PS: Me dështimet e Bashës po tallet edhe kandidati i tij

19 Maj 2015, 15:23Politika TEMA

Deputeti socialist Ervin Bushati ka akuzuar kreun e bashkisë së Tiranës Lulzim Basha se ai është i vetmi që po lejon kandidatin e tij të bëjë gallatë me dështimet.

Duke iu referuar premtimeve të Bashës për parkimet dhe vijat e bardha në rrugë, të cilat bëheshin natën e zhdukeshin ditën.

“Që Lulzim Basha ka dështuar në kryeqytet këtë tanimë e ka pranuar edhe kandidati i tij për Tiranën. Është rast unik kur vet kandidati i Tiranës, bën gallatë me dështimet e kryetarit të partisë së tij.

Në fakt, është e pamundur mos të kritikosh Lulin. Asnjë kryetar bashkie në historinë e Tiranës nuk ka qenë kaq i paaftë, kaq dembel dhe kaq i dështuar.
Premtoi se do t’i jepte zgjidhje problemit të trafikut dhe parkimit në Tiranë dhe se do të garantonte lëvizje të lehtë, të shpejtë dhe të sigurt si për këmbësorët ashtu edhe për automjetet në të gjithë qytetin. 
 
Por çfarë ka bërë?
 
Në fund të mandatit të Lulit, lëvizja është bërë më e vështirë edhe për këmbësorët, edhe për automjetet. Sepse investimi i vetëm që ka bërë në këtë mandat janë vijat e bardha, që siç e tha dhe Halimi zhduken për 5 ditë. 
 
Mjafton të numëroni gropat që s’mbyllen kurrë në rrugët kryesore të Tiranës, mjafton të shihni pusetat e hapura anembanë Tiranës për të cilat nuk kujtohet kush, për të kuptuar se çfarë i ka bërë Luli qytetit. Kudo gropa, kudo asfalt i shkatërruar. Në një kohë kur rrugët e kryeqytetit kanë më shumë se kurrë nevojë për ndërhyrje, Luli ia ka dalë të realizojë vetëm 54% të investimeve. Plot 8 milionë dollarë me të cilat mund të ishin rehabilituar kilometra të tëra rrugë, rrinë kot sepse Luli nuk di të punojë.
 
Lajmi i mirë është se Lulzim Bashës i kanë mbetur fare pak ditë në postin që vodhi mes mashtrimeve në 2011. Ndërhyrja emergjente për rehabilitim e rrugëve dhe zhbllokimin e trafikut do të jetë një prioritet i administratës së re. Pas 21 qershorit me votën e qytetarëve Tirana do të ecë në drejtimin e duhur”, tha Bushati.

22 komente në “PS: Me dështimet e Bashës po tallet edhe kandidati i tij”

  1. vini says:

    Basha eshte i deshtuar nga co aspekt po kte punen e kryetarit te bashkise e beri bajat fare

    1. lenci says:

      Bahsa i shkret nuk ka cben e del e ben fushate ne kukes e ne sarande se ktej nga tirana nuk ka ftyre te dali e rri andej, e nxjerr halimin ti bej opozite vetes se tij qe tfitoj ndonje pik po harron qe jane e njejta ftyre te dy.

      1. beni says:

        Po ca mos te tallesh me premtimet e bashesh, ate pune te beje populli e kandidati i tij e kushdo se eshte lolo fare. Si te punosh ne holland kur je kryetar bashkie ca pret.

        1. samja says:

          Po ky halimi po jep ndonje vizion tjeter ky se duke qene ne pushtet(per lokalet flasim) ti duhet te vazhdosh apo te rregullosh filozofine e drejtuesit qe te ka shpallur si kandidat kshuqe pergjersa spo jep ndonje alternative ti po vetem po thua do mendoj etj etj dmth je i njejti si lulzim basha.

      2. besnik says:

        Me bashen te gjithe tallen sepse nuk ka bere asnje gje. Keshtu eshte kur tallesh me qytetaret e tiranes. Neser do te te tallin ata. Shikoni ku ka arritur tallja deri tek shoket e tij. Ai eshte nje model qe duhet crrenjosur njehere e mire nga qeverisja e bashkise.

    2. Renata says:

      Basha jo vetem qe eshte i paafte por dhe pa me te voglen deshire per te punuar dhe kjo eshte me e keqja sepse ky njeri nuk ka deshire te punoje, nuk prisnim gjera te medha nga ai nnjeri por te pakten mos ta kishim qytetin te mbushur nga plerat dhe pusetat pa kapak.

    3. arjoni says:

      po luli s’e ka pas mendjen fare ne Tirane, ai gjate gjithe kohes ne Hollande me projektin se nuk i mjaftuan qe shperdoroi fondet e bashkise dhe ryshfetet per lejet e ndertimit te paligjshme.

      1. enton says:

        Ne 4 vjet Basha e la Tiranen ne meshire te fatit, per tu hakmarre qe nuk e votuan tiransit dhe u detyruar te vidhte zgjedhjet ne tavoline me arben ristanin. Ai preferoi hakmarrjen per bashkeqytetaret e tij, ne vend qe te bente dicka per qytetin e tij te lindjes, sic do bente nje njeri normal.

  2. vera says:

    lulzim basha eshte mashtrues i amdh dhe kete e tregoi se fundmi kur vizimet e rrugeve u fshine x 3 dite nuk qendruasn as x fushate

    1. sajmir says:

      erion veliaj drejtimi i duhur epr tiranen e jo mashtruesi basha e barcaletaxhiu e gafanjozi kosova

      1. agim says:

        tirana meritoj te shkoj en drejtimin e duhur me vizionin dhe vullnetin e mir te erion velise

  3. donald says:

    e dime tashme punen e bashes..u mesuam me te si si kryetar bashkie ashtu edhe si kryetar i PD
    nje zar i Berishes do mbetet gjithmone po e bukura eshte qe edhe punen e zarit nuk e ben mire,perpiqen te dale pak nga korniza e Berishes po ama perfundo me keq

  4. Elma says:

    Basha eshte kthyer ne kllounin e politikes shqipetare,,,,, njeri pa vizion dhe pa deshiren me te vogel per te bere nje pune por qe di vetem te beje fjale qe nuk i hujne ne pune askujt.

  5. Cimka says:

    Bushati I cicierimes sot nuk erdhi per te folur nga pazari I fiqve te sivellaut Zogut. Eshte mese i qarte sforcimi qe behete per te permbysur sadopak imazhin e mire tw Z.Basha dhe punes se bere gjate kesa periudhe ne kryeqytet ! Bushati kapet me Z.Kosova dhe spekulon, shpif gjera qe dhe vet ai ne fund te prononcimit nuk I beson !

  6. pati says:

    si halimi si basha te dy kunguj te hidhur jane as njeri as tjetri nuk ben per tiranen

    1. dorina says:

      basha do mbahet mend si kryetari qe nuk beri asgje per kryeqytetrin as projektin apo investimin me minimal kater vjet sehir

      1. fatjoni says:

        duket sa i sukseshem eshte basha ne tirane aq shume saqe nuk ka fytyre te dale para qyteraeve te tiranes te justifikoje punen zero te ketyre kater viteve ishte nje deshtim i vertete per tiranen

        1. lisa says:

          kryetar fantazem teresisht inekzistent dhe aspak i duhur per tiranen e kishte te sigurt e djathta qe nese kandidonte perseri do ishte nje gare e humbur perball kandidatit veliaj

  7. Miri says:

    ca thu mer burr he mos u tall seriozisht ke…? U fute dhe ti ke grupi mashtuseve dhe ordinereve. urime

  8. loena says:

    O Bushat cpate mer burre se ishe mire, edhe ti u bone papagall ehe vl e mori lumi PS-ne.

  9. beratsi says:

    Basha eshte nje genjeshtar, nje deshtak i madh. Asgje nuk ka bere ne keto 4 vite ne krye te bashkise se tiranes

  10. DITJETA says:

    DITJETA

    Basha se bashku me Dr.Halim.Kosoven jane me te miret dhe njerz te cilet kane shume projekte per vendin tone , te cilat jane ne zbatim e siper , ku me fitoren e Dr.Halim.kosoves jam me se e bindur qe edhe ato projekte qe basha nuk arriti qe ti realizonte Dr. do beje te mundur relizimin e tyre dhe te shume projekteve qe ai ka per vendin tone !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje