Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të turit të bashkëbisedimit me të rinjtë e qytetit të Fierit, përsëriti shqetësimin për situatën ekonomike që po kalon vendi, ndërsa prezantoi platformën e opozitës për taksa të ulëta.
“Dyshja Rama-Meta, tha Basha, nuk ka mbajtur asnjë premtim. Premtoi 300 mijë vende pune, mbylli mijëra të tjera, premtoi ulje çmimesh, solli rritje çmimesh, premtoi ulje taksash, solli rritje të tyre. Në katër muaj në buxhetin e shtetit mungojnë 45 milionë dollarë”, tha kryetari demokrat.
në vijim ai shtoi se me taksën e sheshtë 9 % një punonjës me pagë 450 mijë lekë do paguajë 1350 lekë taksë, ndërsa me taksën 13% të Ramës sot paguan 1950 lekë.
Kryetari i PD theksoi se opozita u ka dhënë alternativat dhe mundësitë e daljes nga kjo situatë përmes amendamenteve por ata i votuan kundër, pasi për ta punësimi dhe dalja na varfëria nuk është prioritet.
“Ne u dhamë rrugëzgjidhjet tona, rrugëzgjidhjet e halleve tuaja, sepse hallet tuaja janë prioriteti ynë dhe ata i votuan kundër. I çuam propozimin, hiq tvsh për miellin, orizin, sheqerin, vajin. E votuan kundër. Ule çmimin e energjisë me 14% të TVSH, siç premtove në fushatë, votoje amendamentin! Votuan kundër. Ule çmimin e naftës, e votuan kundër. Për ta prioritet nuk është punësimi, nuk është varfëria.
Ku janë lekët tuaja, që ua marrin me taksa më të larta!? Ku janë 45 milionë dollarë që duhej të kishin mbledhur sipas planit për këta 4 muaj?! Nuk do të marrim më shumë por do të marrim më pak lekë nga xhepat tuaj, do të ulim taksat që paguajnë familjet, taksat që paguan biznesi. 25% ulje të çmimit të energjisë, falje të kamatë-vonesave për energjinë dhe ujin anembanë Shqipërisë, ulje të taksës së qarkullimit që do të përkthehet në ulje të çmimit të naftës, subvencione për bujqësinë, eliminimin e tvsh për mallrat e shportës”, theksoi Basha.
Kandidati për kryetar i Bashkisë së Fierit, Enkelejd Alibeaj duke iu përgjigjur interesit të të rinjve për parkingjet me pagesë ka theksuar se vendimi i parë i tij si kryetar bashkie do të jetë anulimi i tij.
“Akti i parë do të jetë zhbërja e koncesionit të parkimit, aktit më korruptiv që ka ndodhur në bashkinë Fier. Është e drejtë publike e fierakëve ta parkojnë por të mos u vidhet makina, ta parkojnë por të mos u zhvaten paratë”, theksoi Alibeaj.
na e zgjidhe tiranen, e te ngelen qytetet e tjere. https://goo.gl/GtxXo1
Une dhe partia ime po na dhate voten do ti heqim taksat. Energjine sipas deshires,kush ka deshire le ta paguaje. Per pune mos e vrisni mendjen se kemi biseduar me Evropin dhe sa te fitojme do ju dergojme te gjitheve te beni palle rrugeve te Evropit.
KryeDESHTAK
ju opozita gjithmone uljet e taksave gjithmone para fushatave zgjedhore i premtoni sa te merrni votat pastaj nuk i mabni me mend premtimet
pse vetem ne fier po ik ore mashtrus se nuk i beson njeri me premtimet e tua te provuam ne tiarne na dole komplet i paafte
kot lodhesh se nuk merret me njeri me ju se nuk ja u kemi pare ndonjehere te miren
Ti thote dikush ketij PALLES qe jane zgjedhjet vendore, se po ben fushat per parlamentin
O LULI O DESHTAK EDHE MASHTRUES ME TAKSEN E SHESHTE AI ME RROGEN 45000 PAGUANTE 4500 LEKE TAKSE TANI PAGUAN 1950 DHE BEJE VETE DIFERENCEN DHE PO TE BESH TE NJEJTIN SISTEM TAKSE TE SHESHTE QE KE PATUR ME PARE DO TA ULESH VETEM NJE PERQIND QE I BIE THJESHT VETEM 450 ME PAK DHE MOS GENJE KOT O LULUSH DHE JANE ZGJEDHJE LOKALE JO PARLAMENTARE, NUK I HA NJERI GENJESHTRAT E TUA O QUQAR PO ISHE MIRE ME VIZIONET SE ATO TE PAKTEN ISHIN ENDRA ME SY HAPUR
do e ulim do e cojme ?