Gjinushi prezanton Albert Cacin: Fierin do e kthejmë bastion të PSD

18 Maj 2015, 20:09Politika TEMA

Kreu i Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi prezantoi në Fier kandidatin Albert Caci.

Gjinushi ka kërkuar votën e qytetarëve të Fierit jashtë koalicionit të majtë duke thënë se qëllimi nuk është të humbasë e majta, por të forcohet ajo.

Gjinushi u shpreh se Fieri në 21 qershor do të kthehet bastion i socialdemokrateve.

Kreu i PSD i ka quajtur pseudoaleate, partitë të cilat janë bashkuar me mazhorancën në zgjedhjet e 21 qershorit.

Gjinushi tha se PSD ka mbajutur barrën më të rëndë në opozitën e 2005-2009, ndërkohë që ata nuk janë përfaqësuar asnjëherë.

Ndërkohë kandidati i PSD Albert Caci tha se alternativa e tij është mbështetja për mirëqënie sociale dhe vëmendja kryesore është tek punësimi dhe rritja ekonomike.

6 komente në “Gjinushi prezanton Albert Cacin: Fierin do e kthejmë bastion të PSD”

  1. Meleku says:

    Gjinushizmi!

  2. Uji i ftohte says:

    Kjo eshte partia me e forte ne Ballkanin Perendimor.

  3. salem says:

    O profesor Gjinushi !
    Albrt Caci eshte 10 here me i mire se ky kopani qe ka caktuar Edi per Fierin; por ti e di se ketu ne Fier te vesh ne mes te sheshit nje gomar dhe t’i veshesh nje xhakete ku te shkruhet “P S” ; gomari ka per te fituar edhe ti po te vish me sigel tjeter.
    Provo te bashkepunosh me Edin sado sandrac (kondrabedal) qe eshte.

  4. ago says:

    Albert Çaçi. Edhe ky një shqiptar i pangopur me pushtet e para.
    Ky e “moli” partin Socialiste si një “lopë” që i ka marë vetëm qumështin për shumë vite me radhë.
    Si deputet i Fierit nuk foli njëherë në parlament, as për veten e tij e jo më për Fierin.
    Ky ishte turpi Fierit, ndërsa tani që vuri kandidaturën për kryetar u tregua edhe burrë lëngaraq.
    Ky tip burri nuk ka më asnjë lidhje me Fierin dhe kërkon vota për kryetar.
    Ky banon familjarisht në Tiranë dhe t’i vijë turp që i heq votat së majtës.
    Me këtë veprim i shërben direkt Sali Berishës dhe nipit të kryeballistit Isa Toska si kandidat i së djathtës për bashkinë e Fierit.

  5. Toni says:

    Ironit gallata dhe batutat ti mbaj rama me kakamajt dhe grarit ka ardhur koha per seriozitet se njerzit kane halle jane fukarenj jane pa streh se ja ka ndaluar rama jane pa legalizime se rama ja ndan ne mitingje paguajn taksa me polic te koka ato taksa qe rama ja ngriti plus dhe betonizimin e rruges kryesore qe te con ne qender qe ishte shume e bukur me palmat e larta tani beton beton dhe vetem beton me rrug te ngushtuar makinat shtohen rruget ngushtohen

  6. Sofiani says:

    Jam i majte dhe dua te komentoi per Fierin. Mendoi se eshte me mire qe votuesit e Fierit te votojne per Cacin.duhet qe elektorati i firit ti hedhi poshte shushunjat si Baftjari apo i gjati qe ka privatizuar p.s. si dhe lila floririn. Nuk durohen me ne pushtet keto shushunja qe e kane katandisur ekonomin e popullit ne dite te hallit.Thane se do kompensojme rritjen e energjise dhe asnji pensinist apo invalid nuk e perfiton se kane vene opsionin qe po pate nji femije ne moshe pune apo po pate toke nuk e perfiton. Tu vije turp qe do largohen nga kjo bote si kriminel. Po ishalla zoti mer hak te keta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje