Veliaj: Ulje taksash për kompanitë që financojnë artin

18 Maj 2015, 10:33Politika TEMA

Cdo investim për artin është investim për qytetin.

Kështu u shpreh Kandidati i ASHE për Bashkinë e Tiranës Erjon Veliaj gjatë një bashkëbisedimi me artistët, ndërsa shtoi se kur ka vullnet gjenden gjithmonë rrugëzgjidhjet për artin, kulturën dhe aktivitetet artistike.

Veliaj tha se duhet rikonceptuar edhe këshilli artistik i qytetit, për të cilin tha se ka nevojë për arstistë dhe jo për njerëz që deri më tani janë atje si pjesëmarrës në mitingje.

“Eshtë e pakonceptueshme që qeveria qendrore të menaxhoje institucionet e tilla si teatri i kukullave apo cirku, të cilat duhet të kalojnë nën varësinë dhe menaxhimin e Bashkisë.

Mendoni pak sikur qeveria federale në Uashington të menaxhojë një teatër në New York.

Edhe këtu kështu duhet të ndodhë, nuk mund të merret qeveria qendrore me institucione të cilat fare mirë mund t’i ketë Bashkia nën administrim”, tha Veliaj.

Sipas tij, deri më tani qytetarët janë të përjashtuar nga aksesi në art apo veprimtari artistike, ndërsa shtoi se zgjiodhjen e sheh në clirimin e hapësira publike apo rikthimin e këtyre hapësirave në funksion të artit dhe kulturës.

“Teatri i Metropilit nuk duhet të jetë një strukturë për të punësuar militantët partisë, ku dramaturgu është punëtor i skenës dhe bëhemi gazi i botës në vend që të prodhojmë art të mirëfilltë dhe tu japim një shans të barabartë të gjithë njerëzve të talentuar.

Nëse qyteti dhe Bashkia nuk është aty që të ofrojë muskulin e vet dhe aksesin e vet për djem dhe vajza të rinj që duan të prodhojnë jo vetëm art elitar, por dhe publik, art në rrugë dhe alternativ, unë besoj që ky qytet nuk i ka prioritetet në rregull. Jam në këtë fushatë edhe për çështje që kanë të bëjnë me artin dhe kulturën”, tha ai

Veliaj propozoi si një zgjidhje për zhvillimin e artit dhe kulturës së qytetit edhe uljen e taksave për kompanitë që do të financojnë aktivitetet kulturore.

Në vijim kandidati i ASHE akuzoi Bashkinë e Tiranës se aktualisht mbledh 30 % të taksave dhe del e deklaron se do të ulë taksat.

“Po kush po i pengon t’i ulë taksat? Problemi në Tiranë nuk janë taksat e larta, por fakti që shokët e kryetari nuk paguajnë dhe të tjerët paguajnë.

Pra bashkia i mbledh taksat njërit në pesë persona, i mbledh taksën e pastrimit asaj gjyshes. ndërkohë që nuk ia merr taksën një kompanie.

Pse bashkia nuk tregohet më tolerante me taksat për artin, por tregohet tolerante me taksat për kompanitë që financojnë fushatat.

Mavritë që drejtojnë sot Tiranën i kanë pasur gjërat në dorë për ti bërë dhe si kanë bërë, ndërsa sot i premtojnë”, tha Veliaj.

Sipas tij, sot ujësjellësi i Tiranës ka 1800 punonjës, shumë më tepër sesa numri i policëve që ka Tirana apo numri i ushtarëve që ka Qarku i Tiranës.

Jemi në 2015, ka dalë Iphone 6 dhe Tirana që ka 1800 punonjës në ujësjellës, sot nuk ka ujë.

Unë do të preferoja që në Bashki të kem shumë më tepër artistë sesa punonjës ujësjellësi që janë atje si mitingashë“, theksoi ai.

I bindur se ato qytete që kanë të zhvilluar artin kanë më shume progres, Veliaj propozoi që takime të tilla me artistë të zhvillohen në mënyrë periodike për të bërë bilance dhe adresuar problematika.

 “Gjithë eksperienca botërore e Bashkive të suksesshme tregon që qytetet që janë të mbushura me art, me muzikë, me art në rrugë, me teatro janë qytete që funksionojnë më mirë, që menaxhohen më mirë, që kanë më pak dhunë, më pak trafik dhe më pak stres.

Ndaj unë mendoj që këtë takim ta përkthejmë në një rutinë ku çdo 3-4muaj ne bëjmë një bilanc sesi qyteti mund të gjenerojë më shumë art dhe kulturë për të ulur problematikën që tashmë është bërë gangrenë në qytetin tonë”, theksoi Veliaj.

 

 

20 komente në “Veliaj: Ulje taksash për kompanitë që financojnë artin”

  1. ira says:

    ne 2 vite ia lam sajmirit qeverisjen. tani fitofsh ti do ti kalojm ty kompetencat se leket qe bere ne qeveri po i shpenzon ne fushate sepse mami ska me kursime. o mjaftist duhet te largohesh me nje here se na e degjeneruat partine.

    1. alda says:

      nese fiton veliaj jo vetem cirkun, tetarin por gjithe tiranen do te dije ta mire administroje dhe mire menaxhoje ne menyren e duhur duke mos shperdoruar asnje dite pune sic beri basha duke u marre me gjera te kota qe skishin lidhje me bashkine

      1. ardi says:

        veliaj ka potencialin qe i mungon kryetarit basha dhe kandidatit halimi per te bere gjera ndryshe dhe me vlere per kryeqytetin edhe per artistet mund te beje shume dhe ti ndihmoje ne lidhje me problematikat qe ata hasin

        1. deni says:

          gjithe artistet me trendy jane ne krahe te kandidatit te majte erionit drejtimit te duhur se e pane qe kater vjet bashkia nuk beri absolutisht asgje per te vleresuar punen e tyre

          1. fiona says:

            po eri eshte i zgjuar gjithmone vvjen me alternativa dhe zgjidhje te kenaqeshme per te gjithe edhe ideja qe cirku dhe teatri te kaloje nen administrimin e bashkise eshte nje ide shume e mire duke i dhene nje sere problemesh qe kane keto institucione me qeverine qendrore

      2. Patrioti says:

        Puno per Tiranen ashtu si ke punuar ne ministri dhe je i nderuar. Tirana ka kater vite qe eshte lene ne meshire te fatit. Per investime as qe mund te flitet. Ka ardhur momenti qe te investohet.

    2. ana says:

      nje i ri plot energji ,ide , risi , pune dhe vullnet ,,, njeriu i duhur per drejtimin e Tiranes , per rikthimin e fytyres dhe dinjitetit si kryeqytet Europian qe eshteee . Erion ti je robi qe do na cosh ne drejtimin e duhur

    3. Janaq says:

      bravooooo as mos e vrit mendjen se cthone gojet e liga , nderto nje plan elektoral ashtu si duhet per te permbushur nevojat e qytetareve sepse ka kater vite tirana qe ka ngel pa zot e pa asgje

    4. basa says:

      njerzit e artit tashme jo vetem ne tirane por ne cdo qytet tashme eshte kthyer ne nje mit.arti eshte arma e vetme ku nje shoqeri mund te jetoje ne paqe ?

    5. bufon says:

      Kjo do ishte nje zgjedhje e mire. Kalimi i teatrit por edhe cirkut te Tiranes ne kompetence te Bashkise do bente te mundur qe ti kushtohej edhe me shume vemendje artit. Besimplote se edhe ne kete drejtim mund te behet pune e mire.

    6. ana says:

      ky njeri do ja ndryshoj fytyren qytetit dhe nga pikpamja e artit me politika x artin qe te mbeshtesin dhe rritin financimet

  2. urla says:

    kryeqyteti eshte i etur per te patur aktivitete kulturore ,te rinjte e femijet kane nevoje te argetohen boll ndenjen neper kafenera dhe duke embushur diten me gjera bosh .eshte ide shume e mire qe keto dy ndertesa te rivihen ne funksonim por te funksionojne vertete .

  3. eda says:

    keshtu duhet te funksionoje,por teatret ja kaluan perseri qeverise vendore sepse kjo ishte e vetmja munci qe mos ti kthente njeri syt nga arti,thjesht si e si oper te shtuar xhepat e tyre.duke bere te mundur qe dhe fryma dhe qetesia e nje qyteti(arstistet) te ishin shtrese ne nevoje.po kjo eshte e pakuptimte,qe fryma e nje qyteti te jete shtrese ne nevoje.

  4. mirsadi says:

    kjo eshte menyra e duhur sesi duhet te menaxhohet nje qytet.qe ti japim hapesiren e duhur te gjith njerzve dhe duke u munduar qe ti kuptojme se per cfare kane nevoje ata.

  5. I know something says:

    Ke harruar Estaden qe te te fusim edhe ty aty

  6. arseni says:

    tirana eshte qyteti qe ka me shume nevoje per frymemmarrje dhe artistat fatkeqesisht jane kthyer tashme ne nje shtrese ne nevoje.pra kjo eshte e keqja jone e madhe, qe nuk kemi artista.fryma e tyre po vdes.EARTH without ART is only EH.

  7. ela says:

    Erion pyet edhe piktorin cfare ka bere deri sot per artin?

  8. aldi says:

    po si mund te fitojm ne me nje njeri si ti more eri mamit ti po na e shaktaron partine vdo dite me mjaftistet e tu. mjer ne socialiatet ke kemi kandidat. as duhet te bejm fushate fare se e kemi te humbur garen pa filluar akoma zyrtarisht

  9. Eli says:

    Kjo eshte nje gje shume e mire e menduar prej Erionit.Vertet arti dhe kultura ka nevoje per mbeshtetje dhe rrugezgjidhje. Te uroj suksese ne arritjen e synimeve te tua ne perfitimin tone.

  10. Danieli says:

    Zogu I fiqeve ben cudira me mashtrime…. Nuk eshte degjuar asnjehere nje mashtrues kaq I peshtire public ! Eshte e cuditshme se ja benim hallal per mashtrime por ky ka filuar dhe po deshton edhe me to ! Erioni I cili mund te n a dale edhe si ndonje regjizor pas ca kohesh nuk eshte cudi te thote se ne amerike ka punuar Hollywood dhe keto leke do I sjelle nga amerika …. Pika qe si bie ishte me I lezetshem mashtrimi me fiqt se njerzit bejne batuta hahahha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje