Është mbajtur në Bruksel takimi i shtatë i Këshillit të Stabilizim-Asocimit, Shqipëri-BE. Delegacioni shqiptar përfaqësohet nga ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe kryetarja e Komisionit të Integrimit Majlinda Bregu.
Nga ana tjetër, delegacioni i Bashkimit Europian kryesohet nga komisioneri Johannes Hahn dhe ministri i Jashtëm i Letonisë Edgars Rinkevics.
Në një konferencë të përbashkët për mediat me komisionerin Johannes Hahn dhe ministrin e Jashtëm i Letonisë, Edgars Rinkevics, kreu i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati ka theksuar se Qeveria shqiptare është e angazhuar të vijojë me ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm për të marrjen e antarësimit.
“Qeveria është e angazhuar të vijojë me ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm. Presim që të zbatojmë veprimet që na çojnë në një proces të mëtejshëm investimesh.
Jemi duke punuar për përmbushjen e 5 prioriteteve deri në tetorë”, ka thënë Bushati.
Ai iu shpreh se ngjarjet e fundit në rajon kanë treguar rreziqet e bllokimit të procesit të integrimit.
“Ngjarjet e fundit në rajon kanë treguar rreziqet e bllokimit të procesit të integrimit. Ne presim nga BE-ja që të çojë sinjale të forta për Shqipërinë dhe për vendet e rajonit për ecjen përpara të këtij procesi”, tha Bushati.
Ndërsa pyetjes së gazetarëve në lidhje me përfshirjen në listat e kandidatëve të personave me precedent të mëparshëm penalë, ministri i Jashtëm i Letonisë tha se partitë politike në Shqipëri përdorin retorika shumë të forta. Ai ka thënë se për zgjedhjet e 21 qershorit do të ketë një grup vëzhguesish nga OSBE-ja.
“Politikanët janë mësuar që të kenë retorika shumë të forta. Dua që të qetësohet situata. Ky proces do të monitorohet nga BE.
Zgjedhjet janë jë hap shumë i rëndësishëm. Është një përgjegjësi ndaj qytetarët shqiptar ndaj jam dakord me atë që thotë presidenti se nuk ka një ndarje në zgjedhje parlamentare apo lokale.
Do ketë një grup vëshguesisht nga OSBE”, tha Rinkevics.
Më tej, komisionari Hahn, ka theksuar se është cilësia dhe jo shpejtësia është ajo që duhet por është edhe shumë i rëndësishëm një harmonizim midis të dyjave .
“Është cilësia dhe jo shpejtësia ajo që duhet dhe po shoh që Shqipëria po e harmonizon këtë. Jam optimist se Shqipëria do të demostrojë zhvillim të qëndrueshëm dhe pozitiv.
Ne do fillojmë me shqyrtimet e para në fillim të vjeshtës. Shqipëria mund të bëjë shumë në zbatimin e reformave në shumë fusha. Janë nxjerr në pah fushat ku duhet të punohet më shumë. Ndaj ne po presim edhe raportin e KE-së”, tha Hahn.
“Zgjedhjet lokale duhet të mbahen sipas standarteve. Këto zgjedhje do të tregojnë maturimin e politikës shqiptare. Shpresoj që politikanët shqiptarë, të mësuar me retorika të forta, të qetësohen. Këto zgjedhje, sikurse në vitet e kaluara, do të monitorohen nga BE-ja. Shpresojmë që ato të jenë sipas standardeve. Gjithashtu është e rendësishme që partite politike ta kuptojne se sa rëndësi ka figura e kandidatit”, tha Hahn.
Interesit të gazetarëve në lidhje me raportin e Shqipërisë me Greqinë duke marë parasysh anulimin e vizitës së Ministrit të Jashtëm Grek në Shqipëri dhe me problemet me ujrat detare, Bushati është shprehur se qeveria shqiptare është e angazhuar për marrëdhënie të mira fqinjësore me Greqinë.
“Me Greqinë ne jemi të angazhuar për marrdhënie të mira fqinjësore, pasi ajo është partneri ynë strategjik. Për anulimin e vizitës së Ministrit të Jashtëm grek, unë kam qenë në kontakt me të dhe nuk di asgjë. Të dyja qeveritë kanë qenë të angazhuar në zgjidhjen e problemeve që kanë dy vendet”, tha Bushati.
shqiperia me greqine jane ne marredhenie te mira fqinjesore,, ska nevoje fare per hipoteza te tjera ketu kur faktet flasin vet
ska pse me e anulu viziten pasi shqiperia si ka lene asnje shkas
LE te na i shpjegoje sekretari i mardhenieve me jashte PUCOFAGOS KOKEBOLIS