Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka publikuar masat e para të marra ndaj shkelësve, kryesisht të sinjalistikës rrugore dhe të denoncuara në Komisariatin Dixhital.
Nisma më e fundit u lancua pak ditë më parë dhe kushdo, përmes një aplikacioni të thjeshtë, mund të raportojë në kohë reale shkelje të ndryshme ligjore, që nga problemet me trafikun, dhuna e deri te korrupsioni apo ndërtimet pa leje.
Në një nga denoncimet e kryera në Komisariatin Dixhital është edhe një automjet policie që ecën në rrugë në krah të kundërt.
Bashkë me rezultatet e tjera, ministri ka publikuar edhe masën e vendosur ndaj shoferit të mjetit të policisë, të cilit i është hequr patenta për gjashtë muaj.
Këto janë masat e para që janë marrë dhe janë lancuar nga vetë ministri Tahiri në rrjetet sociale, si një përpjekje për të nxitur qytetarët të vijojnë me denoncimet e shkeljes së ligjit.
e nxori koken shqiptari….u kthyen si ne kohen e kshillit te lagjes,spiuna me patent
A e kuptoni tani se cili ishte qellimi i Qeverise me keto marrezira qe ben:
Te tregoje qe problemi nuk eshte pushteti, por qytetatret qe thyejne rregullat.
Kur ne fakt me masakren e bere me lejet e ndertimit ja kane bere qytetareve jeten skëterë.
ok, le te shkojne te jetojne aty ku jeta eshte me e mire se ne Tirane
Per te luftu mikro-kriminalitetin jemi njesha ne. Kur vjen puna qe vidhet thesari i shtetit, vidhet Banka e Shqiperise, hidhet ne ere nje fshat i tere, ne burg shkon roja 75 vjec me kostum lejla i security-s…
E pse u dashka ta quash spiunllik? A nuk funksion dhe bota perendimore keshtu? Apo tu leme liri me te forteve te bejne ligjin?
Une mendoj se nuk ka asnje gje te keqe nje gjest i tille, perkundrazi ndihmon ne vendosjen e rregullit dhe ndihmon policine ne detyren e saj. E kuptoj se jemi ende larg zgjidhjes se ketyre problemeve nepermjet kamerave dhe bliceve qe te bejne fotografine ne castin e shkeljes, por kjo behet pasi te jene ndryshuar edhe targat, te cilat duhet te behen patjeter me çip per tu interceptuar nga kamerat.
Kjo do te ishte zgjidhja perfundimtare, por deri atehere me duket se edhe kjo menyre funksionon, te pakten per ata qe e ndjejne ne xhepin e tyre.
Fotot bejne Muuu qe jane bere nga i njejti aparat.
Tani ja kane gjetur tamam festen sipas kokes ketij mileti! Per spiunlliqe ne jemi kampione absolute bote. Programi do te kete sukses te garantuar…
Shko ne Gjermani dhe bej dicka te pa rregullt…menjehere komshiu telefonon.Rregullat ndertojne shtetin dhe qyteterojne njerzit.
me sa shifet nga komentuesit te gjithe keta jane ata kokeleshet qe jane te prirur te ndalin makinat ku u teket. Andaj mos u mundohuni ti etiketoni qytetaret si spiun se po “spiunove” per te miren e pergjithshme nuk behesh spiun por qytetar i ndergjegjshem. U ju qe po kundershtoni uroj qe te veheni ne shenjester te ketyre kamerave e te gjobiteni.
Te nderuar komentues ju qe thoni e nxiri koken shqiptari e qe i quani denoncuesit spiuna . A ju duket normale qe ai i forti te parkoj vend e pa vende eth.
po me korrupsionin ne nivelet e larta, se keto budallalleqet nuk cojne peshe!
Po u bene njerezit te ndergjegjshem qe ka rregulla per cdo gje duke filluar qe nga kundravajtjet rrugore do fillojne te shohin (tu hapen syte) dhe per korrupsionin ne nivelet e larta dhe do fillojne ta denoncojne e tu kerkojne llogari pleherave qe e kane mbytur shtetin shqiptar. Plehra = (politikane, drejtore, pushtetaruce, police, avokate, gjykates, prokurore, kriminele etj etj).
Hapat hidhen nje nga nje perpara, se ne 25 vjet kemi bere 1 hap para e 3 prapa. Fillojme te veme kembet nje mbas tjetres para, qofte dhe me hapa te vegjel qe te arrijme atje ku duhet, ndoshta mund te jemi vone, por po s’e fillove dicka mire asnjehere s’e perfundon.Me mire vone se kurre.
Te gjithe e duam boten e qyteteruar, madje po shesim gjithçka per tu larguar, po ajo bote eshte bere me ligj, (sa kur shkojne Shqiptaret atyre aneve behen me te mire se vendasit), me trurin e kombeve te tyre ndersa “mbetjeve te gjithfarellojta” ua kane trguar vendin me kohe.
Ç’fare duhet bere ne kete vendin tone te tejdemtuar dhe per shekuj te ardhshem qe te pelqehet?
Nuk ja vlen qe (edhe ketu ku kemi mbritur) te jetojme me rregulla ne radhe te pare femijet qe te fillojne te marin edukaten fillestare?
Nese ka nje KOMB e veçmas si popull qe duhet te fitoje rregullsine perballe shkaterrimit total, Mendor, Kulturor, Psikollogjik, Ekonomik etj e deri ne humbje te identitetit, duhet te jemi ne Shqiptaret te paret.
RESPEKTE dhe na duhet “mendja e dyte e Shqiptarit”.
KY VEPRIM ESHTE NGA ME TE DUHURIT,DHE DUHESH BERE ME PERPARA,ESHTE DISI I VONUAR,POR PER DISA CDO GJE E RE QE FUTET NE FILLIM PARAGJYKOHET,DUKE KOMENTUARSI NJE VEPRM SPIUNLLEK ETJ POR KETA NUK JAPIN NDONJE ALTERNATIVE ME TE MIRE PER TE LUFTUAR KORUPSIONIN,SI DUKET QE U PELQN TE KETE RREMUJE DHE JO ZBATIM LIGJI,SE LESHTU DONTE SALIU,PER TE VJEDHUR ME REHAT.
Kur e keni, thoni pse e kemi?!?! Kur se keni, te cani derrasat.. S’ju merret vesh o popull.. Doni rregull dhe estetike por s’ju vjen nga qielli.. Raportoni, dhe rregullohet.. Per c’fare fuksi e keni fjalen?!?!
Sa me shume foto aq me pak legen rrugve . Le te na quajne spiune no problem
duket qarte qe jane shkrep nga vet policia…i njejti aparat plus gjobvenesi i pranishem ose gjobe tashme e konsumuar… fotot supozohet te jene nga qytetaret para se te mberrijn organet
Ah mor popull i mjere qe u ve epitete cdo gjeje qe del ne kundershtim me perfitimet personale. Merrni modelin europian, amerikan etj… si kujtoni se vendoset rendi duke qene se nuk mund te kete nje polic per cdo 2 meter? Nuk ka se si te jete spiunllik kur nje qytetar zbaton ligjin, ate ligj per te cilin ai qytetar eshte zotuar ta zbatoje qe nga momenti qe eshte pjesetar i nje shteti dhe rrjedhimisht ka pak vizion te kuptoje qe vetem me zbatimin e ligjit, mund te funksionoje mbajtja e rendit.
Nje rruge ne lagjen ku jetoj une, ka 2 vjet qe eshte bllokuar per t’u perdore si vendparkim makinash per lokalet perreth. Pra ajo rruge tashme eshte inekzistente sepse bizneset qe e rrethojne kane nevoje per nje parkim qe u prish pune te gjithe banoreve te lagjes si ne kohe ashtu dhe ne hapesire. Apo mendoni se eshte me mire ta mbajme gojen mbyllur dhe le te sundoje ligji i xhungles? Turp!! Injorance pa kufi!!!
sh bukur
Si kujtoni ju komentues qe do te vendoset rregulli ne Shqipri duke ju lutur shoferve te qe te zbatojn rregullat e parkimit.Me vjen keq per kulturen e dobet te disa komentuesve qe I quajne qytetaret Shqiptar spiuna. Jetoj ne Angli prej 15 vjetesh,dhe ndodhe e njeta gje. Ne fillim te rruges per te shkuar tek shtepija ku jetoj eshte nje tabel, ku shkruhet [ kujdes komshiu po te vezhgon] dhe kjo tabel ndodhet ne shumicen e rrugeve te Anglise. Keshtu vendoset rregulli kudo duke denoncuar padrejtesite. Urime policise per punen qe po ben.
nje njeri si ty o flamur i kpt t gjitha ato cka po ben rama se keta thon eshte i keq pse na beri t paguajme dritat rast personal 1 milion t vjetra kisha per me i pagujt per as nje cast nuk ezitova me i pagujt nuk jam as i pasur po njerzit e trash e duan t bejne si ju do qejfi t therin ke te duan t vrasin ke te duan dhe kshu ndihemi mir ne shqiptaret edhe pastaj pershperitim neper buz sa mir iishte ne germany apo diku tj pse mo si eshte bere kjo germany apo angli me disa rregulla t rrepta dhe me disa shembuj t cilen rama po e ben ngadal jo ne nje menyr efikase po mjafton inisiativa njs gjthm i zgjuari argumenton me zgjuarsi si ne rastin tuaj zoti flamur
ah, cfare do behet ne vere me kete aplikacionin.
Sikur te kishte edhe video do kishte jo vetem denoncime per parkime te gabuara, por edhe gara me makina e motora me targa e pa targa ne rruget e shqiprise.
Ky app eshte vetem per android? Ku mund ta gjejne personat qe kane ios mobile. Thnx
Spiunlleku mban shtetin.Ligj i domosdoshem i cdo lloj shtetit demokratik kapitalist apo komunist.