Gafat e Kosovës, të njëjtat premtime si Luli në 2011

15 Maj 2015, 18:03Politika TEMA

 Halim Kosovanë  iu ka kërkuar banorëve të Laprakë, votën në këmbim të ndërtimit të një spitali bashkiak, në ndihmë të shtresave në nevojë.

Por, gafa e Kosovës në këtë rast qëndron në faktin se ai po premton të njëjtat gjëra që shefi i tij, Lulzim Basha, kishte premtuar edhe në vitin 2011. Në kulmin e fushatës së tij elektorale, në mes prillin e 2011, Basha lëshoi “bombën” e radhës, duke premtuar se në shtatorin e po atij viti do të nisë diskutimet me komunitetin e mjekëve, por edhe me ekspertët, për të parë mundësinë e ndërtimit të një spitali rajonal.

Gjithashtu, në premtimet e tij elektorale shkruhej: “Spitali i Sanatoriumit do të shndërrohet në një spital modern vetëm për qytetaret e Tiranës dhe njësive vendore fqinje, që do të ofrojë shërbim me shtretër dhe në të njëjtën kohë edhe shërbim të specializuar ambulator”. Katër vjet më pas, jo vetëm që mjekët s’kanë parë ndonjë spital të ndërtuar nga Bashkia, por as spitali i Sanatoriumit nuk u shndërruar në një spital modern vetëm për qytetarët, por u la në mëshirë të fatit.

Të njëjtën gafë Kosova vazhdon ta bëjë edhe me premtimet e tij për banesat sociale, për terrenet sportive, për uljen e taksave, të cilat janë premtime që Basha nuk i mbajti në 2011.

Me sa duket stafi i tij as nuk është lodhur të bubrrojë ndopak më shumë, por i ka rënë shkurt duke i servivur Kosovës të njëjtat premtime që Luli bëri dhe gënjeu qytetarët në 2011.

11 komente në “Gafat e Kosovës, të njëjtat premtime si Luli në 2011”

  1. sit... back..and relaks →→→ says:

    ore ju jeni apo beni? po pse ju mendoni se nuk i di kosova ce cka premtuar luli? po ca doni ju ti premtoje qytetit kosova, qe do beje rrakete per ne hene. po keto pune ka qyteti, parqe, lulishte, sherbime, mirembajtje, administrim territori. i ve dhe emrin gafa zoti gazetar. a pika.

    1. Nesti says:

      Mire e ke ti, por keto gjera na i premtoi edhe Luli dhe nuk i be asnje gje. Pra duhet te ishin bere ca gjera. Po me kete qe po ben Halimi i bie qe te mohoje liderin e tij, mohon Lulezim Bashen.

      Tani kur nuk punoi Basha, mendoni ju qe do punoje Halimi. Nuk ka shanse qe Halimi te dale nje njeri me i zoti se Basha sepse atij nuk i degjohet zeri per asnje gje.

      Halimi eshte kandidat i lodhur.

      1. Andi says:

        Me Halimin si kryetar bashkie do te kemi te njejtin fat qe patem me Lulzim Bashen. Mund te me thoni se cfare ben Halimi kur shkon ne takime me njerezit. ASNJE GJE!!!!!

        Ai nuk ka nje platforme, nuk ka nje plan se cfare i duhet Tiranes.

        1. Andi says:

          Basha ka deshtuar ne cdo drejtim per bashkine e Tiranes. Te dalesh dhe te pyesesh se cfare thone njerezit per Bashen, nuk do te habitesh sepse thone te verteten. Ata thone qe basha i ka zhgenjyer sepse nuk beri asnje gje per te.

          Prandaj Basha ka turp te dale ne Tirane sepse ka frike nga reagimi i njerezeve sepse i ka lene ne pluhur dhe ne smogun e makines.

          Halimi nuk eshte ndryshe nga Basha, prandaj nuk kemi pse te votojme ate.

      2. pogba says:

        Po ca flet ti, nje vjersh kane kto, i fillon saliu zeri 2 lulzim basha i 3 eshte halim kosova e pastaj te gjithe ato cerrat si kor, nje fytyr kane, udhehiqen ende nga ai plaku hajdut qe sla gje pa bere ne kte vend.

        1. Ismaili says:

          Halimi do te mbahet mend vetem per gafat qe ka thene gjate gjithe kesaj fushate.

          Une fushaten e Halimit do ta perkufuzoja

          “Fushata e gafave”

    2. buffon says:

      Kandidat shume i dobet, mjaft te shohesh fjalimet qe mban gjate takimit me banoret e qytetit dhe e kupton se as qe ja ka idene se si mund te qeveriset Tirana. Me gjithe respektin po ky njeri vetem nga procesi i lindjes merr vesh. Per z. Kosova do ishte me mire qe te kujdesej per kliniken e tij private pasi Tirana ka nevoje per nje person me vizion e energji.

    3. Andos says:

      Qytetaret e Tiranes nuk harrojne se edhe dr. Halimi eshte zgjatim i Bashes. Kur z. Kosova nxjerr ne pah problematikat e qytetit e kupton fare mire se z. Basha per kater vite ne krye te qytetit te Tiranes nuk ka bere thuajse asgje.

    4. Patrioti says:

      Kryetari i Halim Kosoves premtoi : – kartat e studentit
      – krijimin e hapsirave te gjelberta
      – hapjen e qendrave rinore
      – Tramin, etj. Asnje nga keto nuk i realizoi. E djathta deshtoi ne drejtimin e Tiranes.

    5. Janaqi says:

      Ne krye te qytetit per kater vite kishim nje pertac. Pertaci ka kandiduar Halimin per te mbuluar punet e pabera mirpo Halimi nga ana tjeter po i nxjerr pertacit te quajtur Lul te palarat. Ne kryeqytet mungojne edhe kazanet e plehrave e kapaket e pusetave per te mos folur pastaj per investime te cilat jane 0.

  2. ceni says:

    Te beshe premtime dhe te vishe me vizione dhe projekte nuk do te thote te beshe gafa ! Kesh iden dhe vullnetim per te gjetur menyren e nxitjes se konkurences midis shettit dhe bashkine nuk eshte gafe ! TE vish me nje project I cili del mbi projektet e qeverise eshte nje merite e madhe dhe jo nje gafe. Doctor Halimi ka nje vision I cili do te gjej paqen qe me fillimin e punes si Kryetar Bashkie !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje