Prokurorët vazhdojnë të jenë të “zhytur” me kredi. Pas vitit 2005, ata kanë përfituar kredi lehtësuese, të cilat vazhdojnë t’i deklarojnë për çdo vit, në ILDKPKI.
Sipas vëzhgimit të gazetës Shqip, rezulton se personat që ngrenë akuzat në emër të shtetit kanë kursyer shumë nga pagat e tyre apo të bashkëshorteve, apo edhe nga dhënia me qira të disa ambienteve.
Kështu, Adriatik Llalla ka deklaruar në vitin 2014 një llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë për shumën prej 1 milion lekësh. Ndërkohë, ka edhe një llogari prej 100 mijë lekësh. Ka gjendje kesh 2 milionë lekë të kursyera nga të ardhurat nga paga apo nga qiraja e banesës, shtesa për vitin 2014 ka qenë 1.5 milionë lekë. Duke qenë se më parë ka drejtuar ILDKPKI-në, Llalla është treguar i kujdesshëm në deklaratën e tij, ndërsa thotë se të ardhurat e tij neto nga paga si kryeprokuror dhe zv.kryetar i bordit drejtues të Shkollës së Magjistraturës janë 1.9 milionë lekë. Të ardhura neto nga paga e bashkëshortes përgjegjëse sektori pranë IKSH-së janë 813 mijë lekë, ndërsa të ardhura neto nga dhënia me qira e një pjese të banesës për vitin 2014 në shumën 1 milion lekë, raporton “Shqip”.
Drejtuesi i komanduar i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Adnan Xholi, ka deklaruar në 2014 si kursime 108 mijë lekë. Ka pasur kursime nga paga si pedagog në një universitet privat 62 mijë lekë, kursime nga paga e bashkëshortes prej 253 mijë lekësh. Vazhdon të shlyejë kredinë prej 5 milionë lekësh të marrë në vitin 2006 me interes 3 për qind për një afat 25-vjeçar me këst mujor 23 mijë lekë.
Ndërkohë, drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha, ka shtuar gjendjen kesh për vitin 2014 në shumën 10 mijë euro. Burimi ka qenë të ardhurat nga dhënia me qira e lokalit. Ka deklaruar të ardhura nga paga si drejtues i Prokurorisë së Tiranës 1.9 milionë lekë, të ardhura si anëtar i Këshillit të Prokurorisë 40 mijë lekë. Fusha ka deklaruar të ardhura nga qiraja e lokalit në Mjuth Bathore në shumën 60 mijë euro. Ka shlyer 28 mijë euro një kredi, ndërsa i kanë mbetur 60 mijë euro. Ka shlyer edhe një kredi dhe kartë krediti në shumën 689 mijë lekë, mbetur gjendje detyrimi 3.7 milionë lekë.
Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci, prokurori që u përmend nga Tom Doshi si një nga komplotistët e tij, ka deklaruar se ka blerë një apartament banimi 169 metra katrorë. Ai e ka përfituar nga shkëmbimi i pasurisë me një person. Për shkëmbimin e kësaj prone, ka kaluar apartamenti i tij me sipërfaqe 82 metra katrorë në Tiranë, si dhe shuma prej 7.2 milionë lekësh. Nga kjo shumë, 4.4 milionë dhënë në vitin 2014. Ka deklaruar të ardhura nga paga 2 milionë lekë dhe të ardhura nga paga e bashkëshortes si nëpunëse Bashkia Tiranë 577 mijë lekë. Vazhdon të shlyejë kredinë prej 5 milionë lekësh, e marrë me interes të ulët, me këst mujor 23 mijë lekë.
Zv.drejtuesi i Krimeve të Rënda, Blerim Tominaj ka deklaruar kursime nga pagat 184 mijë lekë, rroga si prokuror 1.7 milionë lekë dhe rroga e bashkëshortes 478 mijë lekë. Ndërkohë, ka përfituar 140 mijë lekë nga qiraja e lokalit. Vazhdon të paguajë huan që ia ka marrë kunatit, ku për vitin 2014 i ka dhënë 10 mijë euro. I kanë mbetur për të paguar edhe 77 mijë euro.
Ndërkohë, zv.drejtuesi më i ri i Prokurorisë së Tiranës, Henrik Ligori, ka deklaruar kursime nga të ardhurat 900 mijë lekë, ndërsa ka edhe një shtesë likuiditetesh në llogari rrjedhëse 2 milionë lekë. Ligori ka shkruar se ka fituar të ardhura nga paga 1.7 milionë lekë, honorare shkolla e magjistraturës 138 mijë lekë, honorare nga shkolla kombëtare e avokatisë 30 mijë lekë. Ka deklaruar të ardhura nga bashkëshortja 997 mijë lekë, ndërsa ka paguar 5 mijë euro nga një kredi prej 15 mijë eurosh për blerjen e automjetit në vitin 2012.
Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Tiranës ka deklaruar në vitin 2014 mbylljen e një llogarie në lekë dhe hapjen e saj në euro për rreth 5 mijë euro. Ka para të kursyera 900 mijë lekë. Ka deklaruar gjithashtu edhe pagën rreth 1.2 milionë lekë, si dhe pagën prej 1.3 milionë lekë nga paga e bashkëshortes në Kryeministri. Ai ka fituar 72 mijë lekë nga këshilli i prokurorisë, ndërsa vazhdon të paguajë kredinë shtetërore për strehim prej 5 milionë lekësh që mbaron në vitin 2025.
Une nuk e kuptoj kete shfajsim qe bejne prokuroret,politikanet etj,me termin- Kame marre Kredi,edhe me interes zero,ok.Keto para do kthehen mbrapa,cdo muaj,dhe keta persona i paguajne rregullisht.Por si ka mundesi qe nje pjese te rroges e paguajne kredi,paguajne per femijet shkollat,ushqehen,shpenzime te tjera etj(po i heqim shpenzimet e luksit,udhetime,pushime, etj) dhe ketyre i del.A e dini se gjyqtaret,prokuroret kur ikin ne Turqi per pushime,i bien nga Prishtina,shkojne aty me makine pastaj me avian per Antalya,per te vetmen arsye qe mos te shenohet ne sistemin TIMS qe po shkon ne Turqi,por per Kosove.,Me arsyetimin qe bejne ato,ne muaj jetojne me 2000 leke te vjetra.Nuk e kuptojme pse ne Albanistan,eshte kaq e pamundur te denohen per korrupsion,qe eshte super sheshit.Gjyqtari me i “ndershem” ne Shqiperi ka minimum 1 milion euro,dhe ne vazhdojme bejme lloqe+seminare,workshope dhe futja pordhes.Edhe Rilindja e menderosi kete pune.
boll qe KLD ti qepet ilir bllokut,dhe emigracioni do rritet 100% brenda dites?kur te marrin vesh bilionat e kokelopes se skraparit kryehajdutparlamentarit i cili partine e ka bere si nje biznes fason stermadh
Ky eshte nje krim i madh dhe kur e kryen kete prokurori atehere drejtesia ka vdekur dhe vendi eshte varrosur.
Mbytur ne borxhe te shkretet! Sa keq po me vjen…
Zhytur ne borxhe per te lare ne lavatrice kredie parate e vjedhura nga hallexhinjte dhe kriminelet njekoheisht.
Kane dhe ata rrethin e tyre,veshtire te depertosh.
I di populli i shkrete, i thot, por kujt ja thote, skalpin e kokes ja hoqen ketij populli, ne mjekesi, arsim dhe gjykata, po kush do vere dore dhe t’u thote ndal ketyre hajduteve ordinere, qe nuk u llogariten leket qe i vune ne kurrizin tone,pasuri dhe para te pallogaritshme. me te drejte lind pyetja kush pra,cohu prokuror nga gjumi cohu, boll fjete.
vereni me kujdes familjaret, te afermit, femijet ,miqte etj te presidentit ,deputeteve , prokuroreve ,ministrave,gjyqtareve ,kryetareve te bashkive e komunave,bankiereve jane keta klanet sunduse ne shqiperi tek te cilet eshte perqendruar pushteti politik dhe ekonomik,pa u shkaterruar ky sistem mos prisni progres e permiresim te jetes
Ne gjermani, presidenti i federates gjermane dha doreheqjen vetem pse e shoqja kishte marre ne nje banke nje kredi ma interes te bute
Mos u tallni me njerezit. Prokuroret e Edi Rames & Ilir Metes jane te krimbur ne para te padrklaruara!
qen bir qeni gjithe bijt e shqipes ,se ne perenndim nuk ka borxh me interes zero siper nenpunesit , zyrtaret e varfanjaket !
Ky Llallaniku, i ka raportuar te ardhurat nga lokal Bliri, tek rr. ambasadave?
PROKURORET DHE GJYQETARET JANE NENA E KRIMIT,TE KRIPUR NE PARA TE KORRUPSIONIT, KANE NGA KATER SHTEPI DHE AKOMA MARRIN KREDI SI TE PASTREHE ME DOKUMENTA TE FALLSIFIKUARA……….COGLIONI……
Po edhe ju Tema e beni mut krejt, nje here me lek e nje here me ero Ku doni i bani me te reja e ku doni me te vjetra shumen e lekeve.Po pastaj kujt i interesojn rrenat,apo ky popull te tilla lajme don .Pse sbeheni te lire dhe shkruani pa interesa, kjo nuk eshte gazetari as shtyp i lire ……