Kryetari i Kuvendit, njëkohësisht edhe Kryetar i LSI-së Ilir Meta, gjatë një takimi me të rinjtë e qytetit të Shkodrës, ku ishte e pranishme edhe kandidatja e ASHE-së Keti Bazhdari, tha se bashkia nuk duhet të konsiderohet si llogore politike, por si një institucion që duhet të zgjidhe hallet dhe problemet e qytetarëve dhe të përmirësojë jetën e tyre.
“Nuk ka arsye që të përdoret për të akuzuar qeverinë sepse këto janë zgjedhje lokale, për problemet e përditshme të qytetarit në lagje, në fshat , kudo që jeton. Bashkia ka përgjegjësi më tepër tani”, tha Meta.
Në vijim ai shtoi se Shkodra duhet të ishte në një tjetër stad, pasi të gjithë kemi detyrime ndaj këtij qyteti.
“Nuk besoj se jeni të lumtur që Vllaznia nuk lufton për titullin kampion, dhe jo vetëm në futboll por në gjithato sporte sepse Shkodra ka shkëlqyer në të gjitha llojet e sporteve, po kështu edhe jeta kulturore e këtij qyteti me tradita të fuqishme nuk është ajo që dëshironi dhe aspironi, përveç mundësive për një punë më të sigurtë dhe dinjitoze”, theksoi Kreu i Kuvendit.
I bindur se vota e 21 qershorit do të çeli një prespektivë të re, Meta tha se Kti Bazhdari do të jetë kryebashkiakja e re e qytetit.
Kandidatja e ASHE-së Keti Bazhdari deklaroi se në derën e bashkisë do të hyjë për t’i dhënë zgjidhje problemeve të këtij qyteti dhe jo për interesa të ngushta.
“Hymë për t’i dhënë zgjidhje Shkodrës, zhvillimit ekonomik të Shkodrës, dhe kemi linjat të përcaktuara mirë”, tha Bazhdari.
Në takimin me rininë shkodrane ishin të pranishëm edhe kandidatët e LSI-së për këshillin e ri bashkiak, si dhe strukturat e LRI dhe Fressh. /gj.k/
Akoma nuk kam pa asnje program te mirefillte nga asnjera kandidate se si do ta drejtojne Shkodren, ose jane te paafta (siç duken bashke me stafet e tune elektorale). Nuk shkohet ne fushate pa asnje ide te qarte se si do duket qyteti pas kater vitesh, ku jane piketat e ndryshimit, ajo qe shoh eshte vetem fushate e peripte pa asnje baze ku mbeshtet.
Takimet te tipit “çfare kerkoni juve nga bashkia” perkthehet “çfare keni qejf me ju rrejte”…
Jozefina i ka braktisur prej kohesh banoret e Shkodres. Kryetari i Bashkise prej dy mandatesh ka rene ne gjume letargjik. Investime ne Shkoder jane kryer ne keto 18 muaj edhe ato te gjitha nga pushteti qendror. Shkodra ka nevoje me shume se kurre kete 21 qershor qe te shkoje ne drejtimin e duhur, aq me teper me nje vajze Shkodrane si Keti Bazhdari.
vetem 21 qershori do i beje njerzit qe vertet te kuptiojne se kush punon dhe se kush ka frikl te punoje seopse i shef shqupi.kjo eshte defekti i te gjithe kryetarve te bashkive qe jane drejtuar nga pd sepse kane friken e bashkepunimit ose nuk duan bashkepunimin sps duan te vjedhin.votoni ketin per nryshime rrenjesore ne sistemin e te punuarit per qytetarin.
eshte turp qe shkodra djepi i kultures veriore eshte perfaqesuar gjithmone nga te padenjet,gjithmone nga te papunet.dhe nga te paedukuarit si puna jozit,qe n7uk zbaton ligjet duke pirre cigare ne lokal brenda apo qe kercenon n jerzti qe ti nxjerre oprej zhelesh jashte.
po si te qeveriset nga pd 25 vjet bashkia e shkodres kshu do katandiset gjithe ai qytet. besoj se tashme qytetaret do din ta japin voten sic duhet, nuk do genjehen me jozefina dhe kompania e mashtrusave
a thua do qaj jozefina kur te humbi ne shkoder?! a nuk eshte turp qe seshte bere qe nga 90 nje gje per shkodren? po e meritonte nje qytet si shlodra ate trajtim nga pd? sa me sh e voton pd aq me sh te fut shkelmin saliu
ne 25 vjet u be vetem 1 pedonal po mikljona euro te tjera p[er fonde publike ne xhepin e shqupit kane perfunduar?prandaj njerez votoni ndryshimin e duhur.
Shkodra votebeson Keri Bazhdarin per drejtimin e qytetit.Mbeshtetja nga pushteti qendror por edhe aftesia e Ketit si qytetare Shkodrane do sjellin me shume zhvillim per Shkodren ne te cilen pushteti lokal nuk ka investuar thuajse asgje.
Me cudit fushata elektorale e binjakeve Rama-Meta, qe thone: do te, do te, do te… Ore keta e dine qe kane 2 vjet ne qeveri dhe hiqen sikur s’kane qeverisur ata, ketu me kete varferi ekstreme. Une personalisht nuk ju besoj me ketyre…
Shkodra votoi majtas kur doli garant Tom Doshi. Per keto zgjedhje nuk e di sa sukses do kete Rilindja.