Shpartallim total në zgjedhjet e përgjithshme/ Dorëhiqet Miliband i laburistëve, Clegg i Lib Dems dhe Farage i UKIP

8 Maj 2015, 14:37Bota TEMA

Zgjedhjet e përgjithshme në Britaninë e Madhe kanë qenë shokuese për laburistët dhe disa parti të tjera, të cilët prisnin një rezultat krejt tjetër.

Ed Miliband i dhuroi partisë së tij një humbje katastrofike. Pas më shumë se tre dekadash kjo ishte humbja më e keqe për laburistët.

Miliband tha se e gjithë përgjegjësia ishte e tij. Ai tha se pavarësisht përpjekjeve në këto 5 vite, ai nuk ia doli të ishte i suksesshëm.

Pas rezultatit shokues, Miliband tha se Britania ka nevojë për një Parti të fortë Laburiste, ndaj tani është koha që dikush tjetër të marrë drejtimin e partisë. Unë do të japë dorëheqjen”, tha Miliband.

 

Një tjetër lider që dha dorëheqjen ishte lideri i Lib Dem, Nick Clegg.

Liberal Demokratët u shpartalluan  tërësisht në këto zgjedhje dhe Clegg tha se nata e djeshme ishte më poshtëruesja, me një rezultat aq negativ sa nuk e kishte parashikuar as në ëndërrat më të këqija. Clegg e quajti një gabim futjen në koalicion me konservatorët e Cameron, veprim i cili i kushtoi partisë së tij humbjen e pjesës dërrmuese të vendeve në parlament. Clegg ishte njëri ndër 8 të mbijetuarit, nga 57 vende që partia e tij fitoi në vitin 2010.

UKIP ishte një tjetër parti që pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet e përgjithshme të zhvilluara ditën e djeshme në Britani.

Lideri i partisë, Nigel Farage nuk arriti të fitojë një vend në parlament, por ai ka mbajtur fjalën dhe ka dhënë dorëheqjen pas rezultatit të zgjedhjeve.

Partia e tij edhe pse mori vota më shumë se Lib Dems dhe SNP, mezi arriti të fitonte një vend.  Douglas Carswell fitoi vendin e  parë si deputet për Ukip, ndërsa vet Farage nuk ia doli të marrë votat e nevojshme./j.h

 

 

 

 

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Shpartallim total në zgjedhjet e përgjithshme/ Dorëhiqet Miliband i laburistëve, Clegg i Lib Dems dhe Farage i UKIP”

  1. MSUSI VIZATIMIT KRYEMINISTËËR!!! says:

    ME DORHEQJEN, KY MILIBANDI ANGLEZ E PASKA BO SI €-DRAMA KUR HUMI ZGJEDHEJT PARA NJA 6 VJETËSH… JO MËR KASTRAVEC CA THU, PAS 12 ORËSH, KUR MORI VESH HUMJEN E DO SHKOTE PËR LESH, KY €-DRAMA YNË E DRODHI!!! VAZHDIMIN E HISTORISË E DINI O SHOKËT E MI MUGOSHISTA.

    1. Cukali says:

      Kurse ti s’paske pasur kurrë mësues që të ta mësonte shqipen. Ose , mësuesi ka qënë por ti nuk ke pasur tru.(Ka më shumë mundësi kjo e dyta)
      Hajt,të na e rruash ti e salehi yt!

  2. aldo says:

    Per kete e kishte llafin e Ben Blushi. E shikoni boten se si sillet mur humb zgjedhet, jo si shoku gjatosh qe humbi 2 pale zgjedhje e akoma eshte kryetar!

  3. al paci says:

    Nga keta duhet te marin shembull politika shqiptare. Jo si keta legenat tan qe te ter pa perjashtim kryetaret e partive kan humbur dhe asnjeher skan dhen dorheqi. Saliu njeshi qe esht kryetar per 24 vjet dhe Rama 2 qe dhe pse ka humbur dy her nuk u kujtua te jap dorheqe.

  4. it'sme says:

    Ne Angli, fitoi fryma modës së re të Europës: antiemigrant, antisocial, anti-integrues. Vetëm për bythën e vet. Fut kokën në rërë dhe ktheji bythën Putinit.

    Kjo është fytyra e sotme e qytetarit europian.

    Kjo fitore e Konservatorëve në Angli, zgjeron rrugën për në pushtet të të djathtave konservatore reaksionare europiane, prapa të cilave marshojnë të pandalur, të djathtët ekstremë, Le Penët, Pagidat, Lega Nordët, neonazistët e Agimit të Arte grek, e dhjetra e dhjetra parti ekstreme, nacionaliste, fashiste, antiemigrante, populiste.

    Europa është në një krizë të thellë, jo vetëm identitare dhe sociale, por më së pari, ajo është në një krizë të thellë ekonomike dhe mungesë tregjesh.

    Ngritja e superfuqive të reja botërore e rajonale, Kinës në rradhë të parë, por edhe të Indisë, Rusisë, Brazilit e të tjerë, e ka kufizuar së tepërmi hapsirën konkuruese dhe të privilegjuar të konkurrences europiane në tregun dhe teknologjtë botërore.

    Bashkë me rënien e fuqisë absolute të aleatit të vet natyror dhe kryesor, USA, Europa do të vazhdojë në po këtë rrugë rënjeje në ekonominë dhe influencën globale.

    Nacionalizmi i rrënjosur dhe traditat e forta socio-kulturale të kombeve europiane janë një pengesë e madhe për Gjermaninë, i vetmi shtet që realisht mund të marrë lidershipin dhe të transformojë ekonominë dhe popullatat e Europës në një superfuqi botërore konkuruese në teknologji, prodhim absolut dhe në tregun global.

    Çuditërisht apo ironikisht, nëse doni, Gjermania sot është i vetmi shtet që mundet realisht ta nxjerrë Europën nga kriza dhe të parandalojë forcat ekstreme të djathta të marrin pushtetet e Europës.

    Anglia është e para që e ndjen më thellë dhe i friksohet më shumë kësaj perspektive dhe është e para që do të mbështillet e në guackën e saj, duke shpresuar se USA, edhe një herë, nuk do ta lejojë atë të bjerë nën influencën dhe lidershipin ekonomik dhe politik të pasardhësve të Junkersëve gjermanë.

    Por njëkohësiht, vetmja fuqi europiano-perëndimore që ka historikisht interesin dhe dëshirën dhe, realisht, edhe potencialet dhe resorset, për influencë dhe dominim në Ballkan, është Gjermania.

    Zotësia e politikës dhe diplomacisë shqiptare është ta shfrytëzojë në dobi të interesave shqiptare këtë prirje gjermane në rajonin tonë.

    Ne duhet ta joshim dhe bindim Gjermaninë, që të hapë sportelet e bankave të saj për investime në Shqipëri, si investime të sigurta dhe me përfitim, që të hapë dyert e unversiteteve të saj për studentët dhe specializantët shqiptarë, që të sjellë projekte dhe teknologji bashkëkohore dhe të kualifikojë në shkollat profesionale tonat, fuqinë e lirë punëtore shqiptare në zotërimin e këtyre teknologjive dhe profesioneve me profil të lartë, që të sjellë në administratën tonë shtetërore etikën dhe korrektesën e zbatimit të detyrës, dhe të ekspozojë dhe ngulisë në ndërmarrjet prodhuese shqiptare edukatën, ritmin dhe konsistencën profesionale të fuqisë puntore dhe, sidomos, te personalit teknik dhe atij të kualifikuar.

    Gjermania është asi i ynë dhe i Kosovës dhe, për fat, në kushtet aktuale gjeopolitike, interesat gjermane në Ballkan, shkojnë krah për krah, me ato të aleatit tonë strategjik, USA.

    Boshti USA-Gjermani, është garancia e bashkimit Shqipëri-Kosovë dhe e transformimit të shqiptarëve në një faktor të rëndësishëm rajonal, në shërbim edhe të paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

  5. billy says:

    Paskan bo pastrim anglezet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje