Prokuroria pushon hetimin ndaj Saimir Tahirit dhe Artan Didit

15 Maj 2015, 09:52Politika TEMA

Prokuroria e Përgjithshme pushon hetimin ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi.

ABC News ka mësuar se grupit hetimor pranë zyrës së kryeprokurorit Adriatik Llalla, i janë dashur 2 muaj kohë për të verifikuar kallëzimin Partisë Demokratike, ku akuzonte Tahirin dhe Didin për shpërdorim të detyrës dhe veprime që pengojnë zbulimit e të vërtetës.

Këta dy vepra, sipas kallëzimit, Tahiri dhe Didi i kanë konsumuar, pas takimit me shtetasin Durim Bami në ambientet e Ministrisë së Brendshme dhe nuk kanë kryer asnjë hetim konkrete për pretendimet e tija, se ishte vrasës me pagesë dhe ishte porositur për të vrarë deputetin Tom Doshi dhe Mhill Fufi.

12 komente në “Prokuroria pushon hetimin ndaj Saimir Tahirit dhe Artan Didit”

  1. merita says:

    saimir tahiri eshte personi i duhur per policin e shtetit. po vepron ne menyren me te mire dhe po i jep zgjidhje cdo problemi qe ka vendi.. ne besojme te ai dhe te gjithe perfaqsuesit e tjere

    1. livia says:

      saimiri dhe didi nuk kan faje per mashtimet e doshit po frokut prandaj dhe nuk ke cfare te hetosh per kete rast

      1. Fuck Frrok says:

        Atehere pse e fshehen kerkesen e interpolit per arrestimin e frrok plehres 2 muaj rrjesht?!

        Sepse jane vete KRIMINELE!

    2. Andos says:

      Historia e stisur e pularise se Tomes me ne fund mori zgjidhje. Kryeprokurori aktual qe kurdohere ka sherbyer si levë ne duart e subjektit politik i cili e zgjodhi kesaj radhe paska vepruar drejt. Shpif shpif se dicka do mbetet ka qene kurdohere moto e Partise Demokratike.

    3. ozot says:

      Mos puno gjo ne polici ti Meri?mos i bo shum fresk llukubabashtas

  2. albi says:

    po ku eshte faji i sajmirit dhe didit ne kete rast kjo ishte nje skenar i mirepergatitur nga tom dosshi dhe mark frroku per intresa personale u mor vesh tani

    1. alda says:

      e drejte qe te mbyllet hetimi per Ministrin e Brendshem dhe per ish drejtorin e policise dhe se per inat te Tom Doshit qe ka me Ilir Meten nuk eshte e drejte qe ta pesojne te gjithe nga kjo histori e sajuar keshtu qe eshte prokuroria ka marr vendim mese te drejte

      1. helios says:

        sajmir tahiri e ka treguar qe eshte njeri i punes dhe i vendos per te bere shume per policine dhe boten e krimit nuk besoj te jete pjese e ketyre mashtrimeve kaq banale as sajmiri gjithshtu as artan didi

        1. ozot says:

          Ke te drejt Helios,kaq shum ka bo per policin Tahirua,sa policet po shkojn ne pune me helikopterr jo me autobuz apo me makina rasti,biles na marrin edhe ne qytetareve ndonjeher ne helikopterr kur na shofin ne kembe(Per Kinezet komenton,se ne ketu jetojm?)

  3. jon says:

    keta kallzimet paditjet ndaj njeri tjetrit politikanet shqiptar i kan te programuara e bejn vetem
    per qejf per ti shpetlar trut shqiptare

  4. leka says:

    Sajmirt Tahiri dhe Artan Didi jane drejtuesit me te mire qe ka pas Ministria Mbrendeshme , te cilet i ndryshuan faqen Shtetit, duke luftuar krimin me te gjitha menyrat. Ata ndikuan qe sot populli ka me respekt dhe besim per policine se sa per organet e drejtesise qe nuk jane ne nivelin qe kerkohet . Gafa me e madhe eshte qe PS ne 2009 nuk paditi hajdutin e zgjedhjeve Arben Ristanin, dhe sot ky ish I burgosur i vendosur ne ate post si shperblim i vjedhjes se zgjedhjeve, ngre padi nen atmosferen e avujve te alkoolit kundra njererzve qe I kane dale balle krimit .

  5. Ambasadori says:

    Ja dhe prokuroria qe i ka kthyer bythen policise dhe ja dhe larvat e komentuesve qe gjeten rastin te pergezojne per here te pare prokurorine per vendimin e drejte sipas udhezimeve te shokut sekretar te pare. Nje duartrokitje per prokurorine qe as hahet dhe as pihet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje