Bushati: Basha nuk mbajti asnjë premtim, Lana është katandisur në ambient të pisët publik

16 Maj 2015, 14:20Politika TEMA

Partia Socialiste akuzon kreun bashkiak të Tiranës, Lulzim Basha se ka lënë pas dore pastrimin e qytetit.

Deputeti i PS-së, Ervin Bushati në një prononcim për mediat tha se Basha nuk realizoi premtimin e një qyteti të pastër, dhe se ujërat e zeza nuk do të derdheshin më në lumin e Lanës.

Premtoi se Tirana do të ishte ndër qytetet më të pastra në Europë dhe ujërat e zeza do të përpunoheshin e nuk do të derdheshin në ujin e Lanës. Në katër vjet nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim, as projekt, as projekt ide dhe as studime dhe jo të mendosh për investime. Jo vetëm që nuk e zgjidhi problemin e lumit të Tiranës, po ka lënë dhe Lanën të katandiset në ambient të pisët publik, që bën me turp jo vetëm qytetarët e Tiranës, por çdo shqiptar në sytë e Europës. Qytetarët nuk presin më zgjidhje nga Lulzim Basha dhe tani e kanë të qartë që ai nuk mund të japë as zgjidhje, as ide e as vizion”, deklaroi Bushati.

Ai shtoi se zgjidhja e këtyre problemeve do të vijë pas 21 qershorit, kur “Tirana do të shkojë në drejtimin e duhur”.

5 komente në “Bushati: Basha nuk mbajti asnjë premtim, Lana është katandisur në ambient të pisët publik”

  1. Claus says:

    Ja foli dhe ky aksioneri i bankes se te ndjerit Santo, “Credins”, per tu marre me Lanen,qe ne Tirane quhet lume, qe rrjedh qe nga koha e ndertimit te xhamise se Et`hem Beut!

  2. llafazani says:

    Bushati me mustaqe dhe bushati I bemave mostrueoze sot doli per te disaten here per te akuzuar Lulezim basha lidhur me zhvilimin e qytetit te Tiranes ! A i ka syte me balle Bushati ? Ne nje Interviste para disa ditesh Bash ju pergjigj kujdo per 4 vjecarin e tij ne krye te bashkise se Tioranes ! Mqs jemi te bashkia e tiranes dhe lana une po ju them nje fakt te cilin kryeministri Rama e fshehu duke bere bamiresi me leket e shqiptareve ! Para 6 muajsh me permbytjen te bregu i lumit bashkia investoi nej shume marramendes per kete zone ndersa premtimet e Ministrit te mireqenjes personale dhe kryeministrit shkuan dem dhe ishin mosperfillese ndaj banoreve !

  3. Toni says:

    Sme duket si ervin bushati ky kaq shpejte e mori rrugen ky me rilindjen e f……..

  4. ura e gjeologjikes says:

    Nje Bushat prej verteti.Lana sjell vetem ca copa muti te quajtura Basha!

  5. mira says:

    Sa bajate beheni njesoj si saliu , thote ndonje xhevahir saliu dhe te gjithe i hapin dhe i mbyllin fjalimet me xhevahiret e tij.

    Keni dy vjet qe keni marre pushtet dhe aty ku ju ka dash bytha keni nderhyre dhe nuk keni pyetur per gjykate kushtetuse apo administrative.
    Aty ku jane pazaret e perbashketa nuk ndiheni fare.

    Po zihen te gjitha hapersirat e lira, tek zona e stadiumit “Qemal Stafa”. Tek Diga e Liqenit, ( ato qe duken dhe bejne muuu se per te tjerat nuk marrim vesh ne mjeranet e popullit)jane te gjithe ne tepsi duke filluar nga shefi yt deri tek shefi Lulushit dhe te gjithe langonjve qe rrine rrotull tyre.
    Keshtu qe gjeja me e mire qe do beni eshte te pakten qepni gojen dhe vazhdoni grabisni plackisni vidhni dhe mashtroni deri sa ketij populli ti vijne trute ne vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje