Kosova sulmon punën e Bashës në Bashki

16 Maj 2015, 10:58Politika TEMA
Kosova sulmon punën e Bashës në Bashki

Në takimin e sotëm të Halim Kosovës me shtresat në nevojë, nuk ka duruar kur ka deklaruar se për këtë shtresë është premtuar shumë, por s’është bërë asgjë, madje ka premtuar aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuar në Bashki.

Por, ankesat e personave me atësi të kufizuar arriti kulmin kur njëri prej tyre tha: “Që nga koha e Edi Ramës janë ndërtuar banesat sociale dhe akoma nuk janë shpërndarë. Jemi me qira 17 vjet. Nuk respektohet asnjë sinjalistikë për ne invalidët. Kurse për parkimet për invalidet na i dha Edi Rama dhe na u hoqën, por s’dimë pse. I kemi bërë kërkesë bashkise aktuale, por asnjë përgjigje s’kemi marrë”.

Përgjigja e Kosovës ishte e tillë: “Dera e bashkisë do të jetë e hapur. Kur them dera e bashkisë do të jetë e hapur, puna e parë që më shkon mendja them: Po si do futen në bashki? Sepse nuk kam parë për momentin ndonjë rrugë të përshtatshme që t’u përkojë aftësive fizike për të hyrë në bashki. Edhe për këtë do të shikoni një zgjidhje origjinale që do të bëjë shumë shpejt me të marrë bashkinë në dorë.”

Basha premtoi të njëjtën gjë në 2011, por nuk bëri asgjë për të bërë të aksesueshme Bashkinë e Tiranës edhe nga personat me aftësi të kufizuar.

Madje Kosova shkoi më tej kur tha: “Duhet më shumë me ju dëgjuar, sepse jo vetëm në katër vitet e fundit është bërë shumë dhe nuk është bërë aq sa duhet për ju. Ju jeni dëshmitarë, që në shumë fushata ju takojnë, ju mbledhin rreth e përqark, ju bëjnë premtime dhe ju ikni të gëzuar. Por, në shumicën e rasteve, siç unë jam në dijeni, premtimet ngelën në letër”.

E në fakt, premtimet e Bashës para 4 viteve mbetën të gjitha në letër

3 komente në “Kosova sulmon punën e Bashës në Bashki”

  1. gonxhe says:

    Po ky e sulmon bashen per sy te publikut, po a nuk do i sherbeje interesave te Kryetarit te PD-se, qe eshte lul basha dhe qe do i kerkoje llogari, nuk do ti jape leje ndertimi per klientet e partise kur ia kerkon basha?

    1. eris says:

      o zoteri, po keto mjete propagande, he me votoni mua se jam me i mire se shefi im qe ne fakt seshte i mire fare jane te kaluara. do ndeshkohesh halim dhe do ndeshkohesh lulzim. tiranen e tallet dhe e neperkembet.

    2. zila says:

      po se ngado qe te kthehet do sdo e do e kritikoje se te mos berit asgje ne kater vite do te thote shume regres shume kaos dhe shume deshire per te bere pune te mira e per ta kthyer ne drejtimin e duhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje