficitin e popullaritetit.

Nick Clegg, 48 vjeç, zëvendëskryeministri liberaldemokrat eurofil poliglot, është shfaqur në mënyrë brilante si personi i tretë në një terren politik tradicionalisht dypartiak, në vitin 2010 duke projektuar partinë e tij në qeveri, për herë të parë që prej 1920.

Përdorimi i pushtetit, krizat e herëpashershme të shkaktuara nga bashkimi me arsye me konservatorët dhe pesimizmi i militantëve, pjesa më e madhe e të cilëve të majtë, kanë kontribuar në rënien spektakolare të popullaritetit të partisë duke rënë nga 28 për qind në tetë për qind në pesë vjet.

Clegg, i vendosur për të penguar rrjedhjet drejt së djathtës apo të majtës shpreson të shpëtojë të paktën gjysmën e 57 deputetëve që ai disponon në Dhomën e Komuneve, me qëllim për të negociuar një bashkim me një apo tjetër kamp.

Nigel Farage, 51 vjeç, kishte premtuar një tërmet në euforinë e triumfit në zgjedhjet evropiane të partisë së tij populiste dhe eurofobe, të cilëve ai kërkon t’u fshijë reputacionin për formacion racist.

Nicola Sturgeon, 44 vjeçe, e paraqitur nga kundërshtarët si gruaja më e rrezikshme e Britanisë së Madhe, ajo po përgatitet të largojë laburistët nga bastioni i tyre skocez, por ka propozuar t’i mbështesë në Londër në kuadër të nismës “Të largojmë Cameron nga 10, Downing Street”.

Leanne Wood, 43 vjeçe, drejtuese e partisë nacionaliste ”Gallois Plaid Cymru”, që pritet të marrë nga tre deri në gjashtë vende, ka bërë hyrjen e saj në oborrin e të mëdhenjve duke përdorur gjuhën e ashpër në një debat televiziv të shtatë partive të para britanike.

Natalie Bennett, 49 vjeçe, me origjinë australiane, armiqësore me ngrohjen klimatike dhe monarkinë, drejton të Gjelbërit e kredituar me të paktën pesë për qind të votave. Megjithatë ajo do të ketë si prioritet vetëm një deputet për të ofruar në një fron “anti-tory” që do të mbështesë një qeveri minoritare laburiste

1 komente në “Burrat dhe gratë që dominojnë zgjedhjet legjislative britanike”

  1. sit... back..and relaks →→→ says:

    e c’na hyn ne xhep ne me zgjedhjet ne angli. a lindi shnosh princesha, kaq deshem ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje