Qendra e NCH, Nju Jork
Tranzit Finance njoftoi se ka blerë dy ditë më parë bankën Crédit Agricole Albania.
Tranzit sh.p.k është filiali shqiptar i NCH Capital Inc.
Kjo lëvizje nuk do të ketë ndikimin domethënës mbi Crédit Agricole S.A, sipas njoftimit zyrtar.
Credit Agricole Albania është banka e 11 më e madhe në vend me një total aktivesh prej rreth 27 miliardë lekësh në fund të 2014-s, ose 2% të totalit, sipas të dhenave nga Shoqata e bankave. Prej mëse një vit banka ka qenë qenë në negociata për shitje me institucione financiare në Shqipëri.
Sipas njoftimit në faqen zyrtare, Tranzit eshte licencuar nga Banka e Shqiperise per te ushtruar aktivitetin si Institucion Financiar Jo Banke ne vitin 2010. Kompania ofron mundesi te shumta financimi qe perfshijne kredi dhe pjesemarrje ne kapital per individe dhe shoqeri ne mbare vendin.
Ne nje bisede me Tranzit Finance, u theksua se “Blerja e Credit Agricole Albania deshmon besimin ne sistemin bankar te Shqiperise dhe ekonomine Shqiptare nga nje investitor serioz Amerikan me pervoje dhe njohje te mire te Shqiperise dhe rajonit. Tranzit Finance eshte shume i sigurte ne aftesite e tij per te mbajtur dhe permiresuar marredheniet me klientet dhe stafin e dedikuar te Credit Agricole Albania.”
Tranzit eshte shoqeri e fondeve investuese te administruara nga NCH Capital.
Nga viti 1993, NCH eshte nje prej investitoreve me te medhej ne Europen Lindore dhe Rusi, me nje portofol investimesh mbi tre miliarde dollare.
Shoqerite e administruara nga NCH operojne ne Shqiperi qe prej vitit 2007 dhe kane ofruar bashkepunim ne ndertim, turizem, pasuri te paluajtshme, hidrokarbure, telekomunikacion, sherbim kabllor, transport, hoteleri.
NCH Capital (www.nchcapital.com) eshte krijuar ne 1992 ne Nju Jork dhe eshte fondi me i madh Amerikan i investimeve i dedikuar per Europen Lindore dhe Rusine.
Me rreth $3.4 miliarde nen administrim, NCH Capital eshte nje nga investitoret me te medhenj globale. NCH Capital eshte nje fond i regjistruar me autoritetet mbikqyrese me prestigjoze te SHBA (Securities and Exchange Commission).
Ne fushen e sektorit financiar dhe bankar NCH Capital ka ne pronesi dhe drejton banka dhe kompani sigurimesh ne Rumani, Moldavi, Letoni, dhe Shqiperi.
Investimet ne Shqiperi ne forme kapitali dhe borxhi kane qene rreth $30 milione.
Nje prej investimeve me te sukseshme te NCH Capital ne Shqiperi eshte Tranzit Finance, nje kompani e licensuar si institucion financiar jo banke ne 2010 nga Banka e Shqiperise.
Tranzit ka rreth 70 punonjes dhe dhjetra mijera kliente dhe eshte institucioni financiar me rritje me te shpejte ne tregun Shqiptar per vitin 2014.