Eksodi i kapitalit, ja bizneset që po ikin

17 Maj 2015, 13:49Politika TEMA

Prodhues të mobilieve janë zhvendosur në Serbi, ndërsa shumë kompani të tjera kanë tkurrur aktivitetin. Ikje që ka lënë gjurmë në shifrat zyrtare të ekonomisë.

Kompania e prodhimit të mobilieve F.P.M sh.p.k. prej vitesh eksportonte mobilie në tregun amerikan. Prodhimet e saj realizoheshin në fabrikën përgjatë autostradës Tiranë-Durrës. Por, prej pak muajsh, ajo ka zhvendosur aktivitetin në një zonë të lirë në kufirin mes Serbisë dhe Rumanisë.

Sipërmarrësit thonë se janë të përjashtuar për pesë vitet e para nga taksat dhe kanë marrë një kapanon në gjendje të mirë, kundrejt vlerës 1 euro.

Ky është një ndër bizneset shqiptare që po zgjedh të ushtrojë aktivitetin ekonomik jashtë vendit, duke lënë kapanonin bosh e dhjetëra të papunë.

Mes atyre që po ikin (e këtu nuk po flasim për azilkërkues), janë edhe më të shumtë sipërmarrësit e huaj. Ata kanë mbyllur tërësisht përfaqësitë e tyre këtu, ose i kanë reduktuar ato në minimum.

Kompania farmaceutike GlaxoSmithKline ka bërë publik vendimin për të kufizuar përfaqësinë në Shqipëri. Në një njoftim zyrtar, thuhet se “në Shqipëri, forma e biznesit tonë do të ndryshojë ndërsa ne po shqyrtojmë modelin tonë të operimit. Kjo do të thotë se ne do të ndalojmë aktivitetet promocionale të GSK në Shqipëri, por do të vazhdojmë aktivitetet në lidhje me cilësinë, farmakovigjilencën, çështjet rregullatore dhe aksesin në treg”. Për fat të keq, kjo do të thotë që një shkurtim i stafit është i nevojshëm”. Vitin e kaluar, një prej përfaqësive më të mëdha të tregtisë së cigareve, vendosi të reduktojë praninë e saj në Shqipëri.

Vetë përfaqësuesit e këtyre kompanive nuk bëjnë komente, mbi arsyet specifike, apo faktorin kryesor që i ka çuar në këtë vendim, por përfaqësuesit e biznesit, i përcjellin këto zhvillime me nota negative. Sipas tyre, kjo është pasqyrë e një terreni të thyer ekonomik, ku gjërat përveçse të vështira, duken të pamundura për t’u realizuar. Përfaqësuesit e biznesit, të cilët nuk duan të dalin me emra, aq sa edhe vetë sipërmarrësit, tregojnë se ikja e investimeve nga Shqipëria ishte paralajmëruar që me fillimin e rritjes së taksave. Ata vërejnë se, ikjet e muajve të fundit nuk janë asgjë, përballë presionit që ka mes biznesit dhe planeve të tyre për t’u larguar. Ka sipërmarrje, veçanërisht në sektorin e riciklimit, që po vlerësojnë të transferohen jashtë që kur u mor vendimi për të mos importuar mbetje, vërejnë drejtuesit e shoqatave të biznesit.

Por ata theksojnë se shumë sipërmarrës që duan të largohen, pengohen nga mungesa e likuiditetit (si në nivel kursimesh, edhe në mundësi kredie). Tjetër pengesë është pasiguria e përgjithshme që karakterizon vendet pas krizës financiare ndërkombëtare. “Në këto kushte, askush nuk do të ishte i gatshëm të ndërmerrte një aventurë. Në periudha të vështira, streha jote është më e mira, ndaj largimet e kohëve të fundit mund të shpjegohen vetëm nga një dëshpërim i madh i biznesit ashtu si dhe vetë shqiptarëve”, thotë përfaqësuesi i një prej shoqatave të biznesit në vend.

Eksodi i sipërmarrjes që vitin e kaluar

Gjatë vitit 2014, sipas të dhënave nga bilanci i pagesave të Bankës së Shqipërisë, flukset dalëse të Investimeve të Huaja Direkte u rritën me 245% në raport me një vit më parë. Një gjurmë e drejtpërdrejtë e eksportit të sipërmarrjes. Kompanitë vendase dhe ato të huaja po preferojnë t’i investojnë jashtë fitimet e tyre, vërejnë ekonomistët.

Sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë për vitin 2014, zëri mjete në Investimet Direkte, i cili nënkupton flukset dalëse të investimeve direkte arriti në 76 milionë euro, nga 22 milionë euro një vit më parë.

Sipas metodologjisë së Bankës së Shqipërisë, në këtë zë përfshihen investimet e kompanive shqiptare jashtë, ose huat që bijat në Shqipëri mund t’u kenë dhënë mëmave.

Bizneset kishin paralajmëruar që rritja e vazhdueshme e taksave, që po e bën vendin më pak atraktiv në rajon, barrierat administrative dhe mjedisi i paqëndrueshëm për të bërë biznes po i “detyronte” ata të transferonin kapitalin jashtë vendit. Më e dukshme kjo ka qenë për sipërmarrjet e ndërtimit, që po vuajnë jo vetëm maturimin e sektorit, por edhe bllokimin e lejeve të ndërtimit.

Emigrim i biznesit, e jo zgjerim

Vendosja e kompanive shqiptare jashtë vendit nuk po ndodh sot. Kur sektori i ndërtimit filloi të përballej me një kërkesë të ngopur në tregun e brendshëm, ndërtuesit (ende dinamikë) zgjodhën të investojnë në tregje të huaja. Flasim për rreth dhjetë vite më parë, kur ndërtues si Hajredin Fratari po ngrinte banesa në periferi të Romës, apo Fatos Pustina, i cili ndërtoi një kompleks të madh banimi në Sofje të Bullgarisë. Grupi Balfin, gjatë kësaj periudhe, zgjeroi investimet në rajon, duke ngritur në Shkup të Maqedonisë, qendrën tregtare “Skopje City Mall”.

Por, efektet e krizës globale përfshinë edhe shtetet lindore të Europës, e sipërmarrësit e rinj shqiptarë në Europë filluan të tërhiqen “në bazë”. Ndodhi pak a shumë ajo çfarë u vërejt edhe tek emigrantët. Periudha 2011-2013, shënoi kthimin më të madh të emigrantëve, pasi u gjendën të papunë në emigrim. Edhe ndërtuesit filluan të hasin vështirësi për shitjet e apartamenteve, si në periferi të Romës, edhe Bullgarisë. Por, mes investimeve shqiptare jashtë në kulmin e zgjerimit dhe investimeve aktuale është e vështirë të hiqet një paralele. Kompania e mobilieve F.P.M., nuk ka hapur një degë të saj në Serbi, por ka zhvendosur të gjithë aktivitetin atje.

Biznese e konsumatorë pesimistë

Si “Me një shpatë të madhe” në dorë, qeveria zgjodhi të rrisë taksat për dy vite rresht, e nga ana tjetër të reformojë disa sektorë. Një efekt të madh shterues, vlerësohet të kenë dhënë masat e marra në sektorin e energjisë.

Ekspertët e ekonomisë mendojnë se të dy këto hapa ishin kombinimi i gabuar, në kohën e gabuar. Masat shtrënguese erdhën pikërisht në një periudhë kur sipërmarrjet ishin lodhur nga blerjet e kufizuara prej vitesh. Një marrëdhënie e fortë klient-biznes, ku mirëqenia e të parit është kusht për mbarëvajtjen e të dytit. Dhe, në fakt, me gjithë përpjekjet për të rezistuar, bizneset janë “infektuar” nga pesimizmi i konsumatorëve.

Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, në tremujorin e parë të këtij viti, edhe sipërmarrësit janë bërë pesimistë për të ardhmen.

Treguesi i besimit në sektorin e industrisë ra 3.2 pikë përqindjeje, kjo u shkaktua kryesisht nga rënia e balancës së prodhimit (me 8.5 pikë përqindje). Në rënie shihet edhe gjendja e tyre financiare, ndërsa gjendja e inventarëve nuk ka ndryshuar.

BSH thekson gjithsesi, se me gjithë zhvillimet negative në dy tremujorët e fundit, niveli i treguesit qëndron mbi mesataren afatgjatë dhe mbi mesataren e periudhës 2008-2014.

Bazuar në vlerësimet e bizneseve, Banka vëren se, “situata ekonomike dhe gjendja e përgjithshme e firmës është vlerësuar e përkeqësuar në tremujorin e parë të vitit 2015. Balancat përkatëse ranë me 6.7 dhe 14.1 pikë përqindje. Bizneset kanë vlerësuar në rënie si kërkesën e brendshme ashtu edhe kërkesën e jashtme”. Pritjet për tremujorin e dytë janë optimiste lidhur me gjendjen e përgjithshme të firmës, rritjen e eksporteve dhe me porositë e reja.

Prej kohësh, prodhueshmëria në vend vijon të ketë kosto të lartë. Niveli i ulët i shfrytëzimit të kapaciteteve është ulur më tej në fillim të vitit. Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në industri është në nivelin 67.7%, sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë. Në tremujorin e parë, ajo ishte rreth 4 pikë përqindje më e ulët se norma historike.

Besimi, i vlefshëm sa edhe investimet (sipas ekonomistëve), ra në të gjithë sektorët e ekonomisë. Në ndërtim, pas rritjes graduale përgjatë vitit 2014, treguesi i besimit ra me 5.2 pikë përqindje. Niveli aktual i TBN-së qëndron afër mesatares historike. Në rënien e treguesit për këtë fillimviti ndikoi ulja e kërkesës dhe e prodhimit.

Në sektorin e shërbimeve, besimi ndërpreu prirjen rritëse në tremujorin e parë të vitit 2015 dhe ra me 2.4 pikë përqindje. Rënia u shkaktua nga përkeqësimi i balancës së gjendjes së përgjithshme të biznesit dhe të situatës financiare.

Në rënie rezulton edhe sektori i tregtisë. Ai ra me rreth 4 pikë përqindje në tremujorin e parë të vitit 2015. Sipas vrojtimit të Bankës, në këtë përkeqësim, ndikoi vlerësimi i përkeqësuar i bizneseve për gjendjen financiare të tyre si dhe për gjendjen e përgjithshme të biznesit.

Të gjitha këto zhvillime, bënë që situata e përgjithshme ekonomike në vend të vlerësohet negativisht. Treguesi i ndjesisë ekonomike ra 4.6 pikë në tremujorin e parë. “Kjo rënie frenoi prirjen rritëse të regjistruar që prej tremujorit të katërt të vitit 2013”, vëren BSH në vrojtimin e saj. Rënia e këtij treguesi në tremujorin e parë u përcaktua nga rënia e besimit në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe nga rënia e besimit të konsumatorëve.

Treguesi i besimit të konsumatorëve ra me 2.7 pikë përqindje në tremujorin e parë të vitit, duke konfirmuar trendin rënës të nisur në tremujorin e kaluar. Rënia vjen kryesisht nga ulja e blerjeve të mëdha me 9.2 pikë përqindjeje. Por, në këtë përkeqësim, ndikuan edhe pritjet e konsumatorëve për situatën ekonomike dhe financiare në vend.

BSH vëren se, “konsumatorët e vlerësojnë situatën financiare dhe ekonomike në vend të përkeqësuar në tremujorin e parë të vitit. Pritjet e tyre për nivelin e papunësisë në gjashtë muajt e ardhshëm janë pesimiste. Balanca u rrit me 1.1%, një pritje për rritje të papunësisë. Konsumatorët perceptojnë gjithashtu një kosto të rritur jetese, ndërsa balanca e kursimeve ka pësuar rënie të lehtë. Pritjet për inflacionin pas një viti u ulën në tremujorin e parë, përkatësisht në 1.4%, nga 1.8% që rezultonin tremujorin e mëparshëm.

Monitor

33 komente në “Eksodi i kapitalit, ja bizneset që po ikin”

  1. tfgs says:

    bixnecet ikin,firmat ikin,te rinjte ikin,truri i kombit iken por gyzelet shpresojne ne nje big albania………..!!!

    1. do i japim nje big mamase ,se grua nuk besoj te kesh ,nga menyra si komenton me dukesh si gjyzelminoritar

      1. F.U. says:

        BIZNESET IKEN SEPSE RILINDJA U KERKOI LEKE!

        KESHTU ESHTE KUR SHET VOTEN PER 20MIJ LEKE DHE RILINDJA TE SHET VENDIN E PUNES PER 3000 EURO!

        R.I.L.I.N.D.J.O.T.E

    2. Hit says:

      hahhahaha, kam frige se eshte e vertete…
      PS: desh harrova fajin e ka Saliu.

    3. Epirioti II says:

      Ky eshte nje shkrim shume i ngjashem me nje qe u publikua para 2 muajsh po tek Tema (marre nga BIRN). Artikull fare i pjesshem, abuziv dhe i qellimshem pesimist.

      Mqs anen negative autori e ka trajtuar me se miri, une po i meshoj pak anes pozitive:

      1. Fakti qe biznesmenet shqiptar po investojne jashte Shqiperise tregon qe ata jane fuqizuar dhe jane ne gjendje jo vetem te kontrollojne pjese te tregut vendas (qe eshte akoma shume i vogel) por edhe te konkurrojne me sukses jashte Shqiperise. Fitimi i ketyre investimeve do te kthehet cash ne Shqiperi pas disa vitesh, njelloj sic po del jashte fitimi i kompanive te huaja pasi arriten azen e maturimit (psh AMC, Raiffeisen, ISP, Bankers etj).

      2. Shkrimi nuk jep statistika te ndara. Sa jane investime direkte te sipermarrsve shqiptare jashte dhe sa jane dalje te kompanive bije ne favor te kompanive nena nderkombetare

      3. Nuk ka asnje te dhene si eshte situata me investimet hyrese direkte

      4. Treguesit qe jane dhene ne fund per te analizuar tremjorin e pare 2015 me paraardhesin nuk japin krahasim vit me vit, apo trendin e plote ne 4-6 tremujoret e fundit, nderkohe qe dihet qe tremujori i pare eshte gjithmone me i tkurrur ne shume tregues ekonomik se tremujori i fundit i nje viti.

      Shkurt artikull tedencioz. Shume mire qe ka paraqitur anen gri e erret te medaljes. Shume turp qe nuk ka paraqitur edhe anen gri te hapur. I publikuar ne kulmin e fushates elektorale mban ere veze te prishur.

      1. Argita_B says:

        EpiriotiII,
        Observi yt eshte i sakte, konçiz. Problemi eshte se artikujt se pari nuk hidhen ne rrjet nga gazetare qe kane nje minimum nocini ne fushen e ekonomise e rrjedhimisht nuk jane ne gjendje qe te perceptojne se si funksionjne macro ekonomia dhe investimet, balancat tregetare….e keshtu me radhe. Dhe se dyti, nuk ka redaktor qe te filtorj artikujt qe shkruhen ne faqet e gazetes.
        Gazeta Tema eshte njé gazete modeste, qe ka kushtuar rendesi pjese grafike te saj dhe prezantimit por qe nuk ka,mundesi te paguaj gazetare te mirefillte te specializuar ne dusha e ndryshme ne menyre qe te trajtojne indormacionin me progesionalizem.
        Gazeta qtema ka thuajse te njetet artikuj si gazeta Shekulli, ndryshimet jane teper te vogla.
        Mjafton te lexosh nivelin e komenteve per te kuptuar se ciles pjese te lexueseve i drejtohet kjo gazete.

      2. moderni says:

        bravo, duheshin vene pikat mbi i. Gazetaret duhet te mesojne te shkruajne duke cituar fakte jo me spekullime dhe interpretime idiote.

    4. jani says:

      na ke ca trapin o tgfs a e di se je nipi i Ali pashait

  2. Erion says:

    Miredita!

    Lexova me interes artikullin tuaj mbi zhvendosjen e bizneseve nga Shqiperia.
    Mund te flas shume mire per rastin e GlaxoSmithKline sepse eshte nje biznes ne te cilin kam punuar dhe them se e njoh mire.

    GSK ne Shqiperi kishte nje zyre perfaqsimi qe perbehej nga 1 drejtor, 1 ose disa farmaciste qe merreshin me rregjistrim e barnave dhe 10-14 perfaqsues mjekesor, puna e te cileve konsistonte ne takimin me mjeke e farmaciste dhe promvimin e barnave te GSK.

    Ky lloj biznesi puneson 10-20 persona por ama nuk sjell psh lende te para ne Shqiperi, i perpunon dhe i eksporton pastaj.GSK nuk kishte fabrika ku prodhonte barnat e saja dhe i eksportonte, pra nuk nxirrte mall nga shqiperia dhe sillte para,ajo qe quhet raporti import-eksport!Ndersa kompania FPM po!Ikja e saj perben problem sepse njerezit punonin dhe mobiljet shkonin jashte shtetit!

    Prandaj edhe njerezit edhe shteti duhet te tregohen te kujdesshem se ke kompani mbeshtesin me ulje taksash dhe ke kompani jo!

  3. 1000000 kokpalare says:

    faji e ka saliu

  4. arber1468 says:

    Epo me këtë formë komplekse tatimi dhe tatimi I përshkallëzuar po jep pasojat.

  5. ylli says:

    shkrim qe s intereson askujt nje iken dhjete vine ky eshte sistemi kapitalist nje bie qindra ngrihen dhe keshtu dhe puna o i dashur shkrimtar edhe do ikin edhe do vine a e di ti sa eshte numri i atyre qe duan te hapin biznes ne shqiperi me mijra por s munden te gjithe te futen ti thua iku po le te iki rruge e mbare ti behet vjen tjetri me vrap ai pse iken e ke pyet veten ti?
    iken se i rra puna ketu dhe do dali dikush tjeter qe do bej mobilje me te mira se ai rri pa merak se do kemi mobilje qe do i gjejme edhe te kazanaet e plerave trego do jet plot mos u bej merak do kemi apo jo mabilje konkurenca i ka keto ne sipopull na intereson qe cfar kerkojme ne treg ta gjejme dhe ne treg s mungon asgje a ke para>

    1. plaku i mocem says:

      Ketu eshte puna “ylli”,tek parate.Nuk ka para se mallra ka si t’i duash dhe sa te duash,ato qe jane ne tregun amerikan,apo gjerman jane dhe ne Shqiperi.Kur thuhet qe po ikin bisneset duhet kuptuar qe iken puna,pra ikin parate,me te cilat ti do te blesh ne treg,i cili,eshte i tejmbushur me mallra.Nuk kemi uri per mallra por kemi uri per para.Keshtu, jepi pergjigjen shqetsimit perse largohet puna?

  6. socialisti realist says:

    RIPJELLJE!

  7. Patriot says:

    Keshtu si e ka nisur Rama do te vije dita qe do te hame njeri tjetrin,nderkohe qe Ilir Meta nuk di se ku ti coje milionat.

  8. leka says:

    Nga shkrimi i mesiperm, shikohet qe nje pjese e bisnesit po iken . Kush jane ato bisnese qe largohen duke permendur si shkak reformat e qeverise ne rritjen e takses vetem 5 % , nga reforma ne energjiitk si dhe mos funksionimi sic duhet i sektorit te ndertimit.? Qeveria ka forcuar kontrollin e informalitetit qe ekzistonte ne ekonomine shqiptare , dhe jam i binmdur pervec krizes qe eshte globale , ato bisnese qe largohen nuk paguanin sic i takonte taksat, dhe energjine qe konsumonin, ndersa per bisneset e ndertimit kan shkak se tregu i vogel shqiptar eshte i tejngopur me ndertime banesash .Ketu flitet se ekonomia ka renie, por si ka mundesi qe treguersit e FMN dhe BE flasin per rritje 2% per 2014 dhe propgnoza per 2015 do jete 3 % treguesi i krizes se plote jane kompanite e medha si ne telekomunikacion, industri perpunuese kompani energjetike , qe te gjitha jane ne pune dhe po shtojne investimet.Jemi ne ekonomi tregu kush nuk i reziston konkurences udhe e mbare ne Serbi dhe matan asaj.do lindin kompani te reja qe paguajne taksa dhe nxjerrin fitimet qe meritojne .Reforma e taksave , ishte e domosdoshme se cliron nga barra fiskale shtresat me te ardhura te vogla dhe i detyron monopolet e deritanishme te paguajne me teper vetem 5%.

  9. fredi guri says:

    a mer sali cna bone ishalla i fiton ripjellllllja te gjitha zgjedhjet vendore si ne kohen e komunizmit kur fitonin me 99% dhe ta tregojme ne qefin ty edhe bar do hame vetem partin ta kemi ne balle , populli ne kembe partia ne balle dhe do i fitoj se do populli

    1. Aua ;) says:

      Aha, gur i palatuar fare, qenke nga trute.
      Ti dhe soji yt parazitar kerkoni programin “ripjerdhje” te Sali Komikut, i cili thuajse fitoi me 99% te votave ne 1996.
      Kenaquni dhe nje muaj me Halim Komikun (e rradhes) dhe pastaj pirdhuni prej verteti se po ju kalon data e skadences!
      Mireupjerdhshi Fredi Komiku (i rradhes)! ?

  10. al paci says:

    Neqoftese nje biznes vendas apo i huaj prodhon per tregun vendas eshte i humbur dhe as qe duhet ta marin mundimin te hapin biznes. Fuqia plerse ne shqipri esht shum e ult dhe tregtia e pandershme te falimento

  11. Juri says:

    Dy jane premtimet ende te pambajtura te rilindjes.
    1. Reforma ne sistemin e Drejtesise;
    2. Reforma ne Sistemin e Tatimeve.

    Jane akoma ne administraten tatimore e doganore hijenat e Saliut qe e dine se si “punohet”. Ne nje treg ku nuk prodhohet konkurrence por vetem korrupsion asnje investitor i huaj nuk mund te qendroje me shume se 1-2 vjet. Mjafton te shikoni disa pej kompanive me te fuqishme si Praktiker, Merkator, Carrefour etj te cilet nuk e perballuan do tregun korruptiv shqiptar.
    Pale kur vjen puna per te kerkuar te drejten ne gjykatat Shqiptare, te gjithe e dime se cfare behet, por qe per nje investitor serioz eshte e paimagjinueshme.

  12. XG says:

    Artikull jo profesional si ne analize, shembuj dhe shifra qe nuk jane sigifikative. Titulli ” eksodi i kapitalit…! Cfare konsiderohet eksod. Largim i nje zyre, qe te tilla ardhje dhe ikje jane normale ne baze te konjukturave te vete kompanive nuk perbejne lajm aq me teper sinjal apo dukuri ekonomike te nje vendi. Apo kapitali i larguar ne investime, apo hua diku tek total 76 milion euro. Ky kalim kapitali ne kete mase per investime nga biznesi vendas normalisht eshte i nevojshem deri ne nje mase. Shifra te tilla nuk jane per tu marre ne konsiderate.
    Taksimi 15 % nuk mund te quhet taksim i larte dhe as shkak per largim apo thithje investimi. Asgje per tu theksuar apo per tu quajtur artkull i lexueshem.
    Bejne mire qe analiza te tilla te behen nga specialiste te mirefillte qe te nxjerrin vertet ku duhet te fokusohet dhe orientihen politikat ekonomike. Mundesisht ata qe njohin ekonomine nderkombetare jo thjesht gazetare ditore. Nuk pritet nga nje reviste ekonomike te behen botime kaq te dobta.

    1. erf says:

      ate po mendoja dhe une. te vesh nga 10% tek 15% taksim qenka ndonje rritje e madhe? kejo eshte absurde.

      sic tha njeri larte, besoj se keto kompani jane ato qe skane paguar taksa fare, dhe po te veje rritja ekonomike ne 3%, qe s’eshte ndonje gje e madhe po he, nuk duhet te ankohemi, sepse po e arrijme kete rritje pa emigrantet e italise dhe greqise qe kane mbajtur ekonomine tone gjalle for 2 dekada.w

  13. Tom says:

    E Kate fajin Halim Kosova!!!Qeveri e korruptuar!

  14. POPULLI.... says:

    Realiteti eshte se jemi me te varfer dhe me te pashprese se para dy viteve….Komentuesit, tifozllekun t’a mbajne per vete, …ose t’a ruajne ne sport…

  15. agostin says:

    Artikujt si ky i merr era ,n.q.s vendi ka rritje konsumi dhe punesim ,atehere eshte ne rregull, ne te kunderten vendi ka ikur pere lesh .

  16. Niku says:

    Nje shkrim jo profesional per ekonomine. Kudo ka firma qe ikin dhe te tjera qe vijne. U rriten taksat dhe ikin firmat, nuk mund te fshehin fitimet dhe ikin firmat. Por sa u rriten taksat? Nga 10 perqind vajten ne 15 perqind dhe kjo i falimentoi firmat! Mos u beni qesharake se nuk ka lezet. Ne qe rrojme jashte e dime me mire se ju qe perallat politike i paraqisni si ceshtje ekonomine.

  17. nji uj selite te lutem says:

    PO se çesht nje goùmar ktu qe komenton vetem? FAIN E KA SALIU me ironi,po ik o injorant se nuk esht vetem mostra sali leshi qe e degjeneroj si mos me keq kte vend shpetimtari i SHQIPTARVE, ne po ram prap ne dor te saliut me mir po ikim te ter nga ky vend dhe rri ti si bole me saliun dhe NDERTONI shqiprin, NUK KERKOHET SHPETIM TEK KRYEKRIMINELI I SHQIPTARVE TEK ANTISHQIPTARI DHE TRADHTARI ME I ULET I KTI KOMBI QE SHITI DETIN TEK greku, KA BURRA TE NDERSHEM DHE TE SHKELQYER KY VEND QE TA BEJN SHQIPERIN PO A TE LEN KOKRRA INJORANTESH DHE QELEPIRXHISH SI TY TE BESH ATE QE DUHET, NUK KA VETEM SALI FATOS RAM E ILIR KY VEND PO KA PLOT INTELEKTUAL ME VIZION QE JU KRIMINELET I BENI PRESION ME GRYKEN E PUSHKES SE DONI HORRAT VETEM NE POLITIK SE PLERAT DHE LLUMI KTI KOMBI NUK JETOJN DOT PA TO.

    1. filani says:

      Ja bere mire mutit se na cau trapin.ka nostalgji per sali shtrigen ai

    2. 1000000 kokpalare says:

      Ne radhe te pare gomare i sateme ,ne radhe te dyte ne qe jemi jashte shtetit jemi asnjanes ,ne radhe te tret po na vijne me shume njerez me teper tani se ne kohen e sales .prandaj ti o gomar i sateme po ta ironizoj me te madhe .fajin e ka saliu .nuk me rruhet se ku vete ti me ate koke lopen qe ta mbeshtet .por me vjen keq per keta qe po bredhin si harixhinjt neper bote.rrace e poshter kjo komunistja zoti e shkaterrofte kete kolere.mendojne vetem per vete

      1. 1000000 kokpalare says:

        Me falni
        Shkoni lani shurren e rames o njerez te ditur

  18. Lale says:

    Po he pra pse nuk dalin ata njerezit e mire qe thua ti ti votoje populi ata dhe te mos votoje ata qe blejne voten me para te felliqura.

  19. andrei says:

    Po pse mo zoti Mero ti ke thene se qeveria po ecen mire ….
    DHE NJE LAJM I KEQ PER BIZNESIN SHQIPETAR….
    NGA DATA 12/05 ME URDHER TE MINISTRIT TE FINANCAVE TRANSPORTUESIT NDERKOMBETAR NUK LEJOHEN ME MBI 200 LITRA NAFTE,,,MBI 200 LITRA DO ZHDOGANOHET ME 100 LEKE TE REJA LITRIN,,,,
    Asnje transportues nuk do te kaloj me transit dhe nga sot firmat qe punojne me ne na kane refuzuar transportin per efekt te ketij ligji…
    Rrofte rilindja qe po na sjell varferi papunesi e krim….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje