Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bashkëbisedoi me të rinj të qytetit të Vlorës për sfidat që kanë ata për papunësinë, për mungesën e shpresës dhe dëshirës së tyre që Vlora të drejtohet nga vlonjatët.
Basha i ka njohur të rinjtë me ofertën e PD-së për punë dhe dinjitet, me vizionin e saj për t’i kthyer shpresën të rinjve dhe qytetarëve të Vlorës dhe Shqipërisë.
Ulja e taksave dhe e çmimeve, dedikimi i fondeve për projekte që hapin vende pune, rritja e pagave dhe pensioneve, është prioritet i kryetarit të opozitës.
“Oferta e Partisë Demokratike është ulja e taksave dhe rikthimit tek taksa e sheshtë, në nivelin më konkurrues në Ballkan, është oferta e uljes së çmimit të energjisë me 25% dhe faljes së kamatë-vonesave; është oferta e rritjes së pensioneve, e rritjes së rrogave, është oferta e rikthimit në listën e ndihmës ekonomike të të gjithë familjeve të pamundura që janë goditur e larguar me të padrejtë nga kjo listë, është oferta e destinimit të taksave të shqiptarëve për investime që krijojnë vende pune, jo për investime luksi që vijnë me faturë korrupsioni, siç janë palmat në Tiranë apo Lungomare në Vlorë apo kulla e korrupsionit në Korçë”, tha Basha.
“Papunësia e të rinjve ka arritur në shifra alarmante, rreth 40%. Mazhoranca që erdhi me premtimin për 300 mijë vende pune, nuk ka hapur asnjë vend të ri, madje ka mbyllur mijëra vende pune me politikat e saj të rritjes së taksave dhe çmimeve të energjisë, naftës etj. Heqja e taksave për bizneset që punësojnë të rinj është prioritet i demokratëve”, theksoi Basha.
“Prioriteti i tyre është të qeverisin Vlorën me Koçon dhe për Koçon, jo të qeverisin Vlorën me vlonjatët dhe për vlonjatët, të lartësojnë sarajet e të godasin të pamundurit, jo të hapin vende pune. Amendamentin tonë që e propozuam dhe këta e hodhën poshtë, për heqjen e taksave për bizneset që punësojnë të rinjtë, ju jap fjalën që do e kthejmë realitet”, tha Basha./gj.k/
o basha je i papam. a e di se sa vende pune hapen me 230 milion euro qe vodhe ne durres kukes??? ato lek ti riktheje ne arkat e shtetit do ishte oferta qe duhej te beje
basha je nish i mashtrimeve te saliut tat. si ka mundsi qe nuk mban asnje pergjegjesi pd per humneren ku po e conte vendin. a thua se ti le nai parajse kur ike, je nje kokerr hajduti
del basha dhe flet per premtime…ah sa bukur ahhhh….le nam o luli…si nuk flet pak per ato taksat qe ule neper tirane dhe te rinjte nuk po din se ne ca pune te futen se kan sh zgjedhje
te lumte basha te lumte. per 8 vjet vec vodhet dhe tani do ulni taksat kur te vini ne pushtet. ne fakt besoj se e beni per bizneset tuaja qe keni bere ne cdo cep dhe po tatoheni me sh nga ca mendonit
po ku i ke cuar gjithe ato fonde qe ke marr per nxitje e punsimit, per mbeshtetje me kreditim per bizneset e reja. nxirr nje raport o rob zoti. apo i ka marr te gjitha nai komopani e kunatit
Nuk i ulen taksat ne 8 vjet qeveri, po premtojne ti ulin tani qe kane 2 vjet qe jane ne opozite,, premtime reale sic ndertoi tramin per tiranen
pse nuk ndihmoi dhe propozit uljene taksavae ky kur ishin ne qeveri apo tani e gjeten si per rast fushate hec mo
ajde premtime ajde,, njesoj si i tramvajit hahha
m duket i qute ky luri paska kuptu ne opozit se nuk duhet me ndjeke kete rruge qe ka ndjekur deri tani dhe po bene anlize per veten e partine e tije po kerkoju falje e ze radhe per ne burge dhe te sekuestrohen te gjitha pasurite atehere flasim
doli lulezim ne skem e po na thot disa premtime te kota si beri njeher e nje koh me tiranen. po pa rezultat te gjitha sepse nuk te beson me njeri ty dhe ekipin tuaj mashtruesa
Z.Basha eshte lideri qe ky vend duhet te kete. Para disa ditesh kam vizituar kete qytet, me ka ardhur keq kur kam pare rruget e qytetit bregdetar ne ate gjendje. Ju me flisni per Shqiperine europiane ju lutem a ka ne Europe rruge te tilla ne ate gjendje qe eshte sot qyteti i Vlores?
gjithmon nje opsion veprimi ka dhe nje mbeshtetje financiare te kryhet plus duhet ta permbaje dhe ligji per pushtetin lokal tagrin qe ajo perfshin , po nje gje nuk po arrij se po perseritet disa here nga ky qe cohet ne mengjes me endrra dhe rrobat e bukura te mbretit , dihet kjo perralle , si do uli cmimin e enrgjise , se bashkia nuk ka tager per te tilla verpime , dhe aktualisht eshte votim per pushtet vendor jo parlamentar
po flet lulzimi me premtimet bosh