Ekipi kundërshtar është ai që shkatërroi Shqipërinë dhe si të tillë nuk mund të ndërtojnë Tiranën. Kështu u shpreh kandidati i ASHE për Bashkinë e Tiranës Erjon Veliaj në vijim të bashkëbisedimeve me qytetarët në kuadër të zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit.
“Këta janë i njëjti ekip që shkatërroi Shqipërinë. Ekipi që e shkatërroi nuk mund ta ndërtojë Tiranën. Reforma e pensioneve bëri që 200 mijë veta që do ngeleshin pa pension të përfitojnë.
200 mijë veta në fshat siguruan pensionin e tyre falë amnistisë që bëmë. Të ishte për këta do kishin ngel me zero lekë në xhep.
Asnjë shans për ata që e shkatërruan Shqipërinë, për ata që e shkatërruan Tiranën. Ky është momenti për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur”, tha Veliaj gjatë takimit të zhvilluar në Kashar.
Duke paraqitur projektet dhe planin që do të përdorë gjatë katër viteve të qeverisjes së tij, Veliaj ka theksuar se i gjithë koalicioni i majtë u shërben të gjithë njerëzve me drejtësi, pavarësisht bindjeve politike.
Sipas tij kjo ka qenë arsyeja përse FRD e drejtuar nga Bamir Topi dhe PDIU e drejtuar Shpëtim Idrizi, dy njerëzit më të djathtë të së djathtës”,bënë koalicion me Partinë Socialiste në këto zgjedhje
“Në 1 vit ne bëmë 31 mijë legalizimi. Ne kemi një zgjedhje fantastike ku kemi treguar se nëse punojmë na ecin punët shumë mirë.
Këta i ndanin njerëzit në të majtë dhe në të djathë. Ne nuk do ta bëjmë, sepse ne 3 milion veta jemi e nuk mund ti përçajmë njerëzit. Ne kemi sjellë një model tjetër.
Unë jam nip veteranësh dhe jam shumë i ndërgjegjshëm se kur detyra kërkon diçka nuk mund ti ndash njerëzit. Ne edhe të djathtëve u shërbejmë më mirë dhe më drejtë.
Ndaj për çfarë i doni ata. I gjithë koalicioni ynë u shërben njerëzve më drejtësi, ndaj dhe dy njerëzit më të drejtë të së djathtës, më të djathtët, Bamir Topi dhe Shpëtim Idrizi erdhen me ne sepse ne jemi drejtimi i duhur.
Ndaj dhe të gjithë të djathtët duhet të vijnë në drejtimin e duhur“, tha ai.
Më tej Veliaj ka theksuar se çdo njeri duhet gjykuar për punën që ka bërë më parë.
“Secili njeri duhet të gjykohet nga puna që ka bërë përpara. unë do të gjykohem nga puna si ministër ashtu si Lulëzim Basha duhet të gjykohet nga puna në bashki.
Ai ka qëndruar vetëm 1 ditë në bashki, rri në Hollandë. Ne do ta çojmë tiranën në drejtimin e duhur.
Partia Demokratike po shet një model suksesi që nuk ekziston. Këta na thonë na provoni edhe 4 vite për këta modele suksesi që nuk ekzistojnë.
Ne nuk duam 4 vjet gallatë, ne duam 4 vjet punë dhe një kryetarë bashkie që është 24 orë në punë në 7 ditë të javës.
Asgjë nuk do të ndryshojë për shërbimet sepse shërmbimet e bashkisë do vijoni ti merni këtu në Kashar”, tha Veliaj.
Duke folur për furnizimin me ujë të banorëve, Veliaj është shprehur se edhe pse janë disa punonjës bashkie të pununësuar në ujsjellës, ata nuk shkojnë në punë, por rrinë gjithë ditën nëpër mitingjet e Partisë Demokratike
“Këta marrin rrogën dhe nuk shkojnë në punë. Sepse në një vend i dyti në botë për burime ujore nuk shkojnë në punë por shkojnë gjithë ditën në mitingje.
Ndaj në bashkinë e re kush është për punë do të punojë 24 orë për ujësjellësin e për çdo punë tjetër, ndërsa kush është për mitingje le të shkojë e të rrijë 24 orë atje. Florenc Hoxha ka sjellë shumë probleme për Tiranën.
Unë nuk punoj me gangstera apo me njerëz të cilët nuk punojnë. Ne na duhen në bashki njerëz që kanë vullnetin dhe dëshirën të punojnë”, tha Veliaj.
Ata u bashkuan me ty se jane bythlepires! Kete gje e kupton edhe nje kalama! Po te ishin aq te paster, le te dilnin vete ne zgjedhje dhe ky milet ti votonte!
te gjithe e kemi kuptuar se kush jane pd-istat, njerez te deshtuar qe o s’duan, o s’dine, po rezultati eshte se nuk kane bere asgje. Nuk kane me shanse te vijne ne pushtet, se dy zgjedhjet e fundit vetem permes skemave manipulatore erdhen ne pushtet, tani jo e jo qe s’ka me asnje mundesi.
Po historikisht, njerzit qe kane qene demokrate te vertete, jane larguar nga ajo parti qe vetem demokratike nuk eshte, se ka shtypur cdo ze kritik, qe nuk binte dakort me politikat e veta diktatoriale. Pse u largua Topi, Besnik Mustafaj, Sokol Olldashi i ndjere, etj etj.
Ne keto 2 vjet, aleanca e majte ka qene ne unison per reformat decisive per te ardhmen e vendit dhe ka dhene shembullin dhe modelin me te mire te qeverisjes, prandaj mbeshtetja edhe keto zgjedhje shkon per te majten, qe po punon per ta bere Shqiperine.
@fllanza,
Lexova fjalimin e Veliajt me vemendje e me ben pershtypje se flet per Bashen, flet per kundershtaret politike, per Bamr Topin…dhe e vetmja gje qe nuk flet kerkund eshte programi qe ka per Tiranen
Ky kerkon voten dhe thote do ta bej me mire, po nuk thote se çfare do bej, sa do bej, kur do ti bej, si do ti bej, sa do kushtojne projektet, si do ti financoje?!!! Te flasi konkretisht ne menyre qe te dijme te gjykojme mbi aftesite e tij dhe stafit, mbi vizionin qe kane, pasi deri tani vetem llafe boshe po degjojme, asgje konkrete!
Ky harron se nuk eshte hapur ndonje konkurs se kush flet me bukur. La nam duke dale per dite rrugeve e perqafon kush ti dali para sikur i ka mare malli. Boll me mashtrime.
Kur i erdhi rradha Erjon Velise, ketij reckamanit te droguar nga Kucova qe thote qe ka shitur fiq te beje ligjin ne Tirane, u permbyste bota dhe ai idioti qe e ka zgjedhur per kete pune. Shko qi…u o nastradin nentedhjete e nentesh!
Nje nga dy njerezit me te drejte te se djathtes qenka Shpetim Idrizi!!!
Filloi edhe Erioni nga barcaletat tani…
As ju nuk mund te rregulloni Tiranen ,qe Rama e betonizoje ne cdo cep !!!!!
Po sicili duhet gjykuar nga puna qe ka bere: shpetim idrizi i regulloj punet e cameve,apo Jo,tha doreheqje per rezoluten apo Jo?
Kurse per ate idiotin tjeter ma mire mos te flasim,se edhe bab en te veta e la!
Kjo gare per Bashkine e Tiranes asht nji gare e lehte dhe e kuptueshme sepse ekziston kontrast kanonjor i thelle ndermjet te majtes dhe te djathtes.Nuk mund te qendiset ma bukur se sic e pershkruan pa i luajtur as piken as presjen kandidati Velija.Se koalicioni i majt i sherben te gjithve njisoj qofshin te majte apo te djathet.Ne nuk do percajme 3 miljon shqiptare.Po dhe te dajthteve do i sherbejme me mire dhe me drejt.
Gara do ishte teper e forte nese dhe te djathtet do kishin pikpmjen iden per ti sherbyer te gjitheve barabar me mire dhe me drejte.E djathta e Topit asht prespektiva e te djathtes Shqiptare.Sepse bazohet ne rimekembjen e perparimin e vendit ne sherbim te mbare popullit.Kjo asht startegjija e pluralizmit.Ndersa taktika e cdo partie asht programi i saj per iden e zhvillit te vendit.E djathta e Berishes trasheguar dhurate Bashes asht e djathte per regres,rrenim,shkatrrim,percarese me idena ngrirje buzeqeshjesh ne buze dhe me zhvillim galopant te korrupsionit,krimit dhe mohimit te historise pjeses ma kulmore te lavdise se gjithe historise se kombit Shqiptare te udhehequr nga i pa vdekshmi, nderi dhe krenaria e jone,Skenderbeu.
topi eshte tradhetar kurse idrizi me ju ka qen tere jeten o veli.
ti edhe ata te dy jeni bisht qeni
Ekipi I cili renoi shqiperin e eshte ekipi I Rilindjes se Koruptuar ! Eshte per arsye se ne 2 vjet shqiptaret jane bere dhe flasin me vete nga gjendja e mjerueshme e cila ka mberthyer per fyti cdo shqiptar! Ata qe renuan shqiperine per 50 vite ne kohen e komunizmit kane gjetur paqen e tyre shpirterore te bijt e tyre Rilindas dhe sot moderi I tyre triumfon serisht per fatine keq te shqiperoise dhe shqiptareve kudo qe jane ! Ky kerkon qe te behet me I fort duke sulmuar me shpifje nderkohe qe 300 mij shqiptare sot jane te papune !
Qytetarja tregon nje p[rej qindar mijra ndihmesave njerezore dhe te dhimbshme qe Halim Kosova ka bere ndaj qytetareve ne cdo cep te shqiperise ! Eshte nje deklarat e cila eshte mese reale dhe tregon mizoritetin e Rilindjes ! Eshte Paturpesi per shtetin qe ben gjera te tilla dhe sot meane ten je kandidati falco vjen dhe ben aktimr politike ! Zogu ka marre persiper ta fus ne pune dhe doshta do e beje pasi I duhet nje leve tjeter per te mashtruar njerzit !
Pse injorante do ngeleshin ghithe jeten Topi me Idrizin ? Nuk do kish kuptim jeta e tyre pa kaluar testin e ylberit !
Eri mos u mburr me Idrizin se eshtd turp.
Halimi flet per lindjet dhe pjelljet ti flet per pensionet dhe per legalizimet.
Historia nuk fillon me ty personalisht si Erion. Je kandidat i nje partie qe ka dhene kontribut te lavderueshem (jo kryesor)per grabitjen e prones, asnjehere nuk e ka patur ne programin e saj trajtimin e saj dhe sot mburret me te madhe se po legalizon grabitjen e prones, nderkohe qe ne qytete familjet qe jetuan ne shtepite e ish pronareve dhe paguan qira shtepie per 50 vjet, mbeten me gisht ne goje me nje kredi qeshareke per te qare me shume se sa per te qeshur,fale ligjeve te partive dhe bashkive 25 vjecare.
Thua qe njerzit gjykohen per ate qe kane bere!!
Cfare kane bere keta “me te djathtet e te djatheve” qe kane qene per shumicen e viteve ne pushtet me partine qe mbronte interesat e te djathteve??!! Per ke po flet?
Thua qe “ne te djathteve u sherbejme me mire dhe me shpejt” kete e besojme se e shikojme, pavaresisht se jemi te bindur qe jo vetem shumica e popullit por edhe ju bilbilushet e politikes nuk e keni haberin se cfare do me thene i ” majte dhe cfare do me thene i “djathte? me kuptimin e vertete te fjales.
Ju kujtoni se jeni duke folur me Lymin e Tutit nga bregu i lumit
Ti nuk e ke arritur ate por pyete shefin tend , ai e di pak me mire se ty, une besoj se ai ishte me i besueshem se sa ju.