Zgjedhjet 2015, PKDSH hap fletën e votimit. PS e pakënaqur me renditjen, ka pranë një simotër

16 Maj 2015, 15:41Politika TEMA

Lista e partive, për zgjedhjet e 21 qershorit, do të nisë me Partinë e Mark Frrokut, pasi kristian demokratët do të kenë numrin 1 në fletën e votimit.

Komisioni qëndror i zgjedhjeve hodhi shortin për renditejen e partive politike në fletën e votimit për zgjedhjet e 21 qershorit ku rezultoi se Partia Socialiste do të mbajë numrin 26, ndërsa Partia Demokratike numrin 18.

Por ky vendim pritet të ankimohet nga Partia Socialiste, duke qenë se pas saj renditet Partia Social-Punëtore me numrin 27, dhe mund të ngatërrohet, duke qenë se siglat janë të afërta me njëra tjetrën, raporton Ora News.

Gjithsej në këto zgjedhje garojnë 61 parti, nga të cilat Lëvizja Socialiste për Integrim do të ketë numrin 36, Partia Republikane do të mbajë numrin 12, PDIU numrin 46, LZHK numrin 17, si dhe PBDNJ nr 6.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje