Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, në një intervistë për revistën “Java”, e cila botohet të shtunën, shpjegon përse ai ka qenë i drejtpërdrejtë në deklarimet e tij dhe nëse kjo do të thotë një ndryshim në politikën amerikane ndaj Shqipërisë, apo thjesht pasojë e faktit që korrupsioni dhe problemet në Shqipëri janë kaq të shumta, saqë Lu nuk mund të heshtë më.
“Jo, nuk është një ndryshim në politikën amerikane. Ne jemi duke mbështetur në mënyrë konkrete angazhimin e Dhjetorit për të dekriminalizuar Kuvendin, për të cilin u ra dakord nga të dyja palët, si nga mazhoranca, ashtu edhe nga opozita. Kemi hulumtuar historitë kriminale të kandidatëve për zgjedhjet vendore. Ne e kemi ndarë këtë informacion me kryetarët e partive politike, me kërkesën që ata ta verifikojnë këtë informacion dhe të ndërmarrin veprime. Ata kanë hequr disa prej këtyre emrave nga listat e kandidatëve dhe shpresojmë që do të heqin më shumë”, deklaron Donald Lu.
Por, a do t’i bëjë Ambasada e SHBA-ve publike këto emra? Donald Lu jep këtë përgjigje.
“Unë besoj, që votuesit kanë të drejtën të dinë mbi historitë kriminale të kandidatëve politikë. Por, siç thoni ju në shqip “vetëm i zoti e nxjerr gomarin nga balta”. Duke përdorur informacion të disponueshëm publikisht, partitë politike, media dhe shoqëria civile duhet të hetojnë të shkuarën kriminale të kandidatëve dhe ta ndajnë këtë informacion me votuesit. Këtë nuk mund ta bëjnë të huajt për ta. Do të shtoja edhe, që detyra e vështirë e të larguarit të kriminelëve prej politikës është përgjegjësi e institucioneve demokratike të Shqipërisë, por ata nuk mund të mbështeten për ndihmë te Shtetet e Bashkuara. Është Partia Socialiste, ajo që e përjashtoi Tom Doshin. Është prokurori juaj i Përgjithshëm, ai që ngriti akuza penale kundër Tom Doshit dhe Mark Frrokut. Janë drejtuesit e partive politike shqiptare, ata që kanë hequr disa politikanë me histori kriminale prej listave të kandidatëve. Sigurisht, ishin po këta kryetarë partish, që i vendosën ato emra në lista në fillim. Ka nevojë të bëhet më shumë, por institucionet shqiptare kanë bërë përparim të rëndësishëm. Jam i sigurt, që media, shoqëria civile vendase dhe partitë politike do ta japin këtë informacion në publik”, shprehet më tej ambasadori Lu.
I pyetur nga kryeredaktori i “Java”, Skënder Minxhozi, sesi po punon kryeministri Rama, ambasadori Lu thotë se kjo është një pyetje, së cilës duhet t’i përgjigjen shqiptarët dhe që miqtë e huaj ta shmangin. Kjo, sepse fjala është argjend, por heshtja është flori, – thekson ambasadori. I pyetur edhe për performacën e kreut të opozitës, Lulzim Basha, ambadadori Lu i është përgjigjur: Heshtja është flori.
JU NXIRNI LISTEN PER TE DY KRAHET PASTAJ E DI VETE POPULLI KE TE VOTOJ POR JU BENI TUAJEN NJEHERE PASTAJ NUK ESHTE BUDALLA POPULLI. FALEMINDERIT
Ore hiqni Xhelal Mziun e Partise Demokratike. Kamza nuk ka nevoje per nje hajdut qe ka abuzuar me fondet e tyre. Kamza nuk ka nevoje per nje njeri ndaj te cilit gjyakta ka dhene vendim per denim me dy vite burg.
o zoti lu
vetem me origjine kineze nuk doja te ishte ambasadori amerikan..sepse te mbyllesh syte para krykriminelit berishe dhe djallit lul quhet kinezeri.
i nderuar jeni ju dhe te perndjekurit politike qe po i ngrini vleren enver hoxhes si profet..
mos u tallni me me ate popull qe ka falimentuar si shtet dhe si dinjitet
per te permirsuar pak meimin e shqipes provoni ta perktheni kete parodi ee AD
Të shajnë të tutë,
o shoku Enver,
vetëm gjysmë dite,
dil edhe një herë!
Vetëm gjysmë ore,
dil e luaj fenë,
në Shtëpinë Qendrore,
ta pimë kafenë!
Në Shtëpinë Qendrore,
more Komandant,
ku tani i parë,
është një intrigant!
Ty – ky shkretëtirë,
as të shkon në mëndje,
i ligu të ligjve,
në partinë tënde!
Ç’djall të tha në kokë,
nga shpella ta nxirrje,
të ngjiste ca shkallë,
veç me bythëlëpirje!
Në hatër s’të bie,
ty mender Saliu,
sa të ta ndjejë erën,
do fshihet si miu!
Rri veç pak sekonda,
jo një gjysmë ore,
ta çlirosh nga bandat,
Shtëpinë Qendrore!
Dhe mos shko aspak,
në të tjera vënde,
sepse një besnik,
ke në zyrën tënde!
Ai ta ka mbajtur,
emrin të florinjtë,
se ti mbi të gjithë,
i ke skraparllinjtë!
Ai ngjan nga ty,
shoku Komandant,
ndaj me të pushtetin,
e kemi garant!
Në zyrën e madhe,
të shokut Mehmet,
është djalë i Kristaqit,
që qe deputet!
Ai ndonjëherë,
bën sikur të shan,
po nga ana jote,
kandarin e mban!
Eh, edhe në zyrën,
e shokut Haxhi,
ësht’ një oficer,
pak mustaqeli!
Vetëm pak mustaqe,
siç i kish Haxhiu,
dhe për këtë punë,
i hoqi i ziu!
Kaq – o Komandant,
s’kemi më ç’të themi,
se pushtetin tënd,
neve prapë e kemi!
Se do të humbiste,
kot mendoi shpellari,
kur në mes të natës,
të krreu nga varri!
Tani ik i qetë,
dhe nuk ke pse vuan,
se këtu shumica,
akoma të duan!
Ka dhe që të shajnë,
e të hedhin gurë,
për inat të tyre,
unë të mburr – o burrë!
Unë të mburr – o burrë,
se jam realist,
se s’jam njohur kurrë,
si një enverist!
E goditur kjo, megjithate po i bojme qejfin Liut si VIDH i modh, qi po bo bohet m’Tironen tone.
Liri-demokraci & poshte “diktatori”…..
lesh lesh. po nuk e bene keta, skane per ta bere asnje here politikanet shqiptare.
Trishtim per pyetjen e S.Minxhozit,se cfare mendon Ambasadori Amerikan per punene e Kryeministrit te shqiptareve.
Respekt per pergjigjen e Ambasadorit.
Nuk i heq asnje presje poezis te ketij mikut tone
Zt. Ambasador Lu,inisiativa Tuaj duhet vleresuar si pozitive,por jo e plote. Per fat te keq ne Shqipetaret 2 gjenerata u rritem dhe edukuam ne Diktature. Edhe ju Zt. Lu te kishit perjetuar ate Diktature do ishit tjeter Lu. Kam nje pyetje: A mund tà luftoje nje Kriminel i madh nje kriminel te vogel?! Dhe ne se po, PSE?!
Krimineli Nr1 ne Shqiperi eshte Berisha. Ju me siguri e dini kete. Ai ,Berisha njihet nga shumica e Popullit Shqiptar si Kriminel e Armik.(Ai ka vrare,vjedhur,koruptuar dhe ka mbjedhe e ushqyer Kriminele me te vegjel si Basha,Mediu,Ruli,Bode,Imami,Memziu,Meta, etj,etj.
Ju Zt.Ambasador i thoni hajdutit kape hajdutin,ose Kriminelit te madh, hiqe nga Lista kriminelin e vogel. Kjo nuk fuksionon,sepse Kriminelet e vegjel jane krahet,trupi muskujt, ushqimi i Kriminelit te madh. Zt.Ambasador duhet filluar nga koka,nga Berisha se ndryshe propozimi juaj ngelet vetem nje ander(riparim i pjesshem) dhe me xhakete e patallone me andra nuk shkohet ne Ballo(Feste).
Zt.Ambasador Ju kam shkruar edhe here tjeter,dhe Ju lutem
ndihmojeni Shqiperine e Shqiptaret,sinqerisht e me zemer te madhe e si thote nje fjale e Popullit,beni nje te mire dhe hidheni ne Dete se Ai(deti) e nxjer prape ne breg.
Sidoqofte mendoj se shume Shqiptare te ndershem,puntore e Patriot i mirepresin ndihmat e sinqerta e dashamirese. Faleminderit.