PS: Lul Basha është arratisur nga Tirana, nuk mbajti asnjë premtim

15 Maj 2015, 18:14Politika TEMA

Partia Socialiste vijon akuzat në drejtim të Lulzim Bashës, Kryebashkiaku aktual i Tiranës, për mosrealizimin e asnjë prej premtimeve të artikuluara prej tij 4 vite më parë.

Deputetja Blerina Gjylameti theksoi se Lulzim Basha është zhdukur nga Tirana, pasi në 4 vitet e qeverisjes së tij nuk ka bërë asgjë për kryeqytetin.

“Lulzim Basha ka zgjedhur të arratiset nga Tirana. Ka lënë kandidatin e tij të tregojë barsoleta e të hedhë batuta, dhe vet është zhdukur. 

Lulzim Basha nuk ka faj. Kushdo do ta kishte të vështirë të përballej me qytetarët të cilët ka 4 vjet që i mashtron.Qytetarët e Tiranës do të jetojnë në një prej qyteteve më të pastra në Evropë me një sistem të diferencuar mbetjesh, premtoi Luli në 2011. 

Natyrisht ky premtim nuk është mbajtur. Qytetarët janë dëshmitarë sesi ka degraduar situata në lagjet e Tiranës. Madje është edhe më keq se kaq. Vetë Lulzim Basha e pranoi 3 muaj më parë se nuk e ka ende idenë sesi ta trajtojë situatën e mbetjeve në Tiranë.

“Si do të zhduken plehrat në Tiranë?”, pyeste Luli në një takim me ambientalistët a thua se zgjidhjen për punët e bashkisë duhet t’ia japin qytetarët. 

Në 4 vjet Luli nuk bëri asnjë investim serioz, qoftë për rritjen e cilësisë së shërbimit të pastrimit të qytetit, qoftë për ngritjen e një sistemi të diferencuar mbetjesh. Përkundrazi, situata është përkeqësuar, në zonat si Qyteti i Studentit, Komuna e Parisit, zona e Unazës së re, zona e Alliasit etj.

Kudo gjenden kontenierë të dëmtuar, mbetje urbane nëpër rrugë, të cilat jo vetëm nuk e bëjnë Tiranën një qytet me standard pastërtie evropian, por rrezikojnë çdo ditë shëndetin e qytetarëve .

Edhe zgjidhja e këtij problemi, ashtu si zgjidhja e çdo problemi që i ka hapur Luli Tiranës do t’i mbetet kryebashkiakut të ri dhe administratës së re të Bashkisë.

Në 21 qershor ky dështim i Lulit do të jetë një arsye më shumë për ta çuar kryeqytetin në drejtimin e duhur”,  tha Gjylameti.

7 komente në “PS: Lul Basha është arratisur nga Tirana, nuk mbajti asnjë premtim”

  1. sit... back..and relaks →→→ says:

    e bete grope duke i ra me nji ven ne cdo konference shtypi

    1. Janaqi says:

      U bene kater vite qe ne krye te qytetit kemi nje pertac si Lulzim Basha. Premtoi shume mirpo nuk realizoi asgje. Premtoi karta studenti e Tram, premtoi hapje te qendrave rinore e krijim te hapsirave te gjelberta mirpo as qe e vuri ujin ne zjarr. Qyteti eshte lene ne meshire te fatit.

      1. buffon says:

        Kryeqyteti eshte braktisur me kohe. Lulzim Basha duhet te jape llogari perpara qytetareve te Tiranes per genjeshtrat qe na tha ne vitin 2011. Merr rroge edhe si kryebashkiak por edhe ne Holande, por Tiranen e ka harruar qe ne momentin e emerimit si kryetar bashkie.

      2. Leksi says:

        Basha ka deshtuar ne cdo drejtim per bashkine e Tiranes. Te dalesh dhe te pyesesh se cfare thone njerezit per Bashen, nuk do te habitesh sepse thone te verteten. Ata thone qe basha i ka zhgenjyer sepse nuk beri asnje gje per te.

        Prandaj Basha ka turp te dale ne Tirane sepse ka frike nga reagimi i njerezeve sepse i ka lene ne pluhur dhe ne smogun e makines.

    2. gjyshi says:

      Nuk eshte kjo Tirana qe duam. Ne nje qytet ku mungojne kazanet e plehrave, ku mungojne kapaket e pusetave, ku trotuaret jane zaptuar nga shitesit ambulante, ku Lana kundermon ere te padurueshme, duket qarte qe ka mbetur pa drejtues.

  2. RILINDJA E LESHIT says:

    KUR KRYETARI JUAJ RAMA APO KRYEMINISTRI NUK KA BITHE TE BEJ DEBAT POLITIK CE FTOHET NGA LULI NUK KE NEVOJE TE GENJEN ME DEKLARIME TE KOTA

  3. Hysni Dajaku says:

    Po Shpetim Gjika ku eshte arratisur??
    Po Bimja I Gjirokastres??
    Po Baftjari???
    Po Vangjushi me Sejdinin e kan bere fushe me lule Durresin me Elbasanin qe te jetojne atje shqiptaret mos te arratisen jasht??
    Nuk e di ne cilin shtet tjeter te globit behet kjo lloj fushate per zgjedhje lokale ku dalin papagalleshat dhe papagajte e qeverrise dhe lexojne deklarata bajate..
    Nuk eshte faji Sali Berishes se gjeti nje kandidat te “perkryer “per Tiranen ne kushtet e reale por faji I kryetarit tuaj fodull e pordhac qe vendosi ate qe donte vet pa pyetur njeri.
    Erionka juaj edhe mund te fitoje gje te cilen nuk e uroj kurr vetem nga menyra si u perzgjodh dhe nga menyra si po “shitet” por kjo nuk e ben ti afrohet as tek thoj kembes Halim Kosoves.
    Mero!!!!!!prandaj te ftoje ne Dasem Erioni qe ta ka kthyer Gazeten si ato flet-rrufet e kaluara
    Po ke ngrene pa leke te dasme tij eshte tjeter muhabet por nese ke paguar mos e ul veten deri me kete nivel sa te perpiqesh te na shesesh mutin per revani,
    Kjo eshte gazeta jote por ke edhe pergjegjesi ndaj shqipetareve dhe shqiperise ndaj tregohu I vertet se keto lloj ndihmesash I kushtojne shqiperise.
    Keto jan zgjedhje lokale..ne hale te gomarit te shkoje Berisha por ky mashtruesi pa shkolle nuk duhet te fitoje perball Halimit.
    Shqiperia nuk ka shume njerez te zot e me shkolle AMA po humben dhe ata qe jane zi e me zi do ven punet
    Mos promovo genjeshtren dhe harbuterine se e shikon ne cfare gjendje eshte parlamenti???e mos pyet per me poshte??
    E pe Termetin tend nga Tepelena cfare Rilindasi eshte???
    Meroooooo!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje