Durrës, Dako mbjell palmën e 1000-të në lagjen muzeale

16 Maj 2015, 15:28Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka takuar banorët në lagjen numër 1 të qytetit, ku ka mbjellë në mënyrë simbolike edhe palmën e 1000-të të qytetit.

Kryebashkiaku Dako deklaroi se palmat janë një traditë në Durrës, pasi ato janë mbjellë në shëtitoren e qytetit që në vitet ‘70, ndaj sot mbjellja e tyre është vazhdimi i kësaj tradite. Në fjalën e tij Dako u dha përgjigje disa prej akuzave të rivalëve:

“Na akuzojnë që kemi mbjellur shumë palma në qytet, por ju jeni vetë dëshmitarë se që nga vitet ‘70 shëtitorja nga Vollga deri në Muzeun Arkeologjik ishte e mbjellë me palma dhe ne sot vazhdojmë traditën e mbjelljes së këtyre pemëve që i shkojnë bregdetit tonë.

U them kundërshtarëve të mi se mbjellja e palmave nuk është shpikje e imja, por vazhdim i traditës që ka filluar që nga vitet ‘70 në Durrës. Po kështu, na akuzojnë se palmat janë të shtrenjta apo kushtojnë 5 mijë euro etj.

Po ju sqaroj se një palmë që është mbjellë në rrugën e plazhit kushton 31 mijë lekë të rinj, pa TVSH, ose rreth 220 euro dhe fjalët e thëna deri tani kanë për qëllim dezinformimin e opinionit.

Po kështu na akuzojnë se nuk kemi përfituar projekte nga Bashkimi Europian, nga IPA, dhe unë po ju përgjigjem se përpara dy vitesh kemi përfituar tre projekte nga IPA vetëm për qytetin e Durrësit dhe këto projekte janë: ndriçimi i mureve të kalasë, sinjalistika turistike e të gjitha siteve arkeologjike në Durrës, e po kështu kemi përfituar projekt edhe për sinjalistikën rrugore të hyrjes së Durrësit”.

15 komente në “Durrës, Dako mbjell palmën e 1000-të në lagjen muzeale”

  1. neda says:

    Qytetet duhen zbukuruar natyrisht, por palmat nuk mendoje se e zbukurojne qytetin dhe aq me teper te kryejne ndonje funksion, kur ka plote peme te tjera shume me te mira e me ne sherbim te ambjentit e qytetareve.

    1. dr says:

      Hik more pallosh merr vesh ti nga qytetet bregdetare . .Te mbjellim gorrica ???

    2. Maryland says:

      @ neda

      …nuk din dhia c’eshte tagjia !!!

    3. EZ says:

      Ke të drejtë, dhe sidomos kur ky zotëria ka blerë një palmë 5000 euro. Llogarinë e bëni vetë për 1000 copë. Duke parë se ku shkojnë leket, nuk është e vështirë për të kuptuar pse Durrësi është rrënuar fare si qytet.

    4. Andos says:

      Dako ka bere pune te mire ne drejtimin e qytetit te Durresit. Durrsaket do votebesojne serish Vangjushin me qellim qe projektet e nisura te dergohen deri ne fund, ka akoma shume pune per tu bere ne Durres. Dako si djale Durresi ka qene kurdohere krah qytetareve te tij.

  2. armand_82 says:

    Urres,Dako mbjell palmen e 1000??Mbillni ndonje peme te lire….ca eshte ky muhabet…

  3. antishpellar says:

    Or shquparake mali,nese keni pare ndonje qytet bregdetar deri me sot,ndoshta ju a ka vrare syrin pamja e palmave apo hic?Pra ne nivelin 0 m ne nivel te detit ose bregdet mund te mbillen ose pishat e buta jashte zonave te banuara ose palma te llojeve te ndryshme ne qytete.Nuk mund te mbjelllesh jonxhe ose foragjere atje.

  4. Moisi Golemi says:

    Ky eshte fshatar fare. Njeriu me pa shije, pa vizion, dhe hajdut makut ne Republike.

  5. bubureci i kuq says:

    Po mbillni peme qe edhe dekorojne edhe bejme hije o trapa

  6. lili says:

    E pra 220 euros Jane ma shume se rroga mujore e nje njeri ne shqiperi,pra Jo pak kur mendosh se ke Lisa ma te lire e ma te mire,apo pême frutore!

  7. Sh says:

    Bravoooo Dako ! Durresi ka marre nje pamje te bukur ne krahasim me vitet e shkuar . Palmag jane pjkerishg ato qe i japin Durresit madheshtine e nje qyteti bregdetar . Qendra e Durresit eshte rregulluar .DAKIS I DEL NJE DETYRE E MADHE TE RREGULLOJE DHE GJYSMEN E DURRESIT TJETER . QE TE SHOKON KUR KALON.

  8. inicia says:

    Ne Elbasan ka disa muaj qe nuk mbillet asnji peme.Disa jane thare fare.

  9. Petro says:

    Ore ky s kishte lindur me 1970.Ato qe jane sot jane mbjelle e stermbjell disa here.Kete te thote ai.Kjo eshte tradita.Sa i takon tradites se qytetit koha ka treguar se pisha e bute detare ka duruar shume vite.Shihni kodren rreth viles per te kuptuar.Gjithashtu wdhw bredhi, drure keto te gjelber tere vitin dhe qe bejne hije, freski dhe oksigjen.Gjithashtu tradite eshte ulliri.Sa here e ka mbjell nga nje ulli me rastin e dites se ullirit dhe sa here e ka shkul per ta spostuar ne nje vend tjeter.Politike e mendjeve te coroditura.E ku merr vesh Dako nga biologjia.Pyeteni c note ka marre ne gjimnaz.Hahaha c na beri te qeshim.Ku e njeh ai mikroklimen e qytetit? Edhe pyllin e gjirit te Lalezit do ta shkuli(pishat) dhe do ta mbjelle me palma.Te cmimi s kam pse hyj, i takon organeve peerkatese nese ka abuzim apo jo.Po te firma qe importon Palmat, sigurisht.Duhet te jete ndonje partner betoni apo partner partie.Nani-nani prokuroria.

  10. kam bere sherbimin ushtarak ne burrel ne vitet 76-78 .te dy anet e rruges ne qytet ishin te mbjedhur me peme frutore molle por ne demokracine e saliut dhe nanos u prene dhe u c’farosen jo vetem pemet frutore por dhe ato peme qe zbukuronin qytetin

  11. filani says:

    Ah fukarallek maskarallek. Ca thone mbillni molle te hame kur dalim xhiro, ca thone duam hije. Qyteti do gjelberim se Durresin e keni masakruar. Sa per Dako idiotin, nga projektet IPA mund te kishte perfituar me shume por 80% e fondeve te marra kane shkuar tjeterkund. Une e di sepse punoj me keto projekte. Kujdes popull, informohuni dhe mos beni gam gam per pemet por fokusohuni aty ku duhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje