Komisariati Dixhital, 200 denoncime brenda pak orësh

15 Maj 2015, 14:15Politika TEMA

Kjo është një makinë e parkuar mbi trotuar.

Është një prej rasteve, kur foto e mbërritur në Komisariatin Dixhital, është shoqëruar me një gjobë 3 mijë lekëshe për drejtuesin e mjetit.

Vetëm 15 minuta pas sinjalizimit, një polic rrugor ishte në vendin ku mjeti ishte parkuar gabim dhe raportoi se u vendos masë ndëshkimore.

Brenda 48 orëve pas lançimit të aplikacionit Komisariati Dixhital, më shumë se 200 denoncime kanë mbërritur në sallën operative të policisë. Pjesën më të madhe e zë Tirana, e pas saj Durrësi, Fieri, Shkodra.

Ndërsa shkeljet më frekuente janë ato për parkim të gabuar, ndërtim pa leje.

Në një kontroll që TemA i bëri aplikacionit që të lejon të shohësh numrin e denoncimeve, qytetin, llojin e tyre dhe statusin nëse çështja është e zgjidhur apo është nën shqyrtim, rezulton se denoncimet e rreme janë pak dhe kryesisht flasin për “afera korruptive”.

Burime nga policia rrugore  e Tiranës  thonë se vetëm brenda ditës së premte, janë rreth 25 gjoba të vendosura për parkim të gabuar, pas sinjalizimeve nga qytetarët përmes aplikacionit.

Shqetësimet që qytetarët ndajnë me Komisariatin Dixhital shpesh duken edhe të çuditshme, si njëra prej tyre që denonconte Bashkinë e Tiranës për lënien ndezur të dritave të ndriçimit publik edhe gjatë ditës.

38 komente në “Komisariati Dixhital, 200 denoncime brenda pak orësh”

  1. Patrioti says:

    Kjo eshte tejet pozitive, me ne fund qytetaret kane nje vend ku mund te denoncojne. Mund te themi se kjo eshte polici dhe ky eshte shteti qe duam. Te trajtohen te gjithe njelloj, ministra, deputete e qytetare te thjeshte.

    1. keno says:

      bukuria e ksaj eshte qe shqiperia sdo jete me vetem e medias qe kontrrollohet nga partite!! do jete e lire dhe do denoncosh cdo gje qe shikon qe ste pelqen !! kjo eshte tamam ajo qe duam , nje shqiperie te lire

    2. I know something says:

      Spuine pa leke, keshtu i queshin dikur shqiptart prej britanikeve.

      1. Martin says:

        Indiferentizmi eshte semundje me e keqe, nga e cila po vuan rende Shqiperia!

        1. Dru me says:

          A mund te besh ,,selfie ?

          hahahahahhh

      2. une says:

        eshte denoncim dhe jo spiunllek. denoncimi i padrejtesive aplikohet ne cdo vend qe kerkon rregull. heshtja dhe pranimi i shkeljeve do te thote rrumpalle. problemi eshte sa do zgjase entuziazmi i denoncimit dhe sa do merret parasysh zeri i atyre qe ankohen?

      3. Opinionisti says:

        Kur parkojne tek vizat e bardha o palle ku do kaloje ajo nona jote?! Ne peme?! Ka zene rrugen tende. Mesohu ta mbrosh.

      4. xha Barka says:

        Lesht di ti. Keshtu mbahet bota me denoncim popullor. Ju ka ngel mendja te spiunat…

      5. Vlonjati 12 says:

        Ne Londer rruget, lokalet, institucionet jane mbushur me kamera “non stop”. Ne Londer e kudo neper Europe, te vjen policia te dera, pas denoncimit te komshiut, qofte edhe vetem se mban radion a Tv hapur me ze te larte , qe shqeteson te tjeret. Ne denoncojme shkelesit e ligjit a rregullat e bashkejetese e quhemi “spiune”. Po ecem me keto mendesi ky vend do te jete tere kohen RRUMPALLE.

  2. Goni says:

    Aplikacioni eshte shume intuitiv, dhe ka qellim shume te mire, por ka nje problem kryesor: merr lokacionin e perdoruesit cdo 60 sekonda, duan apo sduan ata.

    Log-et per ata qe marrin vesh:

    643-713/? D/LocationManagerService﹕ Report location to Reciever: PackageName= komisariati.dixhital.al Request interval=+60s0ms

    1. Erion Cuni says:

      Pershendetje, e vertete eshte mer last location, por nuk do te thote qe e con gjekundi.Thjesht e ruan ne nje variabel, dhe vetem kur ti i jep dergo koordunate ateher e dergon, ndryshe nuk e dergon.Besom mua se e di mire kete pjese.

      1. ABC says:

        Prandaj. …..blini i-phone vetem dhe jo me smart phone. Akoma dhe FBI -ja ne Amerike ka hapur ceshtje ndaj apple per mosshperndarjen publike te vendndodhjes te cilen vetem i-phone e fsheh :)). Nese, vetem ne ceshtje ekstreme ( terorizem/ vrasje/ grabitje etj) Google do te ndante te dhenat me shtetin dhe aprovimi eshte disi i gjate nga gjykata dhe rrethana te tjera keshtu qe per nje gjobe mos e vrisni mendjen dhe shume.

    2. appi says:

      Po pastaj se ka marre lokacionet? Rendesi ka qe mos te dalin emrat e mbiemrat qe rrugacet mos te te vine nga pas.

      1. Halit o xhan ! says:

        Po te vazhdoje me kto ritme ky aplikacion?’ Veshtire se do kete me rrugace ne xhiro.Kam frik se do zhduken nga qarkullimi. Keshtue dhe nje 80 vjecar te denoncon ne kohe reale.Le qe ky marifeti denoncimit me aplikacion u ka hyre ne qejf te gjithve.E lezecme

  3. ylli says:

    jemi krenare e besimplote qe po ndertohet shtet, po vihet rend qe askush me te mos abuzoje me detyren, te gjithe te jene te barabarte para ligjit.

    1. lorena says:

      Sot kemi nje polici shteti, qe ne nje forme apo tjetren eshte ne dispozicion te rendit publik, te qytetarit, si permes 129 dhe tani permes ketij aplikacioni, qe do te siguroje rend e ligj dhe jo me abuzime nga askush, nga qytetar apo pushtetar qofte.

      1. teddy says:

        Aplikacionet online jane gjithmone te suksesshme, pasi ruhet anonimati dhe qytetaret nuk kane ndrojtje te denoncojne dhe per me teper, cdo gje ruhet duke detyruar pergjegjshmerine e gjurmimit.

  4. Azio says:

    Ja cfare do te thote rregull dhe respektimi i ligjit.
    Bravo qeveria Rama.

  5. ana says:

    jemi njisha per spiunim ? !!! kjo gje do funksionoj dhe do kete shuuum rezultat jua garantoj kete gje qe cke me te

    1. Opinionisti says:

      Provoje njëherë në Gjermani apo Danimarkë.

  6. jona says:

    jo po te thone njerezit qe nuk po punohet fare per shtetin

  7. lulzim says:

    keshtu fillon! bravo bravo bravo!

  8. shqipON says:

    Ushtria e komentuesve 99-sha, eshte tipari me i ri i demokratures dhe propagandes mavi. Duan te krijojne pershtypjen se shteti nuk e di cfare ndodh prandaj nuk vendoset drejtesia. Ketu shteti ka 25 vjet eshte ngritur mbi bazen e korrupsionit dhe krimit, keshtu qe ska si te luftoje vetveten. Por mund te ndeshkoje qytetaret me gjoba ku mundet per te dhene idene se drejtesia po vihet.
    Shllaku mavi dhe kelyshat e mjaftit e ben ramokracine me te rrezikshme edhe se regjimi banal i saliZiut.

  9. Tarasi says:

    Zonja ana ,clidhje ka spiunlliku me ligjin .shpresoj se sje ngopur me shpellaret e vicidollit,nese te pelqen ishi shko ne vicidoll dhe ri me kafshet e tua.

  10. Spiro says:

    Pune per t’ u pershendetur . Sot ,rastesisht , ne nje emision te mengjesit te Ora news ,degjova Drejtorin e ri te policise te Qarkut te Tiranes ,Ervin Hodaj ,qe sqaroi me detaje kete iniciative shume te avancuar . Me ato qe tha Drejtori , m’u duk shume entuziast , kompetet dhe shume i besueshem . I urojme shume suksese , qe te behemi dhe ne si bota e qyteterua

  11. taksirat kusuri says:

    Kur vajten shqiptaret ne amerik mendonin se amerika kishte satelit e i vezhgonte te gjitha,vezhgusit me te mire jane qytetaret qe edhe po te shikojn qe heth nje leter raportojne kjo nuk eshte spiunllek z ana kjo eshte mbrojtie e ligjit,mbrojtie e qytetaris,mbrojtie e qetesis.vetem keshtu funksionon shoqeria.Spiunllek eshte po te shpifesh po te genjesh me qellimin e keq ta demtosh tjetrin kur nuk e ka shkelur ligjin e regullin Shoqeria do ece perpara vetem po u beme te gjithe (SPIUNE)ruajtes te ligjit e regullit.Ne qofte se te gjithe nuk reagojme ndaj shkelsave,hajduteve, krimineleve, korupsionit, do vazhdojme ne gjendien ku jemi.

  12. Spiro says:

    Bravo policia ! Sot ne mengjes , ne nje emision televiziv ,degjova Drejtorin e Policise te gjarkut te Tiranes dhe m’u duk profesionist i zoti , i besueshem ne ato qe thoshte dhe shume optimist se policia do te jete gjithnje e kudondodhur per te goditur krimin dhe korrupsionin ne kohe rekor. Une i besoj drejtorit Ervin Hodaj , nga qe kam punuar dikur me te . Eshte shume punetor dhe i pakorruptueshem .U befte dhe policia jone si ajo e vendeve te qyteteruara !

  13. lesh e li says:

    Po fotomontazheve si ja ben Sehir Tapiri a sa qejf e ka shqiptari spiunellekun eshte pika e dobet qe kane shfrytezu pushtuesit dhe ai i paemri qe na sundoi 40 vjet.

  14. ana ka te drejt says:

    Shqiptaret e kan ne gjak spiunellikun, po deri tani kan pasur frik se mo u dilte kushi ishin ,kurse tani qe eshte e sigurt anonimiteti dhe kur te pjerdhin komshija do ja dergojn komisarjatit. Nuk ka nevoj fare te bredhin me policia dhe me kete aplikacion do shkurtohet dhe numri i policeve. Cdo gje do jua dergojn ne komisarjat te gateshm. Kur u hapen dosjet e stasit gjerman ne nje dosje qe kishte ngelur nga koha e nazizmit shkruhej se ne cdo vente gjetem spihuna po i paguanim, kurse ne shqipri i gjetem falas. Dhe azem kondrabandisti tha qe ne shqipri ka 3 miljon spiuna me dosje numronte dhe veten ai. Taras mos u merzit se keshtu si thot ana esht e verteta sado qe te na vijn hidhur

  15. ENDRI says:

    ORE SE UN VDES ME SPIUNU NJE CIK DHE DUA TE DIJE NESE SHKARKOHET KY NE IPHONE APO JO…

  16. G says:

    Pervec te tjerave ky apoikacion mer dhe IMEIn ne menyre qe tahiri ta kete kollaj tju kete “live” ne cdo moment…

  17. Socialisti realist says:

    duhet te pranojme qe shqiptaret vdesin per çik spiunllik…

  18. ari says:

    Dakort per rregullin e ligjin,por jo vetem per njeri tjetrin ne populli qe nuk na llogarit fare kasta politike-kriminale e pushtetit.Une ju sjell nje shembull nga Qeparoi[Himare],ku nje ndertim ne dalje te fshatit i ka kollonat ne uje te detit[thone qe eshte e ‘floririt’ shqiptar]pse nuk denoncohet,ose pse nuk prishet?Pashallaret e rinj duan te zbatojne ligjin per popullin dhe jo per vete.Mos entuazmoni shume nga menyrat qe perdorin per te na kontrolluar dhe komanduar,perderi sa ata per njeri tjetrin nuk denoncojne asgje.Lexova se ndiqet TOM doshi per disa miljone E ,mendoni te tjeret ku i bene ato miljon e pse nuk ndiqen?Nebote denoncohe dhe ministri e merren masa dhe ndaj tij,p.sh. para pak vjetesh u kap pa bilete ne tren gruaja e Toni Bler-u denua me gjoben perkatese.Me tregoni te dashur patriote nje shembull te tille nga Albanistani.Mos fluturoni me presh ne ….,mos upercani si ne kohen e kaluar.

  19. AK-47 says:

    Ketej te gjithe ankohemi jo po kjo jo po spiunlliku dhe kur vjen puna per te kontribuar per rendin te gjithe terhiqen. Pse ca kujtoni ju se policia shti fall me groshe?? Ne gjithe boten keshtu funksionon, nese dikush parkon keq ti ke ngele pa parking, nese dikush vjedh neser do te jete rradha jote. Nje merak kam une, po peshqve te medhenj si i behet??

  20. titi says:

    Krimi me i Rende eshte padyshim ai i fundit. Un nuk e di se per cfare paguhet kryetari i Bashkise qe ska shtruar as edhe nje rruge.Duke fikur dritat e duke kursyer energji zoti lulzim hoxha mund te kursente ndonje leke nga ato te buxhetit qe ka lene pa vjedhur e te shtronte nja dy rruge sa per sy e faqe meqe jemi ne fushate, po jo L.Hoxha pas aferes miliardashe me rrugen d-k vazhdoi me tentativen e deshtuar per ti falur detin Greqise me vone me vrasjen e 4 vetave ne 21 Janar e me vone me shkaperdhimin e kryeqytetit.Dhe gjyshin kriminel e ka pasur por te pakten nuk mbahet mend vec per bema negative.(ka bere ca hidrocentrale e ca uzina) po nipi jo qe sbehet llaf per te ndertuar po thashe Minister transporti i rr d-k minister i jashtem tek ceshtja e detit dhe minister i brendshem ne 21 janar.Ky eshte super rekordman botror

  21. ss says:

    Ju ka lene mendja o te uruar vetem bravo degjoj neper komente Nuk e dini se prefesoret tane japin leksione ne bote per kunderveprim jo ketu qe nuk behet fjal per veprim Ne po cfuqizojme ligjet e natyres dhe jo me nje karte dixhital ta bejne karte higjenike Ketu po nuk u crrenjos korrupsioni nuk ka burr nene ta ver Berishen Bashen strazimirin ajazin poshte dhe kjo do koh shpresojme kjo eshte hallka qe ka mberthyer vendin qe secen dot perpara

  22. bushi says:

    shume gje e bukur por duhet mirimbajtur se vete kane per ta prishur se nuk do ti ndjekin dot denoncimet keshtu do te thone se eshte sifektuar haha

  23. MANDI says:

    NE MALLAKASTER KY MJET NISAN TEK DER ME NGJYRE MENTE ME TARG AA411GZ XHIRON NE QYTET DH ESH PROBLEMATIK DERI NE OERTE VONA NE MES NAT MADJE SHOQROJET ME DJEM ME PRECEDENT PENALE JU LUTEM MIRNI MASA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje