Kryebashkiaku Dako takon fermerë të Romanatit dhe Bozanxhies, mbështetje për zgjidhjen e problemeve të tyre

15 Maj 2015, 13:26Politika TEMA

Do të vëmë në funksion të tre rezervuarët e zonës për të siguruar vaditjen e plotë të fermave si dhe do të shtrojmë rrugët e arave, këto kanë qenë premtimet e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako në takimet me fermerët e zonave të Romanatit dhe Bozanxhies të Rrashbullit.

Kryebashkiaku Dako ka vzituar disa sera dhe ferma bujqësore në këto zona dhe ka bashkëbiseduar me fermerët për problemet e tyre kryesore që kryesisht kishin të bënin me rrugët e e këtyre zonave që kanë nevojë për rikonstruksion si dhe me ujitjen.

Dako deklaroi se ujitja e këtyre tokave bujqësore do të realizohet nëpërmjet vënies në funksion të tre rezervuarëve të zonës në sajë të investimeve të bashkisë ndërkohë që ka deklaruar se menjëherë sapo të nisë mandati i ri do të fillojë puna për shtrimin e rrugëve lidhëse të arave dhe lidhjen e tyre me rrugën kryesore në mënyrë që të garantohet dërgimi i shpejtë i produkteve bujqësore në treg.

Po kështu kryebashkiaku Dako deklaroi se në Bashkinë e re të Durrësit do të ngrihet inspektoriati i arave që do të merret me inspektimin kryesisht të kanaleve vaditëse e kulluese që janë bllokuar nga individë të ndryshëm dhe ky inspektoriat do të marrë përsipër zhbllokimin e tyre.

Me tej  Dako e vuri theksin tek rëndësia e produkteve bio që prodhojnë fermat që përfshihen në territorin e ri të bashkisë dhe deklaroi se Bashkia e re e Durrësit do ti mbështesë fuqimisht fermerët e këtyre zonave për të nxitur shtimin e prodhimit bujqësor bio dhe garantimin e tregut vendas por edhe eksportin në të ardhmen e afërt.

5 komente në “Kryebashkiaku Dako takon fermerë të Romanatit dhe Bozanxhies, mbështetje për zgjidhjen e problemeve të tyre”

  1. Renata says:

    Dako ka treguar me pune se eshte kandidtai i duhur per ta drejtuar dhe per 4 vite bashkine e durresit.

    1. sit... back..and relaks →→→ says:

      A U BEFSHA TOPIN O POPULL, NE 4 VJET KRYETAR BASHKIE SA HERE VAJTI NE BOZANXHIE E ROMANAT DAKO? ZERO HERE. JEPINI VOTEN PRAPE SE PAS 4 VJETESH DO E SHIKONI PERSERI

  2. Ema says:

    Vetem ti i di menyrat dhe drejtimin e duhur per te investuar ne fushen e buqesise, dhe duke i perdorur resourcet natyore te Durresit ne benefitin e tij, duke rritur ne rradhe te pare ekonomine , duke rritur nivelin e jetes per fermeret por edhe per konsumatoret pasi do hajne vetem gjera bio. Ne besojm tek ty Vangjush dhe drejtimi i Durresit je vetem ti.

  3. Durrsaku says:

    Pas dy mandatesh si kryetari I bashkise se Durrsit Dako kundershton vetveten me paturpesin me te madhe ! Premtimet e dhena 4 vjet me pare nga ky Kryetar duket se asnje nuk eshte mbajtur ! SI mund te shkoshe ne Rashbull dhe tu thuash per kanalizimet e ujit qe duhen bere , Cbere deri sot ? Te njejtin premtim dhe edhe para 4 vitesh biles sot e shton edhe me shume kete premtim duke thene se do rregulloshe tregun e perimeve etj etj ! Mashtrimit I ka dalur boja dhe njerzit skan me besim te koalicioni I majte !

  4. ??? says:

    Po o pse do ua mbeshtetesh tani o Dako,deri tani pse s’ua ke mbeshtetur fermereve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje