Kryetari i Bashkisë, Elvis Rroshi është takuar me banorë të lagjes nr.2 të Kavajës, të cilëve u ka kërkuar që të kenë besim tek ai, se investimet në infrastrukturë do të vazhdojnë me të njejtat ritme edhe në të ardhmen. Kandidati i mazhorancës është shprehur se asfaltimi dhe ndriçimi i rrugëve, si dhe ndërtimi i stadiumit të ri, do të t’i japi frymëmarrje bizneseve të kësaj lagjeje.
Lidhur me fushatën që po organizon kundërshtari i tij në këtë garë, Rroshi e ka konsideruar atë si të një modeli që tashmë i ka ikur koha, ndërsa ka theksuar se Engjëll Cara ka probleme me bindjet e tij politike. Sipas Rroshit, në zgjedhjet e 2013, kandidati aktual i opozitës për Kavajën, ka qenë në krye të një fushate për të përçarë Partinë Demokratike në këtë qytet, pasi ishte në listën e një partie tjetër.
Duke u ndalur te kërkesa e banorëve, për hapje të vendeve të reja të punës, Rroshi ka deklaruar se bashkia ka bërë çdo gjë që ka pasur në dorë, madje ka stimuluar binzeset private që të zgjerojnë stafet e tyre, sigurisht në bazë edhe të kërkesave që ato kanë. Megjithatë, kryebashkiaku ka dhënë një lajm të mirë për banorët e pranishëm në takim kur ka thënë se më shumë se 600 vetë pritet të punësohen në biznese fasonësh brenda një kohë të shkurtër.
“Me Elvis Rroshin pak politik dhe shumë punë, para 4 vitesh ju kërkova vota këtu, rrugë dhe ndriçim në këtë lagje nuk kishte, por sot çdo gjë është ndryshe. Do të ndërtohet stadiumi dhe biznesi këtu afër do të marrë frymë sepse do të kemi shumë turistë dhe tifozë”, ka thënë Rroshi.
I pranishëm në takim, ishte gjithashtu kryetari i Partisë Socialiste për Kavajën, Gentian Daja, i cili ka risjellë në vëmendjen e banorëve gjendjen në të cilën ndodhej qyteti përpara vitit 2011 dhe punën kolosale që është bërë për transformimin e tij.
Kryetari i Bashkise se Kavajes,akuzohet si person me precedence penale,
(3 vjet burg ne Zvicer per tregti droge)dhe se ka vetem arsim 8 vjeçar,
te tjerat i ka blere.
Kam lexuar dhjetra shkrime qe e akuzojn per nje gje te tille,por nuk kam lexuar as nje shkrim nga Z.Elvis Rroshi(qe thuhet se e ka emrin Ervin por e ka nderruar per te levizur i lire jasht Shqiperise) qe te kundershtoje akuzat qe behen ne adrese te personit te tij.
Nese Z.Rroshi zgjidhet perseri si Kryetare Bashkie,dhe dalin me pas dokumente qe e vertetojn aktivitetin e tij kriminal,PS do te kompromentohej rende.
I lindi gruaja ketij Rroshkes???