Veliaj: Program i detajuar për Tiranën, nuk përsëriten gabimet e së shkuarës

14 Maj 2015, 20:00Politika TEMA

Kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me banorët e Njësisë 10 ku ka deklaruar se është duke u hartuar një program i detajuar, ndryshe nga e kaluara kur formohej vetëm një projekt i përgjithshëm.

“Për herë të parë nuk do të kemi një program me projekte konkrete të lagjes. Që të mos bëjmë gabimet e kaluara. Të mos kemi një projekt të përgjithshëm, por një projekt të detajuar. Për të gjithë ne që na kanë poshtëruar dhe na morën e votën e ikën, ka ardhur koha që ta ngremë kokën lart dhe të themi Tirana është e jona ta çojmë në drejtimin e duhur.”- tha Veliaj. 

Gjatë fjalës së tij Veliaj theksoi se përdorimi i shtetit për të fuqizuar privatin ishte drejtim i gabuar. “Nuk kemi mbërritur në destinacion por jemi në drejtimin e duhur.

“Sot kriminaliteti nuk ëhstë zero por sot ka më pak krim se atëherë. Nuk jemi në destinacion por jemi në drejtimin e duhur në çështjet e rendit publik.

Jemi dakord që universitetet nuk shkëlqejnë por një tufë universitetesh që jepnin diploma që nuk vlenin për asnjë gjë janë mbyllur.

Nuk bën vaki që të zbulohet sot një rast korrupsioni në shëndetësi dhe ai që bën korrupsion mos largohet. Të përdorësh shtetin për të fuqizuar privatin ishte drejtim i gabuar”, tha ai.

Më tej Veliaj theksoi se pas kandidatëve për PD­-në fshihet Lulzim Basha dhe Sali Berisha, të cilët nuk dalin dot në fushatë pasi njerëzit u kujtojnë premtimet e pambajtura.

“Nuk dalin në Tiranë se e kanë kuptuar që sa herë dalin u kujtojnë njerëzit premtimet që nuk kanë mbajtur. Këdo kandidat që të sjellin ne nuk harrojmë që mbas tij që është Saliu dhe Luli. Hiqen si mbështetës të popullit.

Më mirë të jemi askush dhe të ndershëm se dikush dhe të poshtër që gjithë populli i përbuz.

Të gjithë ne askushët që na kanë tallur, ka ardhur koha të ngremë kokën lartë dhe të drejtojmë kurrizin dhe të themi Tirana është e jona dhe do e çojmë në drejtimin e duhur”, tha Veliaj

Gjatë takimit me banorë të njësisë Nr 10, pas shqetësimit të një banori për tregun çam, Erion Veliaj vuri në dukje se edhe bashkimi i PDIU-së në koalicionin e ASHE, nuk e bën atë të majtë, por një të djathtë inteligjente.

Deputeti i PS, Fatmir Xhafaj gjatë një takimi me banorë të Njësisë nr 10 bashkë me kandidatin e së Majtës për bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj, tha për këtë të fundit se është një person që ka jetuar me hallet e këtij qyteti dhe ka ndërtuar jetën  e tij vet. Një njeri i tillë sipas Xhafajt  është në gjendje te rindërtojë edhe punën në një qytet.

“Erioni nuk është i importuar në këtë qytet, është djalë në këtë qytet. Është lindur, ka jetuar me hallet e këtij qyteti dhe ka ndërtuar jetën e tij vet.

Një njeri i tille është në gjendje të rindërtojë edhe punën në një qytet. Erioni nuk është rastësisht ne politike. Nuk më pëlqen kur dikush kërkon t’ia tjetërsojë. E njoh unë dhe koleget e PS,Eerioni kishte karrierën e tij, kishte luftuar në jetë, i kishte hedhur hapat me dy këmbët e tij. Hyri ne politiken si Erion Veliaj, me MJAFT.

Na kritikonte dhe kishte të drejtë. Ne kishim gabime dhe prandaj u larguam nga pushteti. Kishte guximin të përballohej me qeverinë.

Vazhdoi në politikë në saj të emrit dhe punës së tij. Mori një ministri që s’kishte emër dhe e ktheu me emër dhe plotësisht në funksion të qytetareve. Prandaj dhe është kandidat për këtë rol“, tha deputeti i PS, Fatmir Xhafaj.

19 komente në “Veliaj: Program i detajuar për Tiranën, nuk përsëriten gabimet e së shkuarës”

  1. Gopisti i NSHRAK-ut says:

    Na hapi barkun ky fiku i Rames…

    1. Aliu says:

      Po ske faj ti se nfakt Luli i Sales eshte per ta ta mbledh barkun.
      Injorant ngelet ter jeten, vec me felliqsira!

    2. gjyshja says:

      Kreativiteti, energjia, aftesite drejtuese e menaxhuese jane elemente qe karakterizojne Erion Veliajn. Mendoj se eshte njeriu adapt per Tiranen, puna e bere ne ministrine qe drejtoi deshmon se ka vizionin e duhur per te drejtuar kryeqytetin e lene ne harrese.

      1. sit... back..and relaks →→→ says:

        POC’DO DREJTOJE ERIONI MI GJYSHE, CELESAT E KASHTES DO KETE SE ATO TE BASHKISE DO T’JA MBAJE I GJATI.

    3. er says:

      aman pse keni kaq vrer ju te pds? seriozisht???

      energjine dhe pozitivitetin nuk e ndalni dot o fiqte e shqupit ?

    4. andrea says:

      nuk mund te vazhdohet me me dembele si puna e lulit, te jesh kryetar bashkie do te thote te punosh sepse per kete gje ke marre votat, luli i ka harrua ato qe ka thene para 4 viteve, prandaj per te larguar hajdutet e gjithe tirana por edhe shqiperia do votojne drejtimin e duhur

      1. nagatomo says:

        me punen e bere gjate kohes qe ka qene minister jami sigurt qe e meriton te jete kryetari i ardhshem i bashkise,dhe qe do beje akoma me shume per kryeqytetin, se nuk kemi nevoje per dembela dhe hajdute si puna e lulit dhe haliit

        1. keli says:

          te jesh kryetar bashkie do te thote te punosh per qytetaret e tu,jo ti genjesh cdo dite dhe pastaj te kesh frike tu dalesh perpara,luli ka 4 vjet qe ska bere as gjene me te vogel per tiranen dhe nuk e meriton te mare perseri votat

    5. Patrioti says:

      Bej per Tiranen aq sa bere ne MMSR dhe je i nderuar. Kryeqyteti eshte lene ne meshire te fatit. Ne Tirane mungojne kazanet e plehrave, kapaket e pusetave, trotuaret jane zaptuar nga shitesit ambulante nuk ke ku kalon. Per investime ne kryeqytet as qe mund te flitet ato thjeshte kane mbetur ne leter.

      1. anonim says:

        Lulzim Basha premtoi : – karten e studentit
        – krijimin e hapsirave te gjelberta
        – hapjen e qendrave rinore
        – Tramvajin etj. Sot pas kater vitesh shohim se asnje nga keto premtime nuk eshte mbajtur.

    6. Keti says:

      Besoj ti je jashteqitja e Lulusheve e horrave te PD qe ta kan rregullu barkun mire me mishra!

    7. beratsi says:

      Erjon veliaj eshte drejtimi i duhur i tiranes. Ka vizion, vullnet dhe eshte kreativ si njeri. Do e coj perpara zhvillimin e tr mbas 21 qeshorit

    8. sit back and.. relaks says:

      nuk do perserisim gabimet e se shkuares, do bejme gabime te reja po te vjetra nuk do bejme me.

  2. keno says:

    Halimi maximumi do hapi nja 10 klinika per kontrolle nga poshte ?

    1. sit back and.. relaks says:

      apo ju duhet qe te pillni si lopet ne haur se klinika ju ofendon.

  3. caci says:

    Erioni ka fituar,ajo dihet.Reklama dhe mashtrimi eshte absolut,prezantimi qe i behet eshte fallco,Erioni vjen nga rinia dhe si i tille ka mjaft energji,per te punuar,mashtruar dhe vjedhur.Fajin e ka idioti Basha ,nje qullac pa bythe,hajdut dhe i paafte,keshtu qe Erioni luan ne fushe pa lojtare.Thuhet se nena e tij do tja japi pensionin te varferve qe bejne nje dasem te varfer njelloj si e djalit te saj.Kryemanaxheri i ambientitP.HD Dash Peza qe ka mbaruar ne USA nje master”pastrimi i nevojtoreve te familjes Kupi dhe hajduteria shqiptare”,ia forcon mjaft poziten Erionit ne fushen e ujrave te zeza.Cdo fond qe do te kete Bashkia do ta marri ose Kokedhima ose pushti Bregasi,oh cdo vidhet aty,me keq se Basha me dy nenshtetesi.E pershendes Erionin se diti tja lepije mire bythen Rames dhe Metes,aty ka per te gjithe.Me rastin e fitores ne kalane e Petreles do te behet nje ballo me maska me shpenzimet e mamase se Erionit,kurse maskat do ti kompozoje vete lideri Erion,parrulla do te jete ‘kush tja fusi me shume”.Fevziu dhe Batoni do te jene pa maska sepse jane kurva patriotike.

  4. Eriona says:

    Eri ia ka nxjerr driten erresires qe e ka pas kaplu ate ministri ne kohe te PD e te njejten gje do beje edhe me bashkine e lene ne harrese nga Lulushi

  5. juliani says:

    Veliaj je njeri me vizion per Tiranen dhe te besoj ne detyren qe Kryeministi te ka caktuar .
    Je i vetmi qe mund ta kthesh tiranen ne nje vend ku te kesh deshir qe te jetosh .

  6. kaps-olli says:

    ju rrycat e shtabit te velimes, ikni flini tani.
    i kryet komentet per sot, dhe e meritoni sandwichin qe keni ngrene te shtabi

    Tema si gjithmone, mos i boto komentet qe jane kunder PëSit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje