Pse duhet të marrin fund testet e virgjërisë!

17 Maj 2015, 20:00Lifestyle TEMA
Pse duhet të marrin fund testet e virgjërisë!

Publiku në Indonezi e kritikoi ashpër policinë, pasi Human Rights Watch lëshoi ​​një raport që tregonte se policia kryente “teste virgjërie” për aplikantet femra.

Provimi “poshtërues” bëhej në fillim të procesit të rekrutimit për të përcaktuar nëse cipa e virgjërisë së gruas ishte ende e paprekur. Human Rights Watch dënoi testin, si një formë të dhunës me bazë gjinore dhe i bëri thirrje ushtrisë që t’i jepte fund praktikës menjëherë,  e cila do të ndalonte trajtimin çnjerëzor sipas ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut.

Shumë të tjerë vunë në dukje padrejtësinë e praktikës, duke argumentuar se ajo është seksiste, e dhimbshme dhe traumatike.

Ata gjithashtu theksojnë se virgjëria është e parëndësishme sa kohë një oficere policie është në gjendje të bëjë detyrën e saj.

Problem global

Testimi i virgjërisë nuk është unik vetëm në Indonezi. Gratë në shumë vende janë të detyruar shpesh të durojnë këtë  test për arsye që s’kanë të bëjnë fare me interesat e gruas.

Turqia, Egjipti, Maroku dhe Iraku, kanë pasur pjesën e tyre  të diskutueshme për testet e virgjërisë.

Në Turqi në vitet 1990, pesë studente tentuan vetëvrasje sesa t’i nënshtroheshin testit dhe  më pas kjo  u ndalua.

Procedurat e testit

Mënyrat se si testi bëhet mund të ndryshojë nga një vend në tjetrin.

Tani janë të njohura me termin “testi me dy gishta”, i kryer nga Policia Kombëtare të Indonezisë. Në disa vende si në Irak, testi është vizual.

Një grua  konsiderohet si një virgjëreshë kur nuk ka asnjë shenjë e dukshme e “defekt” në cipën e saj të virgjërisë.

Në një fshat të veçantë në Marok, testi është disi më imagjinativ. Një femre që do martohet i kërkohet të krye “testin e vezës”.

Ajo duhet të shtrihet në shpinë  me këmbët e hapura. Ekzaminuesi, zakonisht një grua e vjetër, do të plas një vezë  mbi vaginën e saj. Nëse veza rrëshqet brenda saj, ajo do të konsiderohet  si jo më e paprekur seksualisht.

Pa marrë parasysh metodën, ka dy aspekte që shpesh përdoren për të përcaktuar virgjërinë e një gruaje: cipë e  paprekur dhe një hapje e shtrënguar vaginale. Të dyja ende besohet se zbulojnë virgjërinë tek femrat edhe pse nuk është një bazë e besueshme për një përfundim të tillë.

Miti i cipës së virgjërisë

Cipa e virgjërisë është një cipë në kanalin vaginal. Mjekët janë ende në mosmarrëveshje mbi funksionin e saj. Shumë besojnë se ajo thjesht nuk ka asnjë rol të veçantë në trupin e gruas.

Disa besojnë se çdo “ngacmim” i himenit do të rezultojë në “grisjen e cipës”. Për këtë arsye shpesh vajzat  këshillohen që të jenë të kujdesshme kur hipin në biçikletë ose për  të shmangur përdorimin e tamponit për shkak të frikës se ato mund të dëmtojnë himenin.

Në realitet cipA e virgjërisë duket më shumë si – (sic thote një mjek i cili shpesh rindërton cipën e virgjërisë)- petalet e një luleje. Ajo ka të çara, madje edhe në gjendjen e saj të virgjër. Ajo është elastike me dendësi të ndryshme. Disa himene janë të hollë dhe disa janë të trashë sesa të tjerët.

Në rast të penetrimit cipa e virgjërisë mund të çahet. Megjithatë, mjaft shpesh, cipa e virgjërisë edhe pas një raporti seksual ka mbetur e padëmtuar.

Ndaj është e pasaktë të mendohet se një akt seksual gjithmonë do të rezultojë në ndryshimin e cipës së virgjërisë.

Ka pasur shumë raste që tregojnë se gra që përdorin “truke për himenin për tu dukur të virgjëra” në fakt kanë qenë seksualisht aktive për vite me rradhë.

E kundërta është gjithashtu e vërtetë. Një femër e virgjër mund të ketë një hapje të madhe dhe disa çarat në himenin e saj. Ky është lloji i himenit ku  shumë persona gabimisht besojnë  se një femra ka pasur raport seksuale.

Më shumë legjendë sesa fakt

Çdo lloj i testit të virgjërisë që mbështetet në vëzhgimin e cipës së virgjërisë ose në ngushtësinë e vaginës është jobindës, në rastin më të mirë, ose krejtësisht i pavlefshëm. Besimi se është më e lehtë të dallosh gjendjen e virgjër të një gruaje sesa  të një burri është më shumë një legjendë sesa një fakt shkencor. Për fat të keq, kjo është një legjendë që  ende besohet gjerësisht dhe praktikohet për të nënshtruar gratë.

Askush, as një grua, as një burrë, nuk duhet të jetë kurrë i detyruar të durojë një pyetje të tillë.

Në fund  ia vlen të mendosh se pse kur testimi me dorë është  kaq i pabesueshëm,  dikush do të guxojë që përfshihet në këtë akt? ( The Indipendent)

 

 

 

8 komente në “Pse duhet të marrin fund testet e virgjërisë!”

  1. miri suedi says:

    kohe e mbare, shume bereqet…….

  2. Wendy-B says:

    Uaaa sa i ngjan Michelle asaj me rrip te bardhe ne koke.

  3. ***** says:

    Ushtria e femrave pa shtiza ne dor?

  4. z says:

    Un do thoja qe teorija e Darwin eshte e pa vlere.Rracat njerzore kan prejardhje kretesisht te ndryshme,pra nuk kan asgje te perbashket.

    1. ***** says:

      Edhe une ashtu them. Deri ketu erdhi era e mjaltit.

  5. kodrasadikit says:

    Me te vertete ushtri e mrekullushme kjo qenka nji mrekulli ,ushtri e lezetshme

  6. gjembaci says:

    “origjinen e llojeve :” te gjeniut darwin ,jane detyruar qe ta pranojne edhe skeptiket me te cmendur ,ngaqe nuk kane qene ne gjendje qe te japin spiegime alternative .
    rracat njerzore e kane te gjitha prejardhjen nga jug-lindja e afrikes ,
    evolucioni i species njerzore ka 1 milion vjet qe ndodh ,kohe plotesisht e pershtataeshme per te na dhene ne gjithe ndryshimet ne forme dhe ne ngjyre te rraces njerzore ,ndersa genet jane thuajs 100 % te njejta ,pa bare fjale per te 23 cjftet e geneve =46 !

  7. z says:

    [email protected]
    ne ADN e rracave, direkt kan futur duart Alienet,nuk eshte e sigurt qe njeriu ka evoluar nga ngjashmerija e majmunit, ne njeri te sotem.
    A se shef?sot njeriu i ngjan majmunit me shume se kurre!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje