Pasuria e Tom Doshit, qindra mijëra euro për blerje apartamentesh dhe trualli në 2014-n

16 Maj 2015, 09:37Politika TEMA

Deputeti i Shkodrës, Tom Doshi, ka deklaruar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive 19 transaksione, blerje dhe shkëmbim të pasurisë të paluajtshme vetëm në vitin 2014.

Ai ka deklaruar se në shtator të 2014­ s ka blerë ndërtesa, truall dhe apartamente në Tiranë në shumën e 840 milionë lekëve.

Ndërkohë, ka bërë dhe dy blerje të tjera pasurie, apartamente, njësi dhe garazhe, me vlerën e 408 milionë lekëve të rinj.

Për këto blerje në deklarimin e dorëzuar pranë ILDKP­-së, Doshi ka vendosur numrin e kontratës, por ka specifikuar se blerja e tyre është bërë me shkëmbim.

Po me shkëmbim Doshi ka deklaruar dhe blerjen e dy ambienteve të tjera, edhe këto me shkëmbim, me vlerat e para 53.2 milionë lekëve të rinj, ndërkohë apartamentet e dyta me vlerën 57.680.000 lekë.

Deputeti i Shkodrës ka blerë dy autovetura gjatë vitit 2014.

E para është blerë në muajin prill të 2014­-s, me vlerë 68 mijë euro.

Makina e dytë është blerë në muajin gusht me një vlerë prej 20 mijë eurosh.

Doshi gjithashtu ka hyrë si aksioner në muajin tetor të vitit 2014, në kompaninë me ish-­ministrin e LSI­së, Dritan Prifti.

Doshi ka blerë 35% të aksioneve të pularisë “Beata” më një vlerë reth 35000 lekësh.

Po ashtu, në tetor Doshi ka shtuar pasuritë e paluajtshme duke blerë apartament në Tiranë me vlerën e 17.7 milionë lekëve të rinj.

Po të njëjtin apartament ai e ka vendosur në një kontratë premtimi për shitje me shkëmbim, në vlerën e 17.784.000 lekëve.

Veprimtaria e Doshit gjatë 2014-s

Blerje pasurie, ndërtesë+ truall  Tiranë, 3 500 000 lekë

Blerje pasurie Tiranë, truall, 300 000 euro

Blerje pasurie Tiranë, apartament, 11 652 480 lekë

Kontratë premtim shitje pasurie Durrës, 4 200 000 lekë

Kontratë premtim shitje pasurie Durrës, 2 240 000 lekë

Kontratë premtim shitje pasurie Durrës, 39 000 euro

Blerje pasurie, apartament, 8 927 600 lekë

Blerje pasurie, apartament njësi dhe garazh, 308 000 000 lekë

Blerje pasurie, apartament njësi dhe garazh, 100 800 000 lekë

Kontratë dhurimi ndërtese Tiranë ½

Blerje pasurie, apartament njësi dhe garazh, 53 200 000 lek

Blerje pasurie, apartament njësi dhe garazh, 57 680 000 lek

Shitje pasurie, truall+ apartamente, 840 259 450 lek

Blerje autoveture 68 000 euro

Blerje autoveture 20 000 euro

Blerje 35% të kuotave, aksioneve tek shoqëria “Beata”, 3 500 euro

Blerje pasurie, apartament Tiranë, 17 784 000 lekë

Kontratë premtim shitje, pasurie apartament, 17 784 000 lekë

 Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private

Të ardhura nga paga si deputet 1 873 849 lekë

Të ardhura nga paga, bashkëshortja 4 521 089 lekë

Të ardhura nga dhënia me qira (Australi) 15 600 euro

Të ardhura nga shpërndarja fitimi Shoqëria “Aldosch sh.p.k”  25 458 267 lekë, për shumën 2 828 696 lekë

Të ardhura nga qiraja 500 euro

Të ardhura nga revokim kontrate 160 293 euro

Detyrimet

Shlyerje mbetjes së kredisë, 77 832 280 lekë

Shlyerje mbetjes së kredisë, 27 950 euro

Shlyerje e mbetjes së kredisë, 514 615 euro

Shlyerje kësteve të kredisë, 6 795 120 lekë

Marrje huaje nga shoqëria “Profarma sh.a”, 457 000

Kthim huaje “Profarma sh.a”, 70 000 euro

Kalim i shumës nga shitja e hotelit shoqërisë “Aldosch sh.p.k”, 457 000 euro

15 komente në “Pasuria e Tom Doshit, qindra mijëra euro për blerje apartamentesh dhe trualli në 2014-n”

  1. B says:

    Pse publikohen keto deklarime te Doshit?

    1. un says:

      tom dosh eshte nje trap qe donte te bente si gangster un jam i fort nuk kan cfare te me bejne dhe cdo gje e bente ne drit te diellit ne emer te vet, politikanet e tjer po pastrojne parat ne emer te te tjereve dhe vet jane te lare, mnuk hiqen gangstera

    2. sit... back..and relaks →→→ says:

      KJO PUNA E TOMES ESHTE SHUME E MJEGULLT. TOMA NUK ESHTE BURRE I PASTER KJO DIHET PO KUSH ESHTE I PASTER NE SHQIPERI DHE BERI MBI 1 MILION EURO? ASKUSH. TE GJITHE E KANE NDOTUR NGA PAK APO NGA SHUME. PUNA ESHTE KUJT I SHKELI TOMA NE KALLO QE I JANE FUTUR ME ILDKP, ME PROKURORI, ME POLICI, ME GJYKATE E ME SHIK MRAPA, VETEM FBI MUNGON MEGJITHESE CA NUK BEN VAKI. DMTH NUK TE TURRET GJITHE SHTETI MRAPA SE I SHKELE RAMES APO METES NE KALLO, NUK JANE AQ ME BOLE AS NJERI E AS TJETRI. PR DIKUSH TJETER QENDRON PAS PERDES NDOSHTA MATANE ATLANTIKUT. ATA MIQTE MATANAE ATLANTIKUT NUK PARA JU BEHET VONE SHUME PER KORRUPSION E DEMOKRACI NE VENDE SI SHQIPERIA DERI NE MOMENTIN KUR JU PREKEN INTERESAT FINANCIARE. PRA DYSHOJ SE TOMA KA TENTUAR TE KAFSHOJE ME SHUME SE CMUND TE HAPI NOFULLAT DHE KA HYRE NE PJESEN E NDONJE KOMPANIE PERTEJ-ATLANTIKSE ME LIDHJE DHE INTERESA NE NIVELE TE LARTA. DHE PERTEJ-ATLANTIKSAT NUK NGURROJNE TE TE SHTYPIN KUR JU PREKET PORTOFOLI. PRA DUHET PARE SE ME CILEN KOMPANI PERTEJ-ATLANTIKSE KA PASUR GERR-VERRE BIZNESI SHOKU TOM PER TE KUPTUAR SE KU FLE LEPURI. NE FUND TE FUNDIT CDO LUFTE APO KONFLIKT QOFTE PERSONAL APO SHTETEROR E KA FILLIMIN DHE MBARIMIN TEK INTERESAT FINANCIARE.

  2. Argita_B says:

    Tema boll ndotet faqet e gazetes me paçaure te tilla. U mundova te kuptoj ça shkruani me siper dhe e vetmja gje qe arrita te kuptoj eshte fakti se gazetari qe ka hedhur on line kete shkrom nuk ka kuptuar asgje se çfare shkruan.
    Ky shkrim behet ne periudhe fushate per te lene te kuptohet se sa shume para ka Doshi, pra te diskreditohet.
    Tom Doshit nuk dua ti shoh bojen sepse eshte njeri ordiner qe populli e zgjodhi ta perfaqesosje. Ajo qe ben perhstypje eshte fakti qe sulmohet para fushates, sulmohet pasi i rish me Edi Ramen!!! Gazeta Tema le te shkruaj ne faqen e saj qe eshte organ i propogandes se Edi Rames dhe atehere nuk ka me asnje problem, pasi njerezit e dijne se nuk eshte e pavaruar. Po kur gazeta Tema prezantohet si medie e pavaruar dhe qe prej citesh nuk shkruan asnje artikull kritik ndaj Rames atehere kjo behet problematike per lexuesin e Temes, pasi ai manipulohet me qellim nga Gazeta te ciles i ben besim.

    1. Esmeri says:

      @Argita B….a!
      Pse behesh gjeloze ti,qe Tom Doshi paska miliarda dhe ti nuk ke asgje??
      Po ja per kete u vendos demokracia kapitalisrte:KUSH ESHTE ME I ZOTI do behet i PASUR,te tjeret te hane ….MUT!!!
      A e di ti Ca osht Fecizmi-i thote Qazim Mulleti te burgosurve?
      Ja ta dini ju:AI OSHT NJE TOP ….HALLVE(muti) ne fakt!!
      Keshtu edhe DEMOKRACIA KAPITALISTE SOT!!!

      1. Argita_B says:

        Esmeri,
        Nuk behem xheloze per asnje. Ajo qe une shkruaj me lart e tejkalon mendjen tende prej katnari. Me vjen keq po nuk mund te zbraz te mijat e te mbush te tujat.

  3. edi palla says:

    po pse u kujtuan per tomen tani prag zgjedhjesh ,apo pse i doli kunder ,po ilir blloku eshte sulltani i ktij vendi dhe nuk e paska zbuluar njeri ,ceshte ky vend hale ku drejtesia eshte private dhe vetem per armiqte e Partise ,hajduti kap hajdutin,dhe mender ne sklleverit japim komente ,

  4. nardone says:

    me gjithe keto shitje blerje ne 2014 si mendoni a ka pas kohe Toma me u morr me hallet e zgjedhesve te vet si deputet?

  5. AK-47 says:

    Shifni a i ka pagu taksat se paret nuk ia merr dot njeri ne Shqiperi!

  6. plaku says:

    Une mendoj se shteti nepermjet prokurorise duhet te verifikoje prejardhjen e ketyre lekeve per keto transaksjone. Ne se prejardhja e lekeve eshte ligjore neve duhet te gezohemi per njerezit si Doshi, i cili per mua eshte nje njeri modern dhe i kohes.
    Ne kohen e feudalizmit, te zogut, pasaninket e medhenj i fshihnin florinjte neper qypa dhe i groposnin. Lavdi zotit kjo kohe ka hikur edhe per Shqiperine. Leku nuk duhet te lihet i vdekur ai duhet te qarkulloje te investohet gje qe po ben me sukses, sic duket edhe zoti Doshi.
    Shifni more zoterinj se cfare po behet rreth rrotull neper bote. Ne si popull duhet te luftojme mitin qe na la komunizmi, qe prona private dhe pasuria eshte nje gje e keqe.
    Perkundrazi, pasuria dhe te pasurit jane nje gje e mire, sepse keta paguajne pjesen me te madhe te taksave ( taksa progresive qe vuri me ne fund Edi ), keta bejne investime duke hapur vende pune, rritur konkurencen ( shifni se si ra cmimi i vezeve ) etj.
    Shifni se cfare beri Berluskoni ne Itali, qe nga hici ariti te krijoje me mijra vende te reja pune. Socjalizmi real kudo ne bote vertetoi se forca levizese e shoqerise nuk eshte LUFTA E KLASAVE, por inistiativa private qe shton pasurine dhe hap vende pune.Habitem se sa shpejte harruam ne shqipteret rradhet e qumushtit ne oren dy te nates, listat e ushqimeve per mish,kafe, djathe etj.
    Kuptohet se edhe kapitalizmi ka te metat e veta por ama ne krahasim me socjalizmin real eshte nje sistem me i mire dhe me konkurues. Tani bota po perpiqet qe te gjeje nje sistem me te mire hibrid qe te kete te mirat e “Socjalizmit teorik” dhe te kapitalizmit. Tani ne Gjermani, Zvicer, Austri etj. po fillon te aplikohet nje politike ekonomike ekologjike, socjale dhe tregu. Duhet te vendoset nje ekujliber midis tregut qe i prodhon te mirat materjale dhe shtetit qe duhet ti shperndaje sic duhet keto te mira materjale.

  7. xha Barka says:

    Likja, sale lika.

  8. GAMORI says:

    BURRAT SHQIPTARE NJERZIT ME TE PAAFTE NE RRUZULL BATAKCINJ QE SHESIN TRUALL E SHTEPI TEK CDO KAFSHE QE JU DEL PERPARA PA RESPEKTUAR RREGULLAT SHEKULLORE QE PRONA TOKA SHITET NE FAMILJE FAREFIS DHE KURRRRRRRRE NE DUART E TE HUAJIT QOFTE SHQIPTAR APO JASHTE KUFIJVE SE KETA TE FUNDIT TE BEJNE GJEMEN KUR TE VIJNE NE KUFI TE SHUAJNE ME KUC E MAC

  9. Beni Bo says:

    Ketij tomkes ti bejne nje hetim rrenjesor per te gjithe kete pasuri qe ka vene dhe ne qofte se nuk e justifikon se si e ka bere ti sekuestrohet e ta plasin brenda horrin e doshajve ,deputetin me pa vlere te politikes shqiptare ,thjesht hajdut ordiner dhe i korruptuar ,

  10. Stop says:

    Une nuk e morr vesh kete tipin. Me lek, shtepi, biznese pa fund, prona pa hesap, milliona neper banka, cfare mutin kerkoi me ate videon ?!?!?!Cdo katunar e ka enderr nje copë shtepi e nje dyqan ne Tirone o Tom, ti perse kaq tafma?

  11. Epiroti says:

    Uroj qe pas ketij banditi te klasit kriminal, te vijohet edhe me kriminelet e tjere, lenia pa para rrugeve i ben mire ketyre dhe bandave qe komandojne nen forcen e parase!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje