PSD e Fierit nuk i bindet Gjinushit: Më 21 Qershor votojmë Armando Subashin

15 Maj 2015, 18:26Politika TEMA

Socialdemokratët e Fierit nuk i binden kreut të PSD-së Skënder Gjinushi për të mbështetur në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit kandidatin e pavarur në këtë bashki, Albert Cacin.

Këshilli Drejtues i degës së PSD-së në Fier vendosi që të mbështesë kandidatin e ASHE-së Armando Subashi, i cili garon përballë Enkelejd Alibeaj të propozuar nga Partia Demokratike.

Gjithashtu Këshilli Drejtues vendosi që në listat e këshilltarëve për Këshillin Bashkiak të mbështeten emrat e propozuar nga PSD.

Sipas degës së Fierit, Skënder Gjinushi ka manipuluar dokumentacionin e partisë në lidhje me emrat e kandidatëve për kryetar Bashkie dhe për këshilltarë.

Deklarata erdhi nga Ymer Goga, kreu i PSD-së së Fierit. Akuza të tjera për Skënder Gjinushin vinë nga kryetar i PSD së komunës Frakull, Flamur Hoxha.

 

8 komente në “PSD e Fierit nuk i bindet Gjinushit: Më 21 Qershor votojmë Armando Subashin”

  1. agai says:

    haha Tema mos e dhisni fare me keto lajme ne Fier ska PSD e aq me teper Ps e fierit as Armando Subashin nuk e mbeshtet se e ka dhi fare dhe ai hahaha

    1. Zig says:

      Le ta votojne keta subashin se ne te ps do votojme bert cacin,ai eshte i majte dhe gjinushi, jo keta plera qe na ka sjell edi rama

  2. fieraku4u says:

    PO KU KA PSD VOTUES NE FIER, PO PSD NE FIER, GJITHSEJ 15 ANETAR KA. MOS ME HIQNI TRURIN FARE.

    KU E KA ZYREN NE FIER PSD, SE UNA NUK E KAM PARE NDOJNEHER…??

  3. sherifi says:

    Po ky z.Gjinushi cfare kerkon,nuk e kupton ky qe duke mbeshtetur kandidatin e pamvarur Albert Caci,garen e fiton kandidati i PD.
    Mire qe mbeshtetesit e tij ne Fier nuk paskan mendjen e Gjinushit.

  4. Tani says:

    Po keta te deges pijne ndonje got e sdine ca thojne?ketej thon jane manipuluar listat e ketej tnon do i mbeshtesim?

    1. Turi says:

      Po e ka emrin ne liste ymer goga nga fshati prandaj e mbeshtet listen por leket i ka marr nga edi qe te dal kundra se mos i ikin votat nga ps se e kane dhjere fare ne fier prandaj

  5. opinionisti says:

    subashin nuk do e votojne as socialistet . jo mo partite e tjera. rama vazhdon si diktatori Berisha qe i kercenon njerzit me vendin e punes kur nuk i mbeshtetin kandidatet e tij. sa kryetar bashkish te socialisteve coi Rama ne prokurori vetem se nuk donin te largoeshin. sa te jete Edi Rama un kurre me nuk e votoj Ps kurse Gjinushi e socialiste te tjere kan bere me shume. ky lajm po mos te jepte urdher diktatori Rama as nuk do jepej ne media. Mediat nuk japin kurre lajme as per kryetaret e ketyre partive, kurs3 tani japin lajm per nji kryetar ne fier. kjo tregon prap sa diktor eshte Edi Rama qe po shkatrron partine socialiste. Rama nuk eshte socialist dhe po i persekuton socialistet me metoda berishiane. Senatoret e ps do zhduken pas ktyre zgjedhjeve.

  6. al paci says:

    Un e kam then qe suprizen rama ne fier do ta mar. Bashkin fier dhe roskovec e fiton pd me rezultat shum te thell. Kurse ne bashkin e patosit po te jen votimet te drejt mos te nderhyjnn mafia e lsi dhe atije ka per te fituar pd

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje