Veliaj: Edhe pulat kanë më shumë hapësirë në pulari, sesa fëmijët në shkolla e kopshte

16 Maj 2015, 10:29Politika TEMA

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Tiranës Erjon Veliaj u shpreh se më shumë hapësirë kanë pulat në një pulari, sesa fëmijët në cerdhe, kopshte e shkolla.

Gjatë takimit me arsimtarë të Tiranës, në kuadër të bashkëbisedimit për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit, Veliaj vuri theksin në mungesën e investimeve në shkollat, kopshtet apo cerdhet e kryeqytetit nga ana e Bashkisë së Tiranës.

Cdo familje shqiptare në tryezën e saj të bukës nuk diskuton për tramin, por se në cilën shkollë, kopësht apo cerdhe do të cojnë fëmijët. 

Përderisa ato paguajnë taksat, atëherë duhet të marrin edhe shërbimet sepse jo cdokujt mund ti thuhet shko në privat.

Por sa kushte kanë sot këto institucione? Mbipopullimi në to është 4-5 herë më i madh se mesatarja e vendit.

Ne duhet të punojmë që kushtet në shkolla e kopshte, por edhe cerdhe, të jenë njëlloj si në qendër ashtu edhe periferi, sikundër cilësia e mësimdhënies duhet të jetë e nivelit të lartë“, tha Veliaj. /g.k/

31 komente në “Veliaj: Edhe pulat kanë më shumë hapësirë në pulari, sesa fëmijët në shkolla e kopshte”

  1. plaku says:

    Une jam i majte por me vjen per te vjelle kur degjoj keto lloj deklaratash demagogjike. Me cfare lekesh do ti arrish ti keto gjera ? Ji i vertete dhe mos premto gjera qe edhe ti vete e di se nuk behen. Borxhi publik po arin 70% te PBB dhe ti premton dokrra.

    1. gonxhe says:

      Kemi pasur nje kryetar bashkie qe imagjinonte Tiranen ne nje bote paralele si Amsterdami, dhe premtonte tramera e pallate, a thua se vetem kjo ishte mangut ne Tirane, dhe asgje nga keto s’beri. Kur nderkohe, ne Tirane ka shume nevoje per gjera me elementare, per arsimin, kendet e argetimit, parqe, dhe na vjen mire qe Erioni eshte realist ne premtimet e tij.

      1. doriss says:

        Ku te dinte Basha se cbehej ne Tirane, ai ishte gjate gjithe kohes jashte me projektet ne Hollande, dhe vinte vetem kur duhet te bente naj qoke elektorale, e aq me pak di halimi qe rri mbyllur brenda kater mureve te klinikes.

    2. LAGUNARI says:

      Tirana ka kater vite pa kryetar bashkie, de fakto. Kryeqyteti eshte lene ne meshire te fatit. Ne Tirane mungojne kazanet e plehrave, kapaket e pusetave, trotuaret jane mbushur me shites ambulante nuk ke ku kalon, Lana kundermon ere te padurueshme teksa kalon afer. Nuk eshte ky kryeqyteti qe duam.

      1. Andos says:

        Tirana ka nevoje per nje kryebashkiak te zotin, investimet mungojne prej vitesh. U premtua shume ne vitin 2011 mirpo nuk eshte realizuar thuajse asgje. Kreativieteti, energjia, aftesite drejtuese e menaxhuese jane elemente qe karakterizojne z. Veliaj. Mendoj se eshte personi adapt per te drejtuar Tiranen e lene ne harrese.

    3. keno says:

      mos vall ka qene nje keqmenaxhim 23 vjecar i ketij dreq vendi?!!! mos vall jeni duke i kerkuar Erjonit ate qe ne fakt duhet tja kerkonit saliut? mos valle erioni e tregoi qe me vullnet dhe fantazi mund te besh per te rinjte?!!!

    4. arbb says:

      ideja eshte qe sali berisha ne kohen e tij thoshte qe kemi rritur numrin e studentve nepe5r shkolla nderkohe qe nuk plotosoheshin kerkesat dhe te drejtat e studenteve per hapsiren m2 etj,,, shpresojme qe edhe ky sektor te ndryshoje per mire

    5. He says:

      erion veliaj po premton gjera q shume reale dhe aktuale te cilat besojme se me vullnetin dhe energjite e vizionin europian qe ka ti beje realitet

    6. Joana says:

      te pakten spo premton tramvaj si lul basha apo si ai tjetri rritjen e cilesise se diellit hahjaah

    7. kamela says:

      erioni nuk ben mashtrime si luli .. erioni ato qe thot do i mbaj.

      1. alesia says:

        nuk habitem fare me keto fjalen e erionit sepse basha nuk ka investuar asgje per tiranen e ka len ne nje gjendje te mjerueshme

  2. stela says:

    Thuja shefit tat’ kete, jo pop’llit, se nuk i kena dhone ne lejet e ndertimit per pallate!

    1. Janaqi says:

      Shpresojme qe z. Veliaj te beje pune te mire ne Bashki. Puna e mire e bere ne ministrine qe drejtoi eshte tregues i aftesive te tij. Ka vizionin e huhur per te drejtuar ne menyren me te mire Tiranen e braktisur.

  3. lili says:

    Po lui nuk ka bâ gje!pra faji eshte i Rames qe betonizoj gjithe cm te tiranes!

  4. helidoni says:

    Po nuk na habit fare qe basha s’ka investuar ne kopshte, cerdhe a shkolla, ai s’ka bere asgje per Tiranen, se vendosi te hakmerrej ne menyren me te keqe ndaj tiransve, qe nuk e votuan ne 2011.

    1. marini says:

      luli pothuajse nuk shkonte me fare ne bashki, ku te dinte ai per cerdhet e kopshtet, edhe lejet e paligjshme te ndertimit per qoka elektorale, i bente nga selia e partise demokratike. Por i erdhi fundi ketij makthi qe quhet Tirane e degraduar dhe me ty ne drejtim ka shprese qe do te behet Tirana metropol i vertete.

      1. fjona says:

        As nuk ke te krahasuar me halimin Erion, na vjen mire qe flet me gjera konkrete, per te cilat realisht kane nevoje qytetaret e Tiranes dhe nuk na vjen me premtime marramendese per trame e gradacela, te cilat jane per vende super te zhvilluara, jo per Tiranen tone te lene pas dore te mbytur nga plerat dhe zhuli.

  5. buffon says:

    Ne vitin 2011 para se te merrte postin e kryebashkiakut Lulzim Basha premtoi se ne kopshte cerdhe e shkolla do kete sistem ngrohjeje dhe se nuk do kishte me shkolla me dy turne. Po sot pas kater vitesh? Per sisteme ngrohje as qe behet fjale nderkohe qe shkollat vecse jane me dy turne, klasat jane te mbipopulluara. Per te mos folur pastaj per premtimet e tjera qe kryetari aktual i Bashkise nuk i realizoi kurre.

  6. miri says:

    normal zoti veliaj por ama cdo qytetar i tiranes sot hypen ne tram per ti cuar ne cerdhe e shkolla dhe papritur i del nga nje kantier per pallat. uroj qe te fitoni bashkine dhe te punoni fort per kte qytet qe vuan me sh se te gjithe

    1. eno says:

      duhet ta keni pike te pare te platformes ndertimin e shkollave dhe kopshteve te reja dhe jo vec te futet nai dore boje atyre ekzistuese dhe te shkoj basha te thote qe ktu e kemi bo ne dhe bla bla bla…

  7. lili says:

    ky si jesus krishti Buket, do te na shumezoje hapesiren ! Kush nuk e beson se Erioni ka fuqi e energji per me zgeruar hapesiren qe eshte kapur nga betoni ne cdo cep nga paraardhesi i tij para lulit,se luli asgje s’ka bâ?

  8. lori says:

    ju lumt qe e kuptoni se ku i dhemb dhembi cdo familje ne tirane.duhen shkolla, kopshte, cerdhe , rrug, parkingje, vend per bicikleta se basha i “tram” te madh dhe plus qe la nja 2 vjet te bllokuar ate sheshin te stadiumi qemal stafa dhe kur u hoqen ato gardhet pame gropa me te medhaja

  9. fiori says:

    kjo eshte e verteta e hidhur qe na la te trashegonim luli.kjo eshte ajo qe u be ne tiranen e lulit,.premtime pafund dhe te gjitha genjeshtra sepse as premtimi me i vogel nuk u realizua.

  10. beratsi says:

    Kopshte, cerdhet, shkollat eshtr maskaralleku me i madh qe i jane bere femijeve td tirane duke i lene ne ate gjendje skandaloze dhe per te e ka fajin vetem bashkia e lulit qe ne 4 vjet vetem ka fjetur gjume

  11. xxxx says:

    kuj po i thua edvinit se ai i zuri oboret e pallateve i beri pallate per 20%

  12. denisi says:

    kjo eshte ajo qe ne trasheguam nga luli,kjo eshte paftyresia e tij qe konstatohet dhe nga vasalet e tij si puna halimit.ku me paturpsine me te madhe na kerkojne dhe votat.halimi thot : ma jepni mua shancin qe tju tregoj se ne tirane punohet. pra : ne nuk punam 4 vjecarin e pari pasi donim nje shaqnc te dyte.jo mor zotri ti e kishe shancin dhe nuk punove,prandaj duhet te ikesh te lesh te tjeret te punojne.

  13. Kristi says:

    Nje person I cili supozohet se ka mbaruar jashte shtetit shkollen e larte , gje qe nuk e ka bere ben nje krahasim mostruoz ! Ndoshta sic duket ka dashur ti bejne nje promocion te pularise se sivellaut te tij ilir Meta ! Te beshe fushate me shprehje apo batuta te cilat i kalojne kufijte e seriozitetit eshte nje Tallje e madhe qe ju behete kryeqytetasve ! Te mendoshe per te vegjelit eshte nje pergjegjesi me vete dhe shume e madhe por duke pare edhe vijueshmerin e Zogut ne politike une jam mese i bindur se ky zotria po ben avazin me mashtrimine Rradhes !

  14. Klement says:

    O Erion po ti je per tu fut ne noi pulari per vete mer burre po leni keto batutat ironite sarkazmat ae ku di gjo ca te rren menjase bon. Bo i sfide qyetare aty dhe ta shohim sa te vlen lekura.

  15. Elis says:

    Tirana mund te kete nevoje vertet per gjithcka por nje gje eshte e sigurte qe ska nevoje: Nje kryebashkiak si ty.

  16. zeni says:

    Sinqerisht me vjen keq per Erionin se seshte dhe aq cuni keq, por dikush duhet ti thote qe keto gjera ti thote ne darke para pasqyres qe ta kete mundesine ta shikoje veten si duket. “Pastaj pse jo ndoshta fiton”

  17. fllad says:

    E kuptojme qe gjerat qe kerkojne leke nuk mund ti beje por ato qe nuk kerkojne leke perse i ben? Perse i ze hapesirat e lira per femijet e popullit? A do pjelle ky Erioni? Ku do e coje femijen per shetitje, tek Parku rrotull Liqenit ku do te merret fryma nga mizeria e makinave apo ne Surrel?
    Perse betonizohet Tirana qoshe me qoshe? Shqiperine e shohin si kantjer ku grabitet paraja, dhe jo si vend ku mund te jetohet.
    Ai shefi i vet piktor ku shkonte per te luajtur basketboll, jashte shtetit? Po ju jeni vertet te paskrupullt, por vetem per nje gje jeni te justifikuar. Keni nje popull dele qe eshte per tu meshiruar, qe nuk i ka thirru mendjes qe t’ju veje drune.
    Nje popull qe nuk di te doje veten e tij, popull jetim, prandaj sillen bota me ne ne ate menyre. Ju, si hijena, e shfrytezoni kete gje dhe hallall mira ja beni po cfare kusuri kemi ne te tjeret qe e shohim mjaft mire se sa horra jeni ju.

    U dhame voten me sinqeritet dhe me besim, na shkelet me kembe.
    Mallkimi i ketij populli mos ju ndafte gjithe jeten!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje