Halim Kosova po përdor punonjësit e bashkisë për t’i bërë pyetjet në dëgjesat me banorët e kryeqytetit. Rasti konkret i shfrytëzimit të punonjësve është parë edhe në dëgjesën e zhvilluar me banorët e Stacionit të Trenit dhe Restorant Durrësit, ku një punonjëse dhe një oficer i Policisë Bashkiake dalin përkrah kandidatit të djathtë.
Siç e shikoni edhe në foto, kandidati demokrat pyetet nga punonjësja e bashkisë, Rezarta Aga, e cila, qëndron përballë Kosovës dhe i flet këtij të fundit për mbështetjen që do të ketë në zgjedhje edhe nga partitë e koalicionit të majtë.
“Përshëndetje, quhem Rezarta Aga. Unë e dëgjova atë mbështetjen LSI dhe PS dhe si doktor në sektorin e shëndetësisë unë them që me doktor Halimin e djathta lanë të majtën, të dyja bashkë lajnë fytyrën”, thotë gjatë fjalës së saj punonjësja e bashkisë.
Si të mos mjaftonte kjo, punonjësja e bashkisë që paraditen e saj e shfrytëzon për të shkuar në organizimet e Partisë Demokratike, ajo shkëmben opinione me atë që dëshiron të zëvendësojë shefin e saj aktual, Lulzim Basha.
Nga ana tjetër, Halim Kosova i përgjigjet me të njëjtën mënyrë, duke vijuar aktrimin për sytë e opinionit publik, duke mos i dhënë të njohur, por vetëm duke shkëmbyer lavde dhe bëjnë sikur e dinë se çfarë heqin njerëzit. “Më pëlqen, e pranoj. Se çfarë heqin njerëzit kur e kanë një dorë të vrarë, kështu që, më mirë është me dy”, iu përgjigj Kosova punonjëses së Bashkisë.
Në të njëjtin takim, një oficer policie i Policisë Bashkiake të Tiranës, Tahir Bare, shfaqet përkrah kandidatit demokrat Halim Kosova, duke e shoqëruar atë në takimet me zgjedhësit. Siç e shikoni në foton me rreth të kuq, ku është qarkuar oficeri i policisë që është bashkë me kandidatin e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, përdorja e burimeve njerëzore në të njëjtin takim bëhet në mënyrë të organizuar nga kjo parti politike, që shfrytëzon të gjitha burimet njerëzore që ka për t’i shfaqur në publik si qytetarë, apo për t’i përdorur për të përfituar vota.
Në këtë rast, teksa Halim Kosova vijon takimet e tij elektorale me tregtarë të vegjël ambulant, për mbështetje ka dhe oficerin bashkiak.
Policia Bashkiake shpeshherë është denoncuar nga qytetarët se po ushtrojnë presione të ndryshme në ushtrimin e aktivitetit të tyre, duke i nxjerrë pengesa nga më të ndryshmet dhe se prapa kësaj mësymje ndaj tregtarëve janë po këta oficerë që shfaqen në krah të kandidatit të PD për Bashkinë e Tiranës.
Po keshtu do i gjeje njerezit Halimi sepse nuk i shkon njeri per mbrapa atij me gjithe ato budalliqe qe thote ai. PD-ja filloi nga avazi i vet duke shfrytezuar punonjesit e administrates se bashkise.
Tani qe e kuptuan se kush eshte Halimi, njerezit filluan ta braktisin dhe pd-ja u kthye ne origjine duke nxjerre njerezit e vet neper mbledhje qe te mos duket se eshte bosh.
Gjera tipike te Saliut dhe te Lulit, tani jane gjera tipike dhe te Halimit.
Une e kam ditur nje gje te tille sepse Halimin nuk e do njeri. Ate e kane nxjerre me zor aty. Njerezit nuk e mbeshtesin nje kandidature te tille prandaj dhe nuk i shkojne ne mbledhje.
Halimi eshte nje karte e djegur sado qe te perpiqet qe te ndryshoje imazh me keto mbledhjet me shume njerez qe jane totalisht militante te PD-se dhe punonjes te bashkise qe i nxjerrin ne mbledhje nen kercenimin e pushimit nga puna.
E njejta taktike qe ka perdorur Saliu gjate gjithe kohes qe ka qene ne pushtet. Ai i sillte njerezit nga Saranda dhe nga Shkodra per mitingjet qe kishte ne Tirane.
Shfrytezimi i punonjesve te administrates per qellime elektorale eshte menyra se si kerkon saliu dhe luli qe te fitoje zgjedhjet.
E keni pare se sa pak njerez ka pasur Halimi neper takimet qe ka organizuar ne krahasim me Veliajn. Duke qene se mbeshtetja per Halimin eshte totalisht ne renie, keta kerkojne qe ta mbulojne diellin me shoshe, por nje gje e tille eshte e pamundur.
Le te coje te gjithe punonjesit e bashkise neper mbledhje dhe takime, prape nuk do ti rritet popullariteti sepse ai eshte idiot qe nuk e di se cfare thote.
Ky fenomen ka ndodhur rendom gjate gjithe qeverisje se Berishes ne qerveri dhe te Bashes ne bashki. Aq shume here e perdornin nje marifet te tille saqe filluan ta quanin te zakonshem dhe nuk ju bente me pershtypje. Saliu mbyllte shkollat dhe nxirrte nxenesit neper mitingjet qe ai organizonte.
Tani te njejten gje po e ben me fushaten per Halimin sepse ai nuk di te beje gje tjeter dhe nuk ka menyre tjeter per te mbledhur njerezit.
Prandaj dhe njerezit i vune shkelmin me 23 qershor sepse ishin te lodhur me kete lloj detyrimesh qe ju bente Saliu. Prandaj nuk duhet ta mbeshtesim Halimin sepse do na i detyrojne prinderit qe te dalin me zor neper mitingjet qe do organizoje PD-ja.
Keto taktika e ka perdorur Saliu rendomte ne cdo fushate te tijen. E ka perdorur Luli dhe tani po e perdor Halimi.
Halimi eshte nje ushtar i Saliut dhe prandaj nuk e ndryshon menyren e te berit fushate.
Dhe ky kriminel si Saliu eshte sepse gjithe ate klinike 2.6 milion euro si e beri.
Shikojini more te njejtat fytyra ne cdo takim qe organizon Halimi. Jane te njejtet njerez qe bertasin, te njejtet njerez qe bejne pyetjet, jane te njejtet njerez qe shoqerojne ne cdo takim.
Nje fallcitet qe ta shpif.
Eshte e gjitha nje truk ajo qe po aplikon z. Halimi ne kete fushate. Eshte aq i dobet si kandidat sa pergjigjet dhe pyetjet i meson permendesh paraprakisht. Imagjino kandidon edhe per kryetar bashkie.
Halimi i shkrete as fushate nuk di te beje le me pastaj per te drejtuar qytetin. Tirana ka nevoje per nje kryebashkiak te zotin me vizion e energji, jo per doktorin qe punon me pyetje te gatshme. Mjaft te shohesh gafat qe ben ne cdo takim.
Ketij i kane rene ne qafe. Nuk e kuptoj pse nje force politike si Partia Demokratike kandidoi nje person kaq te dobet per te garuar per Tiranen. Kjo eshte fyerje per te djathtet tradicionale ne Tirane. Halim Kosova me te vertete eshte nje kandidat mjaft i dobet.
PO te gjithe njelloj jane keto, Halimi cuni i Bashes (NIPI BERISHES)
PYETJE, PUNONJESIT E BASHKISE NUK KONSIDEROHEN ME SI QYTETARE?CA JANE KETO BUDALLALLEQE. PSE KETO PRESIN NJEREZIT NGA SHTYPI DHE GAZETARET. NJEREZIT DUAN QE TJU QARTESOHET SE C’PROGRAM KA NJERI E C’PROGRAM KA TJETRI, C’PREMTON NJERI E C’PREMTON TJETRI, SI DO I SIGUROJE DHE ADMINISTROJE FONDET NJERI E TJETRI E SI DO BEHET TRANSPARENCA SHPENZIMIT DHE INVESTIMIT TE PARAVE NGA BASHKIA. CA MERRENI JO TREGOI BARSALETE, JO HISTORI ME GJYSHIN, ETJ GAZRA ME RIGON. E TRAJTONI PUBLIKUN SIKUR E KA NE TEREZI JETESEN DHE TANI DO TE DEGJOJE VETEM GALLATE NGA KANDIDATET. BEHUNI PAK SERIOZE, KA ARDHUR KOHA QE TE PIQET DHE GAZETARIA.
Zotin bare une e njoh prej kohesh dhe nuk eshte punonjes i bashkise por eshte polic i sigurise ne nje kompani private ! Ceshte ky spekulim mediatik qe behet sot nga gazeta juaj pa asnje pike llogjike duke marre me qafe njerez qe nuk kane lidhje fare me gjerat qe ju thoni !!! sic duket partia socialiste do te shfajsohet me gjithcka qe ajo ben vet me nje bumim te pavend per opoziten, por ja qe sot ra bllof! Si ka mundesi qe foto e keti bazhdarit eshte ne shkollen 9 vjecare te shkodres , po punonjesit e bashkise se korces dhe mesuesit e shkollave ne pogradec sot ? Hajde rilindje mashtrimesh Hajde !
Bobobo eshte bere zyra e Fuges si zyra e Gebelsit. I nxjerr keta qyqaret te shkruajne e te bejne propagande tek Mero dhe per dite te shtune. Po ikni shifni Big Brotherin more qafira e mos u merrni me budallalleqe. Fundja te njejten gje ben dhe Veliaj me punonjesit e ministrise qe hiqen si qytetare qe pyesin.
halim doktori ka bere miliona euro duke vizituar dhe bere oeracione grate qe kane patur problem me shendetin.po tani qe kerkon te behet I pari I tirones a do kerkoje leke per njerezit qe kane halle dhe probleme
Ca Halimi mor Jahuuu…,po te ishte jo shume, po pak I mencur,ai nuk do e bente vehten lolo per qejf te Saliut,keput mufka si ajo e halese,qe gjyshi I tij e paska bere nje ne Kavaj,dhe medemek ai do bej nja 50 ne Tirane se e ka tradit familjare.As kaq nuk kupton Halimi,se nuk eshte e njejta gje te kontrosh grat ne maternitet,dhe te menaxhosh nje bashki me gati nje million banor.
Perse merren mediat vetem me Halimin nga shkon ?? Si mendoni ju qe Velija nuk ka perrreth tij mjlitantet e Enverit ????
Thoni per Dr Halimin,por ta dini ç’heqim ne te bashkive socialiste dhe te punesuarit nen ombrellen e qeverise. Ne rresht me vrap neper takime shkojme se po nuk arritem ne kohe na piu e zeza. Hall i math. Me se ma potise Gomarin. Lum si ne me keto qeveri e me keto Parti. Te gjithe derratnje turi kane.