Brenda 48 orësh, pas artikullit të së dielës në gazetën “To Vima”, një shkrim i ri në shtypin grek, këtë herë nga e përditshmja “Kathimerini”, u dedikohet mosmarrëveshjeve midis Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen e zonave të kërkimeve të naftës, duke bërë dhe komentet përkatëse për këto zhvillime që i cilëson si politikë të qëllimshme nga ana e Tiranës, raporton TCH.
Në artikullin me titull “Tirana vë në dyshim kufijtë”, “Kathimerini” thekson se qeveria shqiptare me notë-protestën ndaj Athinës javën e kaluar, me të cilën kërkonte ndryshimin e programit të kërkimeve të naftës në detin Jon, pasi shkelen kufijtë detarë të Shqipërisë, ka kërkuar edhe hartën tokësore të kërkimeve, duke vënë në tryezë edhe çështjen e kufijve tokësore midis dy vendeve.
Gazeta u referohet burimeve diplomatike greke, që deklarojnë se kjo është një përpjekje që vë në dyshim kufijtë dhe një lëvizje politike nga ana e Shqipërisë, që implikon në mënyrë të rrezikshme marrëdhëniet dypalëshe.
“Kathimerini” vëren se edhe ministri i Jashtëm i Greqisë dhe gjithë qeveria “Tsipras” ndjekin me mefshtësi tensionimin e marrëdhënieve shqiptaro-greke dhe forcimin e përgjithshëm të tendencave destabilizuese në Ballkanin perëndimor.
Të njëjtat burime thonë se këto veprime të Tiranës janë pjesë e një konteksti më të gjerë, në të cilin lëviz sistemi politik shqiptar, për të shfaqur vizionin e “Shqipërisë së Madhe”.
Të njëjtat harta me zonat kërkimore mbi Janinë janë publikuar prej vitit 2011, por atëherë nuk pati asnjë reagim shqiptar, ndaj ka dyshime, – thekson gazeta – se pas lëvizjeve të Tiranës ndodhet Ankaraja.
Elementi i ri që gjeneron dyshimet se Turqia kërkon të krijojë një front kundër Greqisë është takimi i presidentit Erdogan me partine e çamëve, PDIU, gjatë vizitës së tij në Tiranë, – theksojnë burimet diplomatike.
Në qarqet e Ministrisë së Jashtme në Athinë tashmë diskutohet se kreu i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, nuk duhet të anulojë vizitën e tij në Tiranë, në konferencën e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Juglindor, më 22 maj, pasi kështu sfidat shqiptare nuk marrin përgjigje.
“Kathimerini” ka informacion se ndoshta në samitin e lartë ndërballkanik tre ditë më vonë në kryeqytetin shqiptar do të marrë pjesë vetë kryeministri Tsipras.
Pas zhvillimeve në Qipron e Veriut, atyre në Kumanovë dhe kërkesës së Tiranës për ndryshimin e programit të kërkimeve të naftës, deputetët e Demokracisë së Re kanë kërkuar urgjentisht mbledhjen e Komisionit parlamentar për Mbrojtjen dhe Politikat e Jashtme.
Pretendime leshi.
Kur Kina ka pretendime ndaj fqinjeve te saj i fut nje ‘stervitje’
ushtake me 1 milion ushtar ne kufi.
Kur kemi ne pretendime rrime e flasim neper gazeta ;p
Mos cani koke se keta ushtare te rexhepit jane po me shume vrazin njeri tjetrin se janeper lufte.
Ja se vjen Saliu prape per nja dy vjet dhe i rregullon gjerat..!
Ishalla eshte e vertete.Me pak ndihme nga jashte edhe arrijme te bejme Shqiperine REALE.Nuk duam Athinen,as Shkupin,por duam Shqiperine reale.
Cme bene atdhetarin dhe i lutesh Allahut qe te jete e vertete qe Erdogan ndihmon shovinizmin dhe terrorizmin shqiptar! Po ta mbajti menderja, leri ndihmat sociale te Suedise dhe shko provoje more funderine islamike!
Klimax. tfgs. zig zag man. Motrat gayrece
Ku e shikon shovinizmin dhe terrorizmin ti mor b..Q..??Shqiperia nuk Eshte kjo qe Eshte sot .Bota na ndau,bota ka detyre tna bashkoj prape.Zorraxhinj si puna jote nuk i duhen ketij vendi legen.
Ore car shqiperi reale flet ? Mblidhni mendjen e punoni per ate token qe kemi e lerini gomarlleqet. Nuk ka e kur sdo ket me Cameri shansin e humbem para 102 viteve kur nuk luftuam per ate toke. Tashi iku treni, e kerkojme se lypsare ndihme nga Turku e Arabi. E di qe Greqia na ben shkumb per 10 ore ? Kemi bythe ne te luftojme ? Krahasohet ushtria e leshit qe kemi me ate Greke ? Apo duam nidhmen e Turkoarabeve e vllezerve nga Pakistani ?
Te paska shkuar frika deri ne palce. Rri i qete se lufta do euro per tu bere dhe bithe te forta.
Kush sipas teje ka bithe te forta e shum euro ?
Ore kafshe,qe te paska hyre lepuri ne bark prej grekeve ! Po te ishte e mundeshme kjo qe thua ti,greku mund ta bente prej vitesh nje gje te tille.Ne e njohim mire,me dhembe e dhemballe se cfar cakalli eshte ai,por ….,nuk eshte kaq e lehte.Bota nuk lejon kaq lehte te prishen ekuilibrat e vendosur.A e sheh ti,qe vetem krijimi i Kosoves si shtet (me plot te drejte e te pranuar nga Gjykata Nderkombetare),se sa probleme ka sjelle ne planin nderkombetar? Nuk ka me te eger,cnjerezre e te pa bese se greket,por nuk mund ta bejne dot nje gje te tille.Ne trazirat e vitit 1997 greket donin te futnin trupat ushtarake,per te “mbrojtur” gabelet qe kane ne Shqiperi,por brenda nje ore muaren ultimatumin turk,dhe u terhoqen me bisht nder shale.Duhet te dime te gjithe,jo vetem fuqine ushtarake turke,por dhe faktin,qe prapa Turqise,qendron SHBA-ja,Britani e Madhe,etj.Ti kujton se aerodromin e Kukesit,me te gjitha kerkesat e kohes,e beme vete ne ?! Jo,ate e beri NATO e SHBA,per interesa strategjike dhe,ti kujton se ata mund ta braktisin kaq lehte Shqiperine ?!
Keta qe lehinketu,jane rrogetaret e Janullatosit dhe Salinjte e vene nen sherbimin e UDB-se,qe u prishe krejt gjumi,kur shohin se tek ne po fillohet ecet perpara.Mos kujto se jane populli shqiptar qe nxjerr klithma te tilla ogurzeza.
Keta greket e bejne ketegje,si ai qe kishte”mizen mbi Shapke”(kape)! Edhe Juve zoterinj greke,e dini fare mire se mbani te pushtuara toke shqiptare!
Mjaft more korrak te Athines mjaft provokuat me te tilla shkrime shikoni se i keni breket ne fund te kembeve dhe mjaft po na shkoni ke nervat rraca debilash e Asocialesh
kjo tregon qe jane te frikesuar ne kulm, se ku i shikojne pretendimet idjotet ata e dine. Persa i perket te drejtave came flitet per te drejtat enjerezve te popullsise came nuk flitet per pretendime teritoriale te shtetit shqiptar ndaj atij grek, se ku e shikoni ju kete ju e dini, ose me sakte me mire nga te gjithe e di Klizma me Pucofagon dy mendimtaret me te medhenj te fshatarsise
E ka thene Abdyl Bej Frasheri ne gjyqin qe i bene turqit pas shtypjes se Lidhjes Shqiptare te Prizerenit:Pa u zgjidhur problemi shqiptar,nuk do te kete kurre qetsi as Ballkani dhe as Evropa!
Erdogani sikur salushi kerkon rremuje neBallkanistan… Organizoni nje stervitje-loje me camet dhe per armatime te mbledhin ciftet e sailoqeve,se Shqiperia pushtohet per 24 ore nga cdo fqinj.Keshtu qe, vk
Me zagare si ty po beqo
obobo e panaia u be turke Urania!
E more pensionin moooo?
Gazetat sto vrima dhe katheneymeri kane frike nga aleanca reale
Komentuesit jo shqiptare te temes perdorni google translate ju lutem se jemi te interesuar ti kuptojme dhe komentet tuaja
Teatri grek i rradhes u mesuam tani
Pazaret dhe politika calamine e qeverise Rama meta perpos deshtimit ne ekonomine e vendit dhe ne cdo aspect te jetes se shqiptareve ka deshtuar edhe ne politiken e jashteme ! Eshte permendur me qindra here se shqiperia deri dje ka luajtur rol stabilizues dhe ka qene faktori kryesor ne mardjheniet e fqinjesise se mire sot eshte kthyer ne faktorimn me destabilizues per arsye te keq qeverisjes RAMA- META
Shqiperia, nje loder ne doren e Turqis, ku per interesat e saj Ottomane ne ballkan ka perdorur gjithmon qeverit shqiptare turkomane te jen sherxhinjt e ballkanit!
….. dhe kete e thote nje sorre paliokounistra qe u ben tsibouki grekeve….
sali berisha i ha mutin te vije ne qeveri mbas dy vjetesh. Vetem ne varre shkon sali vrroma mbas dy vjetesh!
ashtu u befte.
Duhet mbajtur koka larte sepse do na i presin po e mbajtem ulur ata na coptojne!!! Mos harroni vllezerit shqiptare te Camerise u vran pavarsisht se ishin kattolik, ortodoks, musulman, ebre!!!! Ata donin gjaku shqiptare!!!
Kush merre pension greke, pse nuk iken ne Greqi???!!!! Ne vendet te qani ne Shqiperi!