Kandidatja e PD-së për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma takoi banorët e Rashbullit, ndërsa deklaroi se hapja e vendeve të punës do të jetë prioriteti i saj për të zgjidhur mjaft probleme sociale në gjithë bashkinë e re të qytetit.
“Punësimi është problem në të gjithë rajonin dhe pllajën e Durrësit. Në fakt është gangrena dhe thembra e Akilit për zgjidhjen e shumë probleme. Motivimi i punësimit do jetë numër një. Do të gjejmë të gjitha mënyrat, në bashkëpunim me biznesin”, tha Duma.
Ajo u shpreh se, ajo nuk do të lejojë që banorët e këtyre zonave të ndihen në izoluar ndërsa vuri theksin në një sistem transporti efikas për lidhjen e rrethinave me qytetin, me stacione të shpeshta dhe orare më të favorshme.
Pjesë e bashkëbisedimit me banorët ishte edhe deputeti Argon Duka i cili kërkoi bashkimin e gjithë qytetarëve për të kthyer shpresën në bashkinë e Durrësit.
“Kundërshtari i vetë politik i ka dhënë provat që është lidhur me një grup njerëzish dhe i gjithë qyteti i Durrësit e sheh Vangjushin të bllokuar me rrethin e vetë shoqëror, që nuk janë as socialistë dhe as demokratë, por janë dakistë. Kështu që të shtrëngohemi të gjithë kështu siç jemi dhe të japim votën për të mirën e kalamanjve tanë dhe të fitojmë”, tha Duka.
Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me anëtarët e shoqatës së invalidëve në qytet, të cilët kërkuan vëmendjen nga bashkia duke vënë theksin tek strehimi. Duma tha se do të ketë drejtësi me strehimin nga Bashkia dhe çdo shtëpi do t’i takojë atij që ka nevojë.
“Problemet me strehimin janë me disa nivele në qytet. Ju do të ndjeni drejtësi dhe do të trajtoheni me prioritet dhe shtëpia do t’i shkojë atij që ka nevojë. Unë mendoj se bashkë do ta kthejmë këtë qytet edhe në nder të memorjes tuaj, edhe në nder të atyre vlerave që kurrsesi nuk duhet të zhduken”, tha Duma
e vetmja gje qe di et besh ti e dashur eshte te ulerasesh e grindesh nper tv duke hedhur balte e shpifur si mentori yt . njerzit vertete kane nevoje per pune po duan dhe nje njeri seriz qete mund tua siguroje vertete dhe jo dikush qe di vetem te brockullise
ti moj zotrote, kujton se mblidhen votat me hallatet qe te ka fal natyra, je nje bishtperdredhur ti, e kujton se keshtu i bind durrsaket, jo moj jo, shembujt dhe besimi jepet me pune e perkushtim, jo me ca sy te lyer, floke te krehur e fustane qe nxjerr linjat.
Ku di ti nga Durresi moj, po ti je jabanxheshe aty, shyqyr qe te liroi dajua shtepine me qera, qe te shkosh sa per zgjedhje, se e dime qe po te ishe ti kryetare pas zgjedhjeve, prape ne tirane do rrije e s’do te plaste shume per Durresin.
Ca te duket vetja ty moj llapaqene, se me bukurine tate mund te mashtrosh durrsaket. Ti nuk di te besh asnje pune, aq sa e ndrite ne ministrine e integrimit, me shume udhetoje e beje shopping se beje pune.