Teherani, thirrje për kryengritje në Arabinë Saudite

17 Maj 2015, 20:58Politika TEMA

Ajatollahu që udhëheq lutjet e së premtes në Teheran, së fundi ka shprehur habinë e tij pse sauditët nuk ngrihen kundër regjimit të tyre.

“Ju e lexoni Kuranin me orë të tëra, sa nga mesazhet e tij arrini t’i kuptoni? Pse nuk e shprehni urrejtjen tuaj drejt qeverisë shtypëse? Pse rrini të heshtur?”, është cituar të ketë thënë Movahed Kermani, nga agjencitë e lajmeve të Iranit.

Kleriku shiit i vijës ekstreme e ka akuzuar qeverinë sunite saudite, që ai ka thënë e konsideron veten “boshti kryesor i botës islamike”, se po kryen krime gjatë sulmeve ajrore në Jemen.

Tensionet janë thelluar dhe ka një eskalim të retorikës ndërmjet rivalëve rajonal rreth fushatës ajrore saudite kundër rebelëve shiit, Huthi në Jemen.

Arabia Saudite e akuzon Iranin se po armatos Huthit, ndërsa Teherani hedh poshtë akuzat duke thënë se ata vetëm po ofrojnë përkrahje politike dhe humanitare.

Zyrtarët iranianë i kanë dënuar sulmet ajrore dhe i kanë akuzuar sauditët se po vrasin njerëz të pafajshëm, përfshirë edhe fëmijë.

Lideri suprem iranian, Ali Khamenei, e ka përshkruar fushatën ajrore sunite si “gjenocid”, derisa komandanti i Gardës Revolucionare islamike (IRGC), Mohammad Ali Xhafari, ka thënë se sauditët po shkojnë hapave të Izraelit duke kryer sulme ajrore në Jemen.

Në fillim të kësaj jave, një ligjvënës iranian, Aleaddin Borujerdi, ka thënë se mbreti saudit, Salam është tradhtar i Islamit.

Mohavedi Kermani, ndërkaq, ka thënë se në disa pjesë të Arabisë Saudite ka “vajtime dhe kundërshtime kundër regjimit shtypës”, ndërsa ka shtuar se kjo megjithatë nuk mjafton.

“Nëse i tërë gadishulli Arabik do të ngrihej dhe të thërriste slogane kundër këtyre shtypësve, atëherë fati i tyre do t’i përngjante fatit të Iranit Islamik (që erdhi në pushtet pas revolucionit të vitit 1979), gjatë të cilit shtypësit u asgjësuan dhe kështu iu dha fund të gjitha veprimeve të tyre kriminale”, ka thënë ai.

Lideri i lutjeve të së premtes në Teheran, gjithashtu, ka thënë se dy vendet më të shenjta të Islamit, Mekka dhe Medina, duhet të lirohen nga “shtypësit”.

Gjatë ditëve të fundit, disa protesta të nxitura nga shteti, janë mbajtur në qytete të ndryshme në Iran kundër bombardimeve në Jemen.

Ndërkaq, javëve të fundit, mediat iraniane kanë raportuar se besimtarët kanë thirrur slogane kundër familjes Saud që e udhëheqë Arabinë Saudite, si “vdekje Al Saudit”, pas lutjeve të së premtes në disa qytete, përfshirë Teheranin dhe Qomin.

16 komente në “Teherani, thirrje për kryengritje në Arabinë Saudite”

  1. Zigur Qarri says:

    Perderisa ka fraksione mbrenda nje feje,tregon se nuk jan as me shume dhe
    as me pak se partite politike.Sunitet saudite,kan po te njejtin drejtim politik konservativ ashtu si Bota ortodokse,ndersa sheitet kan ngjashmeri
    me Boten protestante,diferencimi ekonomik eshte po i njejte.

    1. Qari says:

      Ku ka te drejte ka
      Kesaj ralle foli sh mire Irani
      Po ska ca te bej me shume , kaq e ka hapin . amerika po e mbeshtet sh familjen mbreterore , po fundi eshte i qarte do kene te njejtin fat si shume diktatore .

  2. Moisi Golemi says:

    O gazetare analfabete kosovare. Jo “derisa”, por “ndersa”.

  3. Aleks says:

    Kjo fe njef vetem lufte, urrejtje, pabesi, pedofili dhe mbjell injoranc

    1. .... says:

      kurse feja krishtere njeh vetem luftra boterore sic eshte lufta e pare dhe e dyta,si dhe lufta e ftohte,mos te flasim perpara ketyre lufterave se nuk del mire feja krishtere,dhe sa per freskim truri o aleks ortodoksi,jane ortodokset e tu ata qe rrezuan aeroplanin me 300 vete ne bord ku 80 prej tyre ishin femije,edhe ato viktimat ishin krishter nga hollanda te vrare nga ruset e kulturuar krishter,mos flasim per luften ne ukrahine qe deri tani kan humbur jeten mbi 10 mije njerez dhe shkaterrimin ekonomik i pa imagjinushem,prandaj edhe feja krishtere nuk sjedh vetem kulture lumturi buzqeshje dhe gezim sjedh me shume urretje sesa vet myslimanet,kercenim me arme berthamore bejne krishteret rus debil aleksi,rrofte lufta e trete boterore qe mos te ket me as krishter as budista dhe as myslimane,se na keni care trapin duke thene feja islame sjedh vetem dhune dhe lufte,kurse feja krishtere nuk sjedh lufte por po e filloj quhet lufte boterore,budall.

      1. replay says:

        Po pse ne ukraine lufte fetare te duket ty ?

      2. Aleks says:

        Pervec kryqezatave luftrat e tjera sjan ber per fe o humbamen

  4. billy says:

    Shiat kane vra 300 mije sunite ne Siri(bashari/alawi/sekt shiit) dhe nje milione sunite (qe nga 2006)ne irak deri tani dhe keta ankohen per njemije huthi ne yemen ku teteqind kane qene luftetare…lere pastaj kur flasin per regjim shtypes…

  5. luani u.s.a. says:

    Kete fejen muslimane Shite Iraniane e kan edhe Gjakovaret ne Kosove….!

  6. tfgs says:

    o ZIKEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE,drejtohu thirrjes se birazereve,shko ne lufte allahu ju therret…………zbrazni shqiperine!

  7. basilius says:

    Moisi, jane disa ndajfolje qe perdoren gabim ne shkrimet e gazetarve te Kosoves. Nuk e kuptoj perse ndodh kjo.

  8. albano says:

    O pall aleks. Pedofilin e keni ju ortodokset e greqis. Se priftat kan dal te ghith gay .hoxh asnjeri. Gezuar 17 majin ylber greqie

    1. Aleks says:

      Nuk e mohoj qe la prifterinj pedofil apo pederast, vec se feja e krishter e denon ket sjellje.
      Kurse ju keni profetin pedofil due gjakatar dhe shembullin e tij ndiqni

  9. demokrat says:

    Ruset po lezivin guret e fundit, Ajotollahet e Iranit te cilet pasi pasi i pajisen me armet te cilat i mbanin peng edhe pasi kishin nenshjraur kontrate, per te levizur cmimin e ulet te naftes, te cilen Arabia Saudite po e mban ne nivele me te cilat Rusia e Putinit dhe Irani i Ajatollaheve do te kene shume te veshtire ti mbijetojne per nje periudhe me teper se 1 vjecare. Lufta me cilen Putin po kercenon Europen, nuk mund te behet pa burimin e vetem financiar.

  10. Dalai Lama says:

    Vetem Budizmi e shpeton Boten dhe Shqiptaret. Historia e lashte e Shqiptareve eshte Budizmi paqesor dhe tolerant. Jashte besimet nga Lindja e Mesme.

    1. Aleks says:

      Vetem Buda mungon ketu se budallenj kemi plot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje