ASHE prezanton kandidatët në Devoll e Kolonjë/Rama: Oferta e SHQUP, rikthim tek anarkia

17 Maj 2015, 11:22Politika TEMA

“Ka një ndryshim të madh mes nesh dhe koalicionit të PD-së. Ata duan vetëm luftë, sherr, konflikt, sharje, shpifje, baltë, rrëmujë, rrumpallë.

Kurse ne duam që në këto zgjedhje, populli t’i japë mbështetje kandidatëve që ne kemi zgjedhur, në mënyrë që së bashku me ta, ne, investimin tuaj me votë ta kthejmë në punë, punë dhe vetëm punë.

SHQUP-i thotë se ka një ofertë të re, por ajo nuk është gjë tjetër veç avazit të vjetër, që të kthehemi përsëri tek taksa e sheshtë, të kthehemi përsëri tek anarkia me energjinë elektrike, të kthehemi përsëri matanë 23 Qershorit të 2013-s.

Ndërkohë që vendimi sovran i popullit më 23 Qershor është “mjaft me atë avaz të vjetër, është koha për të ecur më shpejt drejt rilindjes”.

Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të kandidatëve të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për bashkitë e Kolonjës dhe Devollit, ndërsa iu përgjigj edhe deklaratave të kreut demokrat Lulzim Basha për ofertën e Partisë Demokratike.

Duke prezantuar kandidatin e Kolonjës Arben Malo, Rama tha se kandidati i propozuar nga PD, Viktor Duro është një nga përgjegjësit e shkatërrimit të madh që i është bërë pasurisë së kësaj zone dhe të këtij qarku, që janë pyjet e mrekullueshme të Kolonjës.

“Në këtë bashki nuk ka garë, sepse s’mund të ketë garë midis kandidatit të mbështetur nga ne dhe një “pyjengrënësi” që ka sjellë këtu SHQUP-i. Unë kam besim se jo vetëm socialistët, të angazhuar në të dy partitë tona, por të gjithë kolonjarët duhet ta refuzojnë këtë lloj propozimi. Edhe demokratët e Kolonjës duhet të votojnë Arben Malon, për të bërë punë për Kolonjën”, tha ai.

Rama theksoi se duhet të jetë shumë e qartë se Arben Malo nuk është kandidat i LSI-së, por është kandidat i PS-së dhe i LSI-së.

“Sa ç’është propozimi i LSI-së, aq është edhe mbështetja 100 për qind e Partisë Socialiste, sepse PS dhe LSI janë dy parti, por janë një forcë e vetme, janë forca që udhëheq Shqipërinë në drejtimin e duhur dhe që ka barrën e një transformimi të madh, i cili ka filluar në këto 18 muaj”, vijoi Rama.

Kryeministri u shpreh se “ky është një transformim të cilin qytetarët e kanë ndjerë dhe kanë mundësinë ta prekin”.

“Qeveria në Tiranë i ka kthyer sytë edhe nga Erseka, edhe nga Kolonja dhe ashtu siç kemi bërë në këto 18 muaj, duke financuar fillimin e një rilindje urbane, edhe këtu do të vazhdojmë për ta çuar frymën dhe erën e rilindjes në çdo cep të bashkisë së Kolonjës”, tha ai.

Kryeministri u ndal edhe te rruga që lidh për më pak se gjysëm ore Kolonjën me Korçën, që sipas tij, “ka qenë një tallje e madhe e qeverisë së shkuar, me shirit, me gërshërë dhe me daulle, për t’ju marrë mendjen, për t’ju marrë votën dhe pastaj për t’ju lënë siç ju lanë gjithë ato vite, pa asnjë investim, pa asnjë vëmendje”.

 

Sipas tij, këto 18 muaj kanë treguar se ne do të ecim më shpejt drejt rilindjes.

“Sigurisht që nuk jemi në destinacion akoma. Është një rrugë e gjatë, është një rrugë e vështirë, është një rrugë që kërkon mund e këmbëngulje, është një rrugë që kërkon solidaritet të madh, për të kuptuar që gjithë ato plagë që ne i gjetëm të hapura në trupin e Shqipërisë duan kohën e tyre për t’u kuruar. Por këto 18 muaj kanë dhënë provën e pakundërshtueshme se në çdo sektor ka filluar kurimi i plagëve dhe ne jemi në drejtimin e duhur”, tha ai.

Ne e dimë shumë mirë që reformat janë të dhimbshme, tha Rama, por një gjë është e sigurt, që reformat japin rezultat, që masat që i shoqërojnë bëjnë sukses.

“Nuk është qëllimi në vetvete reforma e energjisë, por është një reformë që na jep mundësinë që të mbyllim një gropë të madhe borxhesh, ku rrezikonim që të zhyteshim të gjithë, bashkë me këtë vend. Kështu mund të themi për të gjitha reformat”, tha Rama.

Ai siguroi se “vota për Arben Malon është një investim që qytetarët do të bëjnë në 5 minuta, për të siguruar që në katër vitet e ardhshme, transformimi i saponisur të jetë shtrirë në të gjithë bashkinë e Kolonjës.

Gjithashtu, Aleanca për Shqipërinë Europiane ka prezantuar në Devoll kandidatin për kryetar të kësaj bashkie Arben Qaja.

Kreu i LSI-­së, gjatë fjalës së mbajtur para qytetarëve të Devollit, u ka kërkuar të votojnë Qajen për një transformim rrënjësor.

Devolli i Dritëroit meriton më shumë. Votoni Qajen që të përjetohet transformim rrënjësor. Të zhvillojmë projekte punësimi. Të rritet prodhimtaria e fushës së Devollit”, tha kreu i LSI­-së.

Meta premtoi edhe një qendër grumbullimi për prodhimet me mbi 4 mijë tonë. “Së shpejti një qendër grumbullimi me mbi 4 mijë tonë. Bashkia e re e Devollit i jep zhvillim të integruar zonës”, tha ai.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama tha gjatë prezantimit të Qajas se në Devoll është shumë e prekshme pamja e rrënimit prej vitesh, duke akuzuar kreun aktual të Bashkisë së Bilishtit se nuk ka sjellë projekte.

Këtu prekim po atë pamje të rrënimit prej vitesh. Një shesh një udhëkryq mes rrënojave. Në 18 muaj kreu i bashkisë Bilisht nuk ka sjellë projekte. Asnjë kryetar i bashkisë nga PD nuk ka sjellë asnjë projekt, zero. Vota për problemet që lidhin familjet me bashkinë”, tha kryeministri.

11 komente në “ASHE prezanton kandidatët në Devoll e Kolonjë/Rama: Oferta e SHQUP, rikthim tek anarkia”

  1. K. Mehalla says:

    Se sa shume i do Kolonjaret ti zoti Rama, nuk do shkence per te kuptuar kete sentiment. Mjafton te shkohesh harten e qeverise tende te rilindjes per te gjetur nje fakt teper te hidhur, sepse nuk ka asnje minister Kolonjar apo anetar te kabinetit tend nga kjo treve qe i ka dhene kaq shume vendit permes zgjimit te Rilindjes Kombetare.

    Tashme kolonjaret u mesuan me realitetin qeverises qe rilindasit e kesaj qeverie, ashtu si dhe ata te qeverisjes se kaluar, vijne nga Ura Vajgurore e rrethinat e saj me ne krye nastradinin e papare Erjon Veliaj!

    Kolonje e bukur Kolonje shkelqejne bijte e tu kudo ku jane, me mendjet e tyre te ndritura, duan apo nuk duan padronet e radhes se Shqiperise Edi Rama me Ilir Meten!

    1. Taulant says:

      Suksese kandidateve ne devoll dhe kolojne kemi besimin se qeveria ka bere zgjedhje te duhur duke kandiduar figura qe kane aftesine dhe deshiren per tu angazhuar seriozisht dhe per te bere maksimumin per devollin dhe kolonjen, suksese

      1. Erinda says:

        Me vullnetin e mire qe ka qeveria per te bere me shume per keto zona ne lidhje me punesimin…dhe me punen serioze te kandidateve edhe keto komuna mund te zhvillohen shume mire duke i ofruar me shume banoreve dhe duke i rikthyer ne komuna me prespektive per banoret

        1. Igli says:

          Shqupi vetem modele negative ka dhene gjithmone. Kemi besim dhe mbeshtesim kandidaturat per kolonjen dhe devollin me mbeshtejen edhe te qeverise keto komuna mund te transformohen ne komuna me te zhvilluara dhe me me shume te ardhme per te rinjte.

  2. Anisa Kospiri says:

    Se sa shume i do Kolonjaret ti zoti Rama, nuk do shkence per te kuptuar kete sentiment. Mjafton te shkohesh harten e qeverise tende te rilindjes per te gjetur nje fakt teper te hidhur, sepse nuk ka asnje minister Kolonjar apo anetar te kabinetit tend nga kjo treve qe i ka dhene kaq shume vendit permes zgjimit te Rilindjes Kombetare.

    Tashme kolonjaret u mesuan me realitetin qeverises qe rilindasit e kesaj qeverie, ashtu si dhe ata te qeverisjes se kaluar, vijne nga Ura Vajgurore e rrethinat e saj me ne krye nastradinin e papare Erjon Veliaj!

    Kolonje e bukur Kolonje shkelqejne bijte e tu kudo ku jane, me mendjet e tyre te ndritura, duan apo nuk duan padronet e radhes se Shqiperise Edi Rama me Ilir Meten!

    1. genci says:

      Ne kemi besim te kryeministri, te kryetari i partise, i cili eshte i angazhuar per t’i sherbyer cdo qytetari qe kontakton me te, qe i ve ne rresht anetaret e qeverise, per te punuar dhe te njejten gje do te beje me kryetaret e bashkive, prandaj vendoret jane te se majtes padiskutim.

      1. solora says:

        ne e provuam mbi kurriz cdo te thoshte pd-ja ne qeverisje, zaptim, plackitje, kriminalitet, varferim i shqiptareve, pushtet absolut i nje familje dhe te gjithe te tjeret trajtoheshin si skllever, dhe kesaj pd-je kurre me nuk do t’i japim vote.

  3. zerina says:

    oferta e shqupit eshte votomeni qe tju bej naj qoke, se aq dime te bejme, mashtron njerzit me ndihma ekonomike te padrejta, me amnistira para zgjedhjeve, e ua fut sa krahu pjesen tjeter te katervjecarit.

  4. urla says:

    ky eshte koalicioni fitues , ai qe do te mund te ktheje bashkite ne drejtimin e duhur.. shqupistat nuk kane ndryshuar dhe nuk kane per te ndryshuar ndoihere jane op e njeta lloje rrace shpifur

  5. basilius says:

    E sa milion banore ka Kolonja, moj Anisa?

  6. Arti says:

    O Toli Tikes!
    Qe je njemij here me i mire se Beni Adelines, kete e di cdo KOLONJAR. Por nuk je per post drejtues o miku im.
    Intelekti i kolonjarve, duhet te abstenoj zgjedhjet sepse eshte tallje me keto kandidatura qe i ofrohen nga partite.
    Njeri eshte vertet pyjengrenes, por ama tjetri eshte gjithckangrenes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje