Prezantohet kandidati i majtë në Korçë/ Rama: Do ta shndërrojmë në Parisin e vogël të Shqipërisë

16 Maj 2015, 20:02Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta prezantuan të shtunën pasdite kandidatin e koalicionit të majtë për Bashkinë e Korçës, Sotiraq Filo.

Kryeministri Rama tha se Qeveria e Shqiptare në 18 muaj ka investuar në Korçë më shumë se në 20-vite të marra së bashku. Në fjalën e tij, Rama tha se Qeveria erdhi ju kërkoi votën 2 vite më parë me zotimin se në katër vite drejtim do të ndryshonim rrënjësisht qytetin, por zotimin, shtoi ai, jo vetëm që qeveria e tij e mbajti, por e tejkaloi, duke i dhënë një pamje tjetër qytetit.

“Për të gjithë është e qartë. Korça para dy vitesh ishte një shesh betejë mes qeverisë dhe Bashkisë. Njëri shtronte, tjetri zhvishte. Njëri ndërtonte, tjetri prishte dhe qëllonte që gjithnjë ata që prishnin apo zhvishnin ishin ata të Shqupit”, nënvizoi Rama.

“Sot, vijoi Kreu i Ekzekutivit, Korça ndryshoi totalisht në 18 muaj. Juve, tha Rama, jeni Parisi i vogël dhe jo më kot ne i kemi dhënë mbështetejn tonë, pasi Korça, duhet dhe mund të bëhet Parisi i Vogël i Shqipërisë”.

Sipas Ramës, me reformën territoriale Korça tashmë do të jetë më e madhe, me Voskopojën dhe gjashtë komuna të tjera, ku burimet e rritjes ekonomike do të jenë edhe më të mëdha.

“Zhvillimi social dhe zhvillimit urban shtrihen që nga resurset që ofron rinia, deri tek pasuritë natyrore dhe tek forca e madhe e e vullnetit të njerëzve për të punuar me tokën dhe për të prodhuar përmes saj. Kjo dhe të tjera e bëjnë Korçën një nga territoret më me prespektivë të zhvillimit në Shqipërisë dhe një nga bashkitë që nuk ka asnjë arsye për të mos e rritur me shpejtësi ekonominë familjare dhe rajonale të saj”, nënvizoi Rama.

Kreu i Ekzekutivit e hodhi “shikimin” edhe nga kandidati i koalicionit të djathtë, Gjergji Mero. Sipas tij, vota për opozitën është vot e hedhur kot.

“Ky nuk është kërcënim, por një argument. Kanë sjellë një nga Devolli, një Agronom, Rektor Universiteti, i cili do të mbahet mend që fakultetin e Agronimsë nga ku doli e degradoi dhe e mbylli fare. Çfarë do bëjë ky zotëria”, pyeti ironikisht Rama.

“Nuk ka ça bënë edhe po të dojë se nuk e lënë ata të Shqupit. Më mori në telefon një nga bashkiakët e Shqupit dhe më tha se kishte probleme me komunitetin dhe kërkoi bashkëpunim, por shtoi se nuk donte të takoheshim në zyrë, pasi e shikonin ata të shqupit. Po ku ta takojë këtë zotëri, në liqenin e Pogradecit, si polumbar, apo në pyjet e Voskopojës”, vijoi Rama.

Duke mbyllur kapitullin e opozitës, Rama nënvizoi se Shqupi nuk kërkon një votë për popullin, por për projektin e saj politik, ndërsa vota për Aleancën e Shqipërisë Europiane është votë për të ardhmen e komunitetit.

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta në fjalën e tij tha se opozita është e kotë që kërkon përmes zgjedhjeve lokale të bëjë politikë, pasi hapësirën për të bërë politik e ka të gjithën në Kuvend.

“Opozita ka të gjitha hapësirat e duhura në Kuvend, si asnjëherë më parë për të bërë opozitën që kërkon. Prandaj dhe zgjedhjet e 21 Qershorit janë thelbësore për komunitetet, pasi Bashkitë duhet të ecin në drejtimin e duhur dhe jo të bllokohen nga ambiciet politike”, nënvizoi Meta.

“Për veprat që janë bërë deri më tani në Bashkinë e Korçës, dua të falenderojë Niko Peleshin dhe Sotiraq Filon. Dua të shpreh bindjen time se koalicioni do të ia dalë të fitojë. Nuk ka sot asnjë ekonomi në Europë që të jetë në atë gjendje që dëshirojnë qytetarët e atij vendi, por ne po përpiqemi të rrisim punësimin dhe jam besimplotë që edhe Bashkia e re, shumë më e madhe se ajo ekzistuese, pasi do i bashkohen dhe njësi të tjera, që ishin komuna, do të kenë më shumë resurse për të realizuar një projekt të madh qytetar”, tha kreu i LSI-së.

Zv/Kryeministri, Niko Peleshi, i cili ka qenë dhe Kryetar Bashkie i Korçës deri në vitin 2013 bëri një rezume të punës së bërë nga kjo Bashki gjatë qeverisjes së majtë.

 “Ne punonim ditën, ata prishnin natën. Qeveria që mbahej me taksat e qytetarëve, nuk mbillte asnjë pemë, madje hiqte dhe ata që ishin. Ne edhe pse qeverinë e kishim pengesë, nuk u lodhëm së përpjekuri për të punuar për të ardhmen, për t’i dhënë qytetit tonë ngjyrat dhe të ardhmen që meritonte.

Ndonëse në vitet e shkuara, ritmi ishte më i ngadaltë, tani jeni dëshmitarë se ky ritëm është në rritje. Kemi ringritur qendrën e qytetit. Po ristrukturohet pazari i Korçës. Një mrekulli më vete, një rikthim në të shkuarën për t’i hapur horizont të ardhmes.

Prandaj vota juaj do të jetë një votë për ti dhënë vijueshmëri punës së bërë gjatë këtyre viteve. Ne ndërtuam parqet të gjelbëruara nga më të bukrit në vend. Ëndrrat e mia janë kthyer në realitet për Korçën.  Shumë projekte kalojnë nga Korça. Duke nisur nga projekti TAP, që do ta afrojë edhe më shumë Korçën me Beratin…

Po ashtu Korça sot ka kopshte, shkolla dhe infrastrukturë nga më të bukurat në vend. Nesër përmes votës tuaj, Korça do të jetë një nga vendet me papunësinë më të vogël në vend, pasi me bashkinë në duart e Filos të rinjtë do të gjejnë hapësirën e duhur për të punuar, për të shfrytëzuar resurset et yre…Ju zotohemi se do jemi në krah të çdo ëndërre për ta kthyer në realitet për qytetarët e Korçës”, tha Peleshi.

Arta Dade, Deputete e Partisë Socialiste për qarkun e Korçës, tha se qyteti i serenatave është vendi i artit dhe i kulturës.

“Vendi i arsimit dhe dritës së dijes. Korça edhe pse nuk lind në të, të bënë ta duash, dhe vlerat e Korçës janë ato që do të na çojnë drejt integrimit europian. Ne do bëjmë atë çka është më e mirë për Korçën. Fitore dhe begati për Korçën. 50% gra në këshillin bashkiak”, tha Dade

12 komente në “Prezantohet kandidati i majtë në Korçë/ Rama: Do ta shndërrojmë në Parisin e vogël të Shqipërisë”

  1. Besnik says:

    Korca gjithemone ka ditur qe te zgjedhe drejtuesin e duhur. Korcaret kane zgjedhur njeriun qe punon dhe qe u sherben.

    Niko Peleshi dhe tani Sotiraq Filo kane bere nje super pune ne Korce prandaj dhe gezojne respektin e gjithe Korcareve.

    1. lorena says:

      Ne Korce eshte bere nje super pune nga Sotiraq Filo. Ne kaq pak kohe ai fitoi besimin e qytetareve te tij sepse eshte nje njeri puntor.
      Korcaret jane njerez te zgjuar dhe nuk e cojne voten kot sepse asnje here nuk e kane bere gjate gjithe ketyre viteve.

      1. Ismaili says:

        Korca gjithemone ka qene e majte dhe e tille do te mbetet. Cdo kandidat e ka dale atje e ka justifikuar me pune besimin qe i kane dhene njerezit, prandaj dhe fiton e majta atje. Nje person i tille eshte dhe Sotiraq Filo dhe prandaj fitoi bindshem para 1 viti kur ishin zgjedhjet.

    2. Gerti says:

      Korcaret kurdohere kane bere zgjedhjen e duhur sa here u eshte dashur te caktojne drejtuesin e qytetit te tyre. Sotiraq Filo si djale Korcar dhe per punen e mire qe ka bere do kete serish votebesimin e qytetareve te Korces.

    3. buffon says:

      Korcaret do votebesojne Sotiraqin ne menyre qe te dergohen deri ne fund reformat e ndermarra. Ne qytetin e Korces jane kryer mjaft investime te cilat e kane transferuar ne nje qytet modern. Sotiraqi eshte i duhuri per Korcen, votea e korcareve eshte per te.

  2. poli says:

    Halimi nuk eshte nje shembull i mire per Tirane sepse gjate kohes qe ai ishte drejtor i spitalit gjinekologjik te Tiranes ai paralelisht kishte dhe nje klinike private qe dergonte pacientet nga spitali i shtetit. Halimi ka shfrytezuar postin per te nxjerre fitime.
    Qe me siguri nuk kane qene te pakte sepse nga e beri ate klinike 2.6 milione euro.
    Nese Halim behet kryetar bashkie me siguri qe do te beje te njejten gje.

    1. sit... back..and relaks →→→ says:

      ZOTI POLI, TABELA THOTE WELLCOME TO KORCA CITY, JO TIRANA CITY. KE NGATERRUAR TAVERNE

      1. Qwerty says:

        Jane aq te zene me pune keta zhurmuesit sa ka rrezik qe dhe te lajmet roze qe nxjerr Mero ketu, do te lexojme super pune e Erionit. Ju falet.

  3. Qwerty says:

    Kjo puna e Parisit te vogel mor kryerilindes eshte bere aq bajate sa as per ata qe skane qene ndonjehere ne Paris nuk vlen me. Korca mjafton te jete Korce, ai qytet qe te gjithe e duam dhe e preferojme.

  4. ramy exsiqi says:

    Hajde rama. Jepi rama.
    Yp xhixhi yyyyp
    Me parisra Tani.
    Idiot

  5. B says:

    Kullen Eifel e ndertove, tani dhe nje lume duhet dhe u be Parisi z. Rama !
    Ose me thjeshte merr ibrikun e Bashes , ta jep Filipi i fix-it.

  6. pegasus says:

    O OOOOO EDO……JO CDO FJALE LE GJURME MBI TELAJO…..LERE POLKTIKEN..I KA SHALET ME TE GJATA SE TE TUAT…DHE..ME E VESHTIRA…POLITIKA KA ME SHUME BYTHE SESA TI KE TRU….HE TU BEFTE Mmajasepse une nuk te behem…..ps…Mos eDHIT..Token tone me vepra si dikur me fjale ….he tu befte Aneta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje