“Përballë kandidateve gra të propozuara nga koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane turp të zgjedhës ato burrat që do të kenë përballë më 21 Qershor. Më 21 Qershor votoni Keti Baxhdarin për Shkodrën, Hasan Halilin për Kukësin, Viktor Tushën për Lezhës, Qazim Sejdinin për Elbasanin, Vangjush Dakon për Durrësin, Floriana Kokën për Sarandën, Armando Subashin për Fierin, Erjon Veliajn për Tiranën, e kështu me rradhë, pasi ata janë drejtimi i duhur”.
Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur gjatë prezantimit të 61 kandidatëve të ASHE të propozuar për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit për 61 njësitë vendore.
Mes batutave drejtuar edhe drejtuesve të partive aleate të pranishëm në këtë prezantim, Rama shprehu falenderime për përfshirjen e tyre në koalicionin e drejtuar nga PS.
“Falenderoj Presidentin Bamir Topi, kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi, kreun e PDS-së Paskal Milo, mikun tonë Petro Kocci, por edhe të pashtershmin Nard Ndoka”, u shpreh Rama, ndërsa salla u përfshi nga të qeshurat.
Në vijim kryeministri u ndal në reformat e ndërmarra nga Qeveria në 20 muaj qeverisje, si në energjitikë, arsim, shëndetësi.
“Deri para 18 muajsh për tu bërë mësues duhet të paguaje, ndërsa tani kjo histori ka marrë fund, pasi mësuesit janë klasifikuar sipas testit. Detyrimi për çdo vend të lirë është të merret i pari që ka më shumë pikë.
Të marrim spitalet, pamjet në dyert e tyre para 18 muajsh me njerëz që vraponin për të blerë ilaçe se nuk kishte asnjë në spital. Sot ka ilaçe dhe ccmimi është ulur me 30% çmimet e tyre.
Nuk jemi ende në destinacion, por jemi në drejtimin e duhur.
Vijojmë me aksidentet, që ishim me bilancin e luftës, apo rrugët që kishin 18 standarde të ndryshme. Po vijojmë të përfundojmë rrugët e lëna rrugëve dhe po paguajmë edhe borxhet, që nuk u thuheshin shqiptarëve por ishin 720 milionë dollar.
Ajo çfarë kemi bërë në 18 muaj na bën besimplotë se jemi në drejtimin e duhur. Në 8 vite, ata shpërndanë 20.000 legalizime, ndërsa në 6 muaj na u deshën të sistemojmë dokumentacionet, në 1 vit dhamë 32.000 legalizime. Nuk e kemi zgjidhur ende këtë problem, por mjaftojnë këto 32.000 legalizime për të thënë se jemi në drejtimin duhur”, theksoi Rama
Në vijim ai shtoi se Partia Demokratike kërkon votën më 21 Qershor për kandidatët e propozuar prej saj për të bllokuar Qeverinë, për të dalë në sheshet që po I rilindim të qyteteve dhe për të protestuar, për të thënë se Qeveria na bllokon.
“Më i miri i tyre, ai që është në Tiranë, nuk bëri asgjë në 4 vite. Kryetarët e Bashkive që drejtohen nga demokratët kanë frikë të bashkëpunojnë me Qeverinë, kanë frikë se i shohin”, theksoi kreu socialist Rama.
Ke quan reforma ky ?
Edhe sikur te ishin reforma- qe jane vetem shreforma, ato kane vlere ZERO. Zero sepse qendrojne ne hava. Themeli shtetit eshte Reformimi i Drejtesise.
Reformimin e Drejtesise nuk e beni se pastaj do te duhet te shkoni ne burg per shkelje te ligjeve. Ato qe jane neper sirtare dhe nuk duken nga populli po i leme. Por betonizimet e turpshme TEK DIGA E LIQENIT bejne MUU.. Nuk keni asnje justifikim dhe sado qe te mashtroni dhe te genjeni populli nuk do ja u fale.
JENI JO VETEM MAFIOZE, MASHTRUESA POR EDHE TE PASKRUPULLT DHE ARROGANTE.
Na thuaj ndonje rrefenje o komandant per punesimin, taksat, energjine elektrike, borxhin public. Na thuaj , me qafsh, ndonje barcalete per doganat dhe per uljen e te ardhurave, rritjen e varferise dhe eksodin e shqiptarve
LEGALIZIMET NUK HAHEN, RRUGET NUK HAHEN, NUK DEGJOVA SA VENDE PUNE KISHE HAPUR NE KETO 18 MUAJ? SA I KE RRITUR RROGAT DHE PENSIONET? SA I KE ULUR CMIMET E MALLRAVE TE SHPORTES DHE SA MALLRA TE REJA I KE SHTUAR SHPORTES SE USHQIMEVE BAZE. KUR KENDON ZORRA, SYRI NUK BEN ME DRITE PER TE PARE RRUGET E SHTRUARA APO TAPITE E LGALIZIMEVE SHOKU RAMA.
Une u punesova si mesues ne Shtator 2014 dhe vendin e punes e bleva 4 milion leke!
Ju shita voten per 20mije leke, dhe ju me shitet vendin e punes 4 milion lek!
H.A.J.D.U.T.E
dhe tani te presim te mesosh femijet tane “si shitet vota”
Gjithnje e me shume populli po meson se kjo nuk eshte Aleance per Shqiperine Europiane po per Shqiperine Talebane.Korrupsioni po e fundos dita dites.Politikes se fasades po i del kallai.O gazetare!Pyeteni konkretisht Kryeministrin dhe kandidatet qe ka zgjedhur se sa profesioniste me shkolla te mbaruara ne perendim(jo ndonje master ne Selanik) kane thithur ne administratat e juaja.Me siguri do t ju genjejne.Ngulni kembe ne pyetje qe t ju japin emra e mbiemra, madje lista dhe do t u mirret goja.Pyetini sa kane thithur me diploma false dhe do t u rrjedhin djerse.Madje po t i nxirrni ndonje emer nga kjo kategori, qe e kane pushuar me pa te drejte, do te rrine si guaker dhe do nisin te nxjerrin ndonje genjeshter te madhe si ato te Enverit.Kjo jo vetem qe nuk eshte rruga e duhur per europianizimin e administrates si kush i pare i europianizimit te Shqiperise por eshte rruga kuturu drejt lindjes.Dako ben vizite ne fshat dhe flet gomarlleqe.I mjeri fshat c do te prese nga Dako.Vetem beton dhe shkaterrim.Jepi Aleanca:Perpara per fitorje te reja drej Afganistanit.
….Pashtershmin Ndoka- dhe salla u perfshi nga te qeshurat….. e kuptoni se cfare niveli ka ne skene dhe ne publik, per kete rast??
Po i bi nga kina miku im me keq se Nard Ndoka. Problemi eshte Nardi dhe jo skena dhe publiku.
Nardi eshte me i sinqeriti ne kete stalle derrash. Po shlyejne borxhet e thua se i mbodhi leket ky. Thjesht sa e legalizoi borxhin dhe e vari ne qafen e taksapagiesve.
Akoma disa i han gënjeshtrat i këtij psikopati!
Hasan Halilin per kukesin! Kjo eshte rilindja?
Pfffff!
O Edo ec perpara sic e ke nisur dhe nderto shtetin per shqiptaret.Gjithe hajdutet dhe parazitet e pedes jane terbuar se ishin mesuar te rronin me te vjedhur dhe te pinin gjakun e hallexhinjve ne zyra.E majta ,qe ne kohen e avni rustemit e ka treguar se i del per zot vendit ne ditet me te veshtira.Me kete fitore qe po vjen edhe shpellaret e pedes duhet te na falenderojne ,se ne krye te pedes do vije bojaxhiu ose topi.
Sa mire ndjehej Topi ne mes Rames e Metes. Atehere thuhej se nuk e kishte hedhur voten per Ramen.
Edhe Idrizi e Ndoka te kenaqur. Zgjedhje shume e mire e Berishes qe i futi ne parlament.